Implantet Dentare All On 4 në Shqipëri

Keni ëndërruar të ndryshoni buzëqeshjen tuaj? A po planifikoni të gjeni një klinikë për trajtimet tuaja? Nëse po, hidhini një sy kësaj dhe zbuloni pse implantet All On 4 në Shqipëri janë alternativa më e mirë për ju. Zbuloni mundësinë e shkëlqyer për të kryer trajtimet tuaja dhe për të vizituar një vend të ri me çmimet më konkurruese.

Proteza all-on-4 në Shqipëri

MOS PRISNI NË RRADHË!

Merrni një çmim dhe kuotim online, për vetëm 10 sekonda!

Mund të plotësoni formularin për të marrë një kuotim në vetëm 10 sekonda dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti! 

Çfarë janë implantet all-on-4?

Implantimi i all-on-4 është një procedurë që përbëhet nga një grup dhëmbësh të përhershëm të cilët kanë një pamje natyrale dhe japin ndjesinë sikur të ishin dhëmbët tuaj natyral. Dentistët punojnë në këtë procedurë për të bërë të mundur që zëvendësimi i dhëmbëve të pacientit të jetë efektiv dhe i besueshëm. Ata përpiqen të shmangin procedurat e gjata dhe protezat tradicionale.

Si funksionon një implant all on 4?

Implantet dentare All-on-4 përfshijnë katër implante të vendosura në nofullën e poshtme dhe të sipërme të gojës suaj. Cili është qëllimi i tyre? Ata duhet të mbështesin protezat fikse, gjithashtu të shmangin nevojën për të bërë një implant për secilin nga dhëmbët tuaj që mungojnë. Procesi përdor 4 implante dentare për nofulla. Në këtë mënyrë mund të jetë 8 në total për të rikthyer një buzëqeshje të plotë në të dy pozicionet e nofullës, në atë të sipërm dhe të poshtëm. Procedurat e implantimit all-on-4 mund të bëhen edhe në kockën e nofullës së pasme. Urat dhe protezat dentare mund të mbështeten nga dendësia e kockave në nofullën e përparme. Për të shmangur gjëndrat e sinusit në pjesën e pasme, dentistët vendosin implantet në një kënd. Në momentin që janë vendosur implantet, ju duhet një minimum prej 3 muajsh për t'u rikuperuar dhe më pas dentisti mund të rregullojë urat dhe protezat.

Foto e protezave all-on-4 në Tiranë,

Cilat janë llojet e implanteve all-on-4?

Implante akrilike all-on-4

Këto lloj implantesh ju lejojnë të keni implante titani të kombinuara me një protezë akrilike me mbështetje titani. Mund të duket si metalike nga pamja, por kjo procedurë është më e lirë se ajo prej porcelani.

Implante porcelani all-on-4

Ky lloj implanti ju lejon të merrni implante titani të kombinuara me proteza porcelani. Porcelani është një material që bën emulim më të mirë të smaltit sesa akriliku. Gjëja më e mirë është se protezat e implanteve prej porcelani të all-on-4 mund të reflektojnë dritën në një mënyrë që duket si një dhëmb i vërtetë natyror. Duke qenë se porcelani është shumë estetik, kushton më shumë nëse ato po vendosen të reja apo edhe riparohen më pas. Dallimi mes tyre lidhet më së shumti me koston dhe pamjen. Ata punojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë. Kjo lloj proteze nuk sugjerohet për pacientët nëse nuk kanë implante dentare all-on-6.

Kostoja e implanteve dentare all-on-4

Pavarësisht cilësisë së lartë të shërbimit që ofrojnë klinikat dentare, ekziston edhe një arsye thelbësore pse pacientët ndërkombëtarë preferojnë Shqipërinë. Është e vërtetë që all-on-4 është vërtet një trajtim i shtrenjtë, por në Shqipëri ato janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera si SHBA, Britania e Madhe etj.

All on 4 në Shqipëri para dhe pas.

Pse të zgjidhni Shqipërinë për implantet all-on-4?

Çmime të përballueshme

Pavarësisht se shërbimi dentar ka një cilësi vërtet të lartë, klinikat dentare në Shqipëri i ofrojnë ato me çmimet më konkurruese. Nëse bëni disa kërkime për vendet e tjera, mund të zbuloni se ne ju japim mundësinë të keni të njëjtat trajtime me të paktën gjysmën e cmimit të tyre. Është normale dhe e pritshme nga ju të mendoni se çmimet e ulëta mund të jenë shkak për cilësi të keqe, por kjo nuk është e vërtetë në Shqipëri. 

Rezultate All on 4 në Shqipëri.

Çfarë është kjo e veçantë për klinikat dentare në Shqipëri? Epo, duke qenë se ofrojnë lehtësira të tjera, si për shembull fakti që pacientët mund të shmangin pagesa të ndryshme shtesë, do të thotë se ka edhe ca para për të kursyer. Pacientët duhet të paguajnë vetëm për trajtimet e tyre, ndryshe nga klinikat e tjera në vende të tjera. Për më tepër, ajo që duhet përmendur është fakti se klinikat dentare në Tirarë të Shqipërisë kanë menduar edhe për pacientët ndërkombëtarë. 

Çfarë është e veçantë për klinikat dentare në Shqipëri? Epo, duke qenë se ofrojnë lehtësira të tjera, si për shembull fakti që pacientët mund të shmangin pagesa të ndryshme shtesë, do të thotë se ka edhe ca para për të kursyer. Pacientët duhet të paguajnë vetëm për trajtimet e tyre, ndryshe nga klinikat e tjera në vende të ndryshme të botës. Për më tepër, ajo që duhet përmendur është fakti se klinikat dentare në Tirarë kanë menduar edhe për pacientët ndërkombëtarë. Ajo që e bën më të komplikuar rastin e pacientëve ndërkombëtarë është fakti se ata duhet të paguajnë për biletat, akomodimin, ushqimin e kështu me radhë. Klinikat dentare shqiptare janë të ndërgjegjshme për këtë dhe ofrojnë ndihmën e tyre që qëndrimi tuaj në Shqipëri të jetë i përballueshëm. Për shembull, nëse trajtimi juaj është pak i gjatë, ata mund të ofrojnë transport me makinat dhe shoferët e tyre privatë. Është e rrallë të ndodhë, por klinikat dentare këtu përpiqen të ndihmojnë pacientët e tyre. 

Foto e All On 4 implantet dentare

Pavarësisht kësaj, Shqipëria si vend ka lehtësirat e saj në stilin e jetesës. Ju keni mundësinë të hani shumë mirë dhe me cmime të arsyeshme. Ka restorante të lira që ofrojnë ushqim vërtet të mirë me çmime vërtet të ulëta. Ju gjithashtu mund të gjeni akomodim shumë të ekonomik. 

Edhe nëse duhet të trajtoheni në klinikat dentare në Tiranës, akomodimin tuaj mund t’a gjeni pranë qendrës me çmime të pabesueshme. Ato janë të rehatshme dhe aspak të shtrenjta.

Sistemi inovativ mjekësor

Duke qenë se stomatologët shqiptarë kanë studiuar dhe janë specializuar jashtë vendit me sisteme arsimore ndërkombëtare, do të thotë se ata përdorin të njëjtat metoda, trajtime dhe pajisje që ndjekin klinikat dentare jashtë vendit. Ata janë gjithmonë në kontakt me teknologjitë më të fundit, për t'ju premtuar rezultatet më të mira. 

Klinikat e tyre janë ndërtuar sipas standardeve mjekësore, që do të thotë se janë të sigurta, të kontrolluara dhe inovative. Ata janë të gatshëm t'ju japin kualitetin më të lartë të trajtimeve me çmime të pabesueshme. Për sa i përket shëndetit, është shumë e vështirë të vendosësh se në cilat duar të besohet, por klinikat dentare shqiptare janë dukur shumë të suksesshme dhe këtë e vërtetojnë shumë pacientë ndërkombëtarë që i zgjedhin çdo vit. Është koha për të vepruar në mënyrë të zgjuar dhe për të bërë zgjedhjen e duhur për shëndetin tuaj. Na besoni një herë dhe ne do t'ju bëjmë të na besoni përgjithmonë!

Dentistët mund të flasin gjuhë të ndyshme 

Po, dentistët tanë në Shqipëri janë vërtet të talentuar. Mundësia që pacientët ndërkombëtarë të gjejnë një dentist që flet gjuhën e tyre amtare në Shqipëri është shumë e lartë. Duke qenë se shumica prej tyre kanë studiuar dhe janë specializuar jashtë vendit, kanë mësuar edhe gjuhë të tjera, të cilat tashmë shërbejnë si urë për të ndërtuar një komunikim të mirë dhe të besueshëm me pacientët e tyre. 

Është normale që pacientët të jenë më të rehatshëm kur komunikojnë në gjuhën e tyre. Stomatologët shqiptarë mund të flasin italisht, greqisht, gjermanisht, frëngjisht etj. Ndoshta jeni të shqetësuar se do të ishte shumë e vështirë nëse nuk gjeni një dentist që të flasë të njëjtën gjuhë si ju. Ata gjithashtu menduan për këtë. Ata ju ofrojnë përkthyes në më shumë se 8 gjuhë. Duan të kenë një komunikim të qartë për rastin, në mënyrë që të zbulojnë opsionin më të mirë për ju.

Stomatologë në Shqipëri punojnë për implantet All On 4.

Një staf i specializuar dhe i trajnuar mirë

Siç u përmend më parë, shumica e stomatologëve shqiptarë kanë studiuar dhe kanë bërë specializimet e tyre jashtë vendit. Kjo do të thotë se ata praktikonin sisteme arsimore ndërkombëtare. Pra, ata kanë të njëjtin trajnim profesional si dentistët e tjerë ndërkombëtarë. Ky fakt i bëri ata të përdorin të njëjtat teknika inovative me vendet e tjera. Kjo është arsyeja pse ju mund t'i besoni njësoj ekipit shqiptar të dentistëve. 

Pavarësisht kësaj, edhe në Shqipëri është mjaft e vështirë të bëhesh një dentist. Duhet të studiosh shumë për të fituar shkollën. Gjithashtu ka kërkesa të forta që një dentist duhet të bëjë përpara se të jetë një dentist "i vërtetë". 

Ata gjithmonë duhet të bëjnë praktikë në klinika të tjera me dentistë të tjerë që i drejtojnë. Ata mund të jenë stomatolog të pavarur vetëm kur dentisti që vlerëson performancen, i cili ka shumë përvojë në jetën e tij në fushën e stomatologjisë, miraton që studenti tani ka aftësinë të ketë pacientët e tij dhe sigurisht më e rëndësishmja, ka fituar përvojë. 

Pra, e gjithë kjo përgatitje dhe pasioni i stomatologëve shqiptarë për fushën e tyre janë çelësi pse shumë pacientë ndërkombëtarë kanë zgjedhur dhe vazhdojnë të zgjedhin çdo vit klinikat e tyre.

Një vend i pabesueshëm për t'u vizituar.

Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, është vërtet e vështirë të vendosësh se për cfarë të fillosh të shkruash fillimisht. A duhet të fillojmë me natyrën e saj të jashtëzakonshme, me traditat e saj unike apo ndoshta me kulturën aq të vecantë? Epo, le të shohim pse Shqipëria është një vend që të lë pa fjalë. Në të vërtetë, mund të jetë një vend i vogël, por ju ofron kaq shumë gjëra për të bërë. 

Mos e lini veten të jeni thjesht një pacient ndërkombëtar që ka vizituar Shqipërinë për trajtimet e tij. Bëhu më mirë një turist që ka ardhur për t'u çlodhur dhe për të pasur një përvojë të re. Kërko për malet e bardha dhe të gjelbra shqiptare. A nuk janë të mrekullueshëm? Ata do t'ju garantojnë pamjet më tërheqëse që keni parë ndonjëherë në jetën tuaj, perëndimet më të zjarrta të diellit, një mendje më të qartë dhe më të relaksuar. Gjithashtu ju mund të frekuentoni plazhet tona të pabesueshme që ju japin idenë se jeni duke notuar në ajër. Gjithashtu kryeqyteti është i domosdoshëm për t'u vizituar. 

Ju duhet patjetër të vizitoni Muzeun Kombëtar i cili është një pasqyrë e kulturës. Ju duhet të shikoni edhe sheshin kryesor që quhet “Sheshi Skënderbej” për nder të heroit kombëtar të Shqipërisë. Mund të vizitoni Bunkart ku mund të mësoni edhe për historinë e Shqipërisë apo zonën Ish-Blloku ku mund të merrni pjesë në festat më energjiketë jetës tuaj. 

Shqipëria mund të mos jetë një vend i pasur, por është i pasur në natyrën, traditat dhe kulturën e saj. Shqiptarët shquhen për bujarinë e tyre. Ata do t'ju mirëpresin me zemër të hapur. Nëse vini një herë në Shqipëri, gjeni një shtëpi të re dhe një familje të re.

A janë implantet all-on-4 të ndryshme nga dhëmbët normalë?

Dallimi midis implanteve dentare të all-on-4 dhe implanteve dentare tradicionale është se nevojiten vetëm 4 implante për të mbajtur të gjithë harkun, kur në përgjithësi nevojiten 6 dhe 10 implante për të mbështetur një hark. Kjo është e mundur për shkak të pozicionit të këndeve të implantit. Implantet e pasme janë të vendosura në një kënd 45 gradë dhe ndihmojnë për të bashkuar implantet së bashku. Falë faktit që ka vetëm 4 implante për të gjithë harkun, procedura mund të përfundojë më shpejt dhe nuk është aq invazive.

Cilat janë përfitimet e implanteve dentare all-on-4? 

Këto lloj implantesh kanë shumë përfitime. Meqenëse procedura e implantimit all-on-4 kërkon vetëm 4 implante për të mbështetur të gjithë harkun, kjo do të thotë që procedura në vetvete është e shpejtë dhe keni nevojë për më pak vizita te dentisti. 

Avantazhi i tyre lidhet edhe me faktin se dhëmbët e rinj vendosen në të njëjtin takim me implantet. Me implantet dentare all-on-4 është kaq e rrallë të kesh nevojë për transplantim kockash. Ato transformojnë buzëqeshjen tuaj duke dhënë një pamje shumë estetike dhe punojnë për të rikthyer funksionin optimal në gojën tuaj.

Keni nevojë për diçka tjetër?

Nëse po kërkoni për trajtime të tjera dentare, ne kemi gjithçka ju nevojitet!

Kjo procedurë është ndërtuar veçanërisht për të reduktuar shqetësimin. Dentisti ju jep një anestezi lokale kur implantet tuaja do të vendosen. Pas përfundimit të procedurës, mund të ketë dhimbje të lehta ose ënjtje të cilat mund të minimizohen me disa lloje qetësuesish. 

Nëse jeni mjaftueshëm të shëndetshëm për të mbështetur dhëmbët e hequr, atëherë me siguri jeni në gjendje të mbështesni implantetall-on-4. Mosha nuk është faktor vendimtar më shumë sesa shëndeti. Stomatologët shqiptarë do të bëjnë një gjykim për gjendjen e gojës, dhëmbëve dhe nofullës suaj, në mënyrë që të sigurohen rezultatet më të mira për ju.

Nëse zgjidhni klinikat shqiptare për të vendosur implantet tuaja "gjithë-në-4", do të jeni në duar të sigurta me ekipin tonë të trajnuar mirë. Ata janë në gjendje të punojnë me ju për të arritur rezultatet më të mira të dhëmbëve zëvendësues, në lidhje me formën e tyre dhe tonin e tyre të ngjyrës. Pas procesit nuk do të mund të vini re ndryshimin midis tyre dhe dhëmbëve tuaj natyralë.

Përgjigja është po. Edhe nëse nuk keni dhëmbë natyralë, mund të bëni një implant all-on-4 dhe të keni të njëjtën pamje dhe rehati.

Përgjigja është jo. Ato nuk mund të hiqen kur janë të fiksuara në gojë në mënyrë të përhershme. 

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Konsultë falas online!

Plotësoni formën dhe ekspertët tonë të dedikuar do t'iu kthejnë përgjigje shumë shpejt! 

Upload a File

Limiti i per upload eshte 20mb.

By clicking the 'Submit' button below, I agree that a representative will contact me via email or phone calls to the phone number provided by me about medicaltourisminalbania.com services.
Enter the Captcha

KURSENI KOHëN. nDIHUNI Më MIRë.

Mos Prisni Në Rradhë!

Kurseni Kohë dhe Energji Duke Plotësuar Lehtësisht Formularin Tonë Të Kuotimit

sqAlbanian

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Upload a File

Limiti i per upload eshte 20mb.

By clicking the 'Submit' button below, I agree that a representative will contact me via email or phone calls to the phone number provided by me about medicaltourisminalbania.com services.
Enter the Captcha

Instagram & Facebook