Search
Close this search box.
Search
Close this search box.
Nëntor 1, 2024

Si Trajtohet Gjoksi I Varur

Me kalimin e viteve, është normale që gjinjtë të fillojnë të humbasin qëndrueshmërinë dhe të bëhen më të varur—një gjendje e njohur mjekësisht si ptoza mamale.

Gjinjtë e varur mund të shkaktohen nga disa faktorë, që ndikojnë jo vetëm në indin e gjirit, por edhe në pozicionin e thithkave, të cilat fillojnë të bien poshtë, duke i dhënë një pamje më të rënë. Arsyet kryesore për këtë gjendje përfshijnë shtatzëninë, ushqyerjen me gji, ndryshimet e mëdha në peshë dhe procesin natyral të plakjes.

Medcial Tourism Albania ofron ekspertët më të mirë në fushën e kirurgjisë estetike të specializuar në korrigjimin e gjoksit të varur. Për të ofruar rezultatet më të mira, ato ofrojnë një sërë procedurash të ndryshme kirurgjikale, duke përfshirë zmadhimin dhe zvogëlimin e gjirit, dhe ngritjen e tij. Nëse është e nevojshme, këto procedura gjithashtu mund të kombinohen me njëra tjetrën për një pamje sa më natyrale dhe të ngritur. 

saggy breast plastic surgery in Albania

Nga Se Shkaktohet Varja E Gjoksit?

Rënia e gjoksit është një proces natyral dhe i zakonshëm tek femrat, që ndikon në formën e tyre me kalimin e kohës. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm dhe intensiteti i saj varion nga personi në person.

Disa nga arsyet kryesore që mund të shkaktojnë rënien e gjoksit mund të jenë:

Efekti I Pashmangshëm I Gravitetit

 Me kalimin e viteve, elasticiteti i lëkurës bie, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj efektit të gravitetit—dhe gjinjtë do të ndikohen gjithashtu. Duke qenë se gjinjtë përbëhen kryesisht nga inde lidhëse dhe gjëndra, pa muskuj për mbështetje, ata janë më të prirur të ndikohen nga ky faktor dhe të humbasin formën e tyre.

Kur gjinjtë janë më të mëdhenj, ndikimi i gravitetit bëhet më i dukshëm dhe gjoksi pëson rënie të konsiderueshme. Kjo varje nuk mund të korrigjohet me stërvitje apo dietë, kështu që shpesh procedurat kirurgjikale janë të nevojshme për të rikthyer qëndrueshmërinë dhe formën e dëshiruar.  

Efekti I Shtatzënisë Dhe Ushqyerjes Me Gji 

Gjatë shtatzënisë, trupi pëson ndryshime të rëndësishme, dhe gjinjtë janë veçanërisht të prekur nga këto ndryshime. Për tu përgatitur për ushqyerjen me gji, gjëndrat që prodhojnë qumësht zmadhohen, duke sjellë ndryshime të dukshme në madhësinë dhe formën e gjinjve. 

Pasi nëna të ndalojë ushqyerjen me gji dhe prodhimi i qumështit të ndalet, gjëndrat fillojnë të tkurren, një proces i njohur si involucioni i gjirit. Si rezultat, gjoksi do të zvogëlohet dhe do të duket më i varur.

Kjo do ti bëjë shumë nëna të reja të konsiderojnë procedurat kirurgjikale për rikthimin e formës së mëparshme të gjirit.

treatment for saggy breasts due to pregnancy

Procesi I Plakjes

Ndërsa plakemi, lëkura humbet elasticitetin dhe qëndrueshmërinë, duke e bërë më të vështirë mbajtjen e indeve të gjinjve në vend. Në mungesë të mbështetjes nga muskujt, është lëkura dhe ligamentet që mbajnë pjesën kryesore të peshës dhe formës së gjinjve. 

Me kalimin e kohës, rënia e elasticitetit do të bëj që ligamentet dhe lëkura të dobësohen, duke i dhënë gjinjve një pamje më të varur.

Stili I Jetesës 

Disa faktor të ndryshëm si duhanpirja dhe konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të kontribuojnë gjithashtu në rënien e gjoksit. Këto zakone të dëmshme dehidratojnë lëkurën dhe dobësojnë elasticitetin e saj, duke ndikuar në forcën e saj për të mbajtur gjoksin në vend.

Gjithashtu, është e rëndësishme të zgjidhni masën e duhur të sutjenave. Nëse sutjenat tuaja nuk përshtaten siç duhet ose nuk i mbani rregullisht, gjinjtë nuk do të marrin mbështetjen e nevojshme, çka mund të çojë në rënien dhe varjen e tyre. 

Madhësia E Gjinjve

Është e kuptueshme që gjinjtë më të mëdhenj preken më shumë nga rënia e elasticitetit të lëkurës dhe graviteti, për shkak të peshës së tyre. Por kjo nuk do të thotë që gjoksi i vogël nuk do të ndikohet gjithashtu. 

Si Ndikon Rënia E Gjoksit

Pavarësisht nga se shkaktohet, rënia e gjoksit mund të ketë ndikime të shumta psikologjike dhe fizike tek femrat. Ky problem mund të ndikoj në vetëbesimin e tyre, ta bëjë më të vështirë gjetjen e veshjeve që përshtaten si duhet dhe tëshkaktojë dhimbje ose parehati gjatë aktiviteteve fizike.

Është e rëndësishme të jeni në dijeni të këtyre faktorëve që kontribuojnë në rënien e gjoksit dhe të ndërmerrni hapat e duhur për ta parandaluar atë. Nëse po përballeni me këtë problem, egzistojnë disa procedura që do të jenë mjaft efektive. Kirurgët tanë në Shqipëri ofrojnë një gamë të gjerë operacionesh për gjirin, duke përfshirë ngritjen, zvogëlimin dhe zmadhimin e tij.

saggy breasts causes and treatment

Lloji I Gjinjve Të Varur Dhe Kur Duhet Ti Konsideroni Ndërhyrjet Kirurgjikale

Ndryshimi në pamjen dhe niveli i varjes së gjinjve varion nga gruaja në grua, në varësi të faktorëve si madhësia e gjoksit dhe shkaku i rënies. Ja një përmbledhje e llojeve të ndryshme të varjes së gjoksit dhe karakteristikat e tyre:

Rënie E Lehtë E Gjoksit

Niveli i parë i rënies së gjirit karakterizohet nga një varje e lehtë dhe një asimetri e vogël në formën e tyre. Zakonisht, këto ndryshime nuk janë shumë të dukshme dhe për shumicën e grave nuk përbëjnë ndonjë shqetësim.. 

Rënie E Moderuar E Gjoksit

Në këtë fazë, kur rënia është më e dukshme, mund të vihen re ndryshime në pozicionimin e thithkës. Edhe pse ajo vazhdon të mbetet në mes të gjoksit, prap do të vihet re një ndryshim i konsiderueshëm. Një faktor që mund të kontribuojë në këtë rënie është mos përdorimi i sytjenave veçanërisht gjatë aktivitetit fizik.

Rënie E Konsiderueshme E Gjoksit

Në fazën e avancuar të rënies, gjoksi merr një pamje të shfryrë dhe varet shumë poshtë. Thithka gjithashtu anohet për poshtë, ndërsa lëkura bëhet më e hollë. Për të trajtuar këtë rënie të konsiderueshme janë të nevojshme procedurat kirurgjikale. 

prevention tips for sagging breasts

Si Të Parandaloni Rënien E Gjoksit

Këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e rënies së gjoksit:

Aktiviteti i rregullt fizik: Gjoksi nuk përbëhet nga muskujt, kështu që ushtrimet nuk janë shumë efektive në ruajtjen e formës së tyre. Megjithatë, ushtrimet që forcojnë muskujt e kraharorit mund ta bëjnë zonën të duket më e tonifikuar, duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të kësaj pjese të trupit. 

Mbrojtja nga dielli: Ekspozimi i zgjatur në diell pa mbrojtje mund të dëmtojë elasticitetin e lëkurës. Duke qenë se zona e dekoltesë shpesh është e ekspozuar ndaj diellit, është e rëndësishme që përdorimi i kremit mbrojtës të jetë pjesë e përditshme e rutinës suaj.

Hidratimi i lëkurës: Hidrimi i lëkurës rreth gjoksit është i rëndësishëm për të parandaluar rënien dhe për të ruajtur elasticitetin e saj natyral. Përdorni një hidratues cilësor dhe bëjeni atë pjesë të rutinës tuaj të përditshme të kujdesit të lëkurës për rezultate sa më të mira. 

Gjeni masën e duhur të sutjenave: Përdorimi i sutjenave me masën e duhur është shumë i rëndësishëm për të parandaluar rënien e parakohëshme të gjoksit. Sigurohuni që të zgjidhni sutjena që ofrojnë mbështetje të mirë në çdo situatë, veçanërisht gjatë stërvitjes. Kjo ndihmon në reduktimin e lëvizjeve të tepërta dhe parandalon rënien, duke mbajtur gjoksin të ngritur.

Kufizoni konsumimin e sheqerit: Edhe pse shmangia totale e sheqerit mund të jetë gati e pamundur, është e rëndësishme ta konsumoni atë me moderim. Konsumi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë inflamacion dhe të dëmtojë nivelet e kolagjenit dhe elastinës në lëkurën e gjoksit, duke ndikuar negativisht në elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. 

Kontrollet e rregullta: Megjithëse kontrollet e rregullta nuk do të parandalojnë rënien e gjoksit, ato do të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe zbulimin e çdo deformimi apo problemi shëndetësor. 

Para se të konsideroni operacionin për zmadhimin e gjirit, ia vlen të eksploroni edhe terapitë jo-kirurgjikale, si trajtimet me lazer ose radiofrekuencën, të cilat ndihmojnë në shtrëngimin e lëkurës së rënë. Edhe pse këto trajtime nuk ofrojnë rezultate të përhershme dhe nuk e parandalojnë plotësisht rënien, ato mund të sjellin përmirësime të dukshme në pamjen e gjoksit. 

Kini parasysh se këto trajtime nuk do ta ndalojnë plotësisht procesin e rënies, por do të jenë mjaft efektive në ngadalësimin e tij sa më shumë të jetë e mundur. Kjo sepse rënia e gjoksit ndryshon nga një grua te tjetra dhe ndikohet ndjeshëm nga faktorë si stili i jetesës, hormonet dhe gjenetika. 

Mos hezitoni të kontaktoni Medical Tourism Albania nëse dëshironi të trajtoni rënien e gjoksit. Procedurat që ne ofrojmë do të përmirësojnë dukshëm pamjen dhe formën e gjirit, duke ju ndihmuar të riktheni vetëbesimin e humbur.

Trajtime Kirurgjikale Për Gjoksin E Varur

Ndërsa disa gra nuk e kanë problem varjen e gjoksit, shumë të tjera mund të mos ndihen mirë me këtë pamje. Kirurgët estetikë në Shqipëri kanë eksperiencën dhe përvojën e duhur për të adresuar problemet lidhur me varjen e gjoksit, pavarësisht nga niveli i rënies ose shkaku. 

Disa nga procedurat kirurgjikale të rekomanduara për trajtimin e varjes së gjoksit janë:

Mastopeksia (Ngritja E Gjirit)

Një nga trajtimet më të rekomanduara për të trajtuar gjoksin e varur është ngritja e gjirit e njohur në terma mjekësor si mastopeksia. Gjatë kësaj procedure kirurgët do të bëjnë prerje të vogla rreth zonës së thithkës ose poshtë saj.

Për të krijuar një pamje më rinore dhe të tonifikuar të gjoksit, kirurgu do të heqë lëkurën e tepërt dhe do ta pozicionojë thithkën më lart. Në varësi të nevojave tuaja, do të ofrohen tipe të ndryshme prerjeje, si prerja në formë lollipop-i ose në formë spirance.

Prerja në formë spirance do të bëhet rreth zonës së thithkës, dhe do të zbres vertikalisht deri te pala natyrale nën gjoks, ku do të bëhet prerja tjetër. Ndërsa prerja në formë lollipop-i është rrethore dhe do të vendoset rreth thithkave, së bashku me një prerje të drejtë që zbret deri poshtë po pa ndikuar në palën poshtë. 

Breast implants for saggy breasts, breast augmentation in Albania

Zmadhimi I Gjoksit Me Implante Fiziologjike Ose Silikoni

Një mënyrë tjetër efektive për të trajtuar rënien e gjirit është zmadhimi i gjirit me implante. Këto implante mund të përbëhen nga dy materiale të ndryshme: fiziologjik dhe silikon. Pas vendosjes së implanteve, gjoksi do të qëndrojë i ngritur, ndërsa thithkat do të pozicionohen natyrshëm në vendin e tyre. 

Për vendosjen e implantit, kirurgu do të bëjë një prerje të vogël, e cila mund të ndodhet ose rreth thithkës ose poshtë gjoksit. Prerjet do të jenë sa më të vogla të jetë e mundur, në mënyrë që, pas shërimit, të jenë mos duken pothuajse fare. 

Nëse po kërkoni metoda kirurgjikale për të trajtuar rënien e gjoksit, zmadhimi me implante mund të jetë një zgjidhje shumë efektive. Ndryshe nga ngritja e gjoksit kjo procedure gjithashtu do të rris dhe volumin e tyre duke i dhënë një pamje më të plotë dhe të rrumbullakët. 

Kjo procedurë do të jetë më efektive për ata që kanë një rënie të lehtë të gjoksit dhe elasticitet të mirë të lëkurës, në mënyrë që rezultatet të jenë më natyrale. 

Kombinimi I Procedurës Së Ngritjes Dhe Zmadhimit Të Gjoksit

Nëse dëshironi të trajtoni njëkohësisht humbjen e vëllimit dhe varjen e gjoksit, kirurgu juaj në Shqipëri mund të sugjerojë kombinimin e dy procedurave bashkë. Ky kombinim jo vetëm që adreson lëkurën e tepërt dhe varjen e thithkave, por gjithashtu rrit dhe volumin e gjoksit, duke i dhënë një pamje më të plotë dhe të tonifikuar. 

Mamoplastia Reduktive

Një tjetër arsye e varjes së gjoksit mund të jenë dhe luhatjet e peshës. Është normale që pas një ndryshimi të madh, gjoksi të duket më i varur. Në këto raste, kirurgët mund të rekomandojnë mamoplastinë reduktive kombinuar me ngritjen e gjoksit.

Gjatë kësaj procedure, do të hiqet indi i tepërt i gjirit dhe do të ripozicionohet thithka. Pas operacionit, do të vëreni një përmirësim në pamjen e përgjithshme të trupit, me një gjoks që përshtatet më natyrshëm me përmasat tuaja.

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Si Trajtohet Gjoksi I Varur?

Trajtimi më i mirë kirurgjik për të rregulluar varjen e gjoksit do të jetë ngritja e gjirit, e cila njihet si mastopeksia. Ndonjëherë ky trajtim mund të kombinohet edhe me procedura shtesë kirurgjikale si zmadhimi ose zvogëlimi i gjoksit. Kjo do të varet nga nevojat dhe kërkesat e pacientit. 

Nga Se Shkaktohet Varja E Gjoksit?

Rënia e gjoksit mund të jetë rezultat i disa faktorëve të ndryshëm përfshirë plakjen, hormonet, shtatzënia, gjenetika dhe luhatjet e peshës. 

Cili Është Lloji I Duhur I Sytjenave Për Të Mbajtur Gjoksin Të Ngritur?

Nëse dëshironi që gjoksi juaj të qëndroj i ngritur për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të gjeni masën e saktë të sytjenave. Gjoksi duhet të mbulohet plotësisht nga sytjenat, dhe rripi i tyre duhet të qëndrojë drejtë. Mbështetja që ofrojnë sytjenat është e rëndësishme, pasi kjo do të ndihmojë në parandalimin e rënies së tyre.

A Duhet Ti Mbaj Sytjenat Veshur Gjatë Gjumit?

Mbajtja e sytjenave gjatë gjumit nuk do të jetë e nevojshme.

A Do Të Më Varet Gjoksi Nëse Nuk I Mbaj Sytjenat Rregullisht? 

Një nga arsyet kryesore pse gjoksi juaj fillon të varet është sepse nuk ka suportin e duhur. Prandaj, mbajtja e sytjenave gjatë ditës është e rëndësishme për të ruajtur formën dhe pamjen tyre, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik.

A Do Të Kem Shenja Të Dukshme Pas Procedurës Së Ngritjes Së Gjirit?

Ashtu si me çdo procedurë kirurgjikale, shenjat e qepjeve janë normale. Megjithatë, kirurgët tanë estetikë në Shqipëri janë të specializuar në procedurat e ngritjes së gjoksit dhe do t’i pozicionojnë këto plagë në mënyrë që t’i bëjnë ato sa më të padukshme.

Qepjet pas procedurës së ngritjes së gjirit do të bëhen rreth zonës së thithkës ose poshtë gjoksit, në palosjet natyrale të lëkurës. Me kalimin e kohës, këto prerje do bëhen më pak të dukshme dhe do të përshtaten më së miri me lëkurën. 

A Mund Të Trajtohet Rënia E Gjoksit Pa Procedura Kirugjikale?

Edhe përse egzistojnë disa trajtime që mund të ndihmojnë në mbajtjen e gjoksit të ngritur, nëse keni pësuar rënie të konsiderueshme të tij, procedurat kirurgjikale do të jenë mënyra e vetme për ta trajtuar këtë problem.

Tre procedurat kirurgjikale që mund të trajtojnë gjoksin e varur janë ngritja, zmadhimi dhe zvogëlimi i gjoksit. Ndonjëherë disa nga këto procedura mund të kombinohen së bashku, në varësi të nevojës dhe kërkesave të pacientit. 

A Janë Të Përhershme Rezultatet E Ngritjes Së Gjoksit?

Rezultatet pas ngritjes së gjoksit do të zgjasin për një kohë të gjatë por jo përgjithmonë. Ato do të ndikohen nga disa faktor të ndryshëm si, nivelet e elasticitetit dhe kolagjenit në lëkurën tuaj, mosha, hormonet, stili i jetesës dhe ndryshimet në peshë. 

Në mënyrë që rezultatet të zgjasin për një kohë të gjatë dhe gjinjtë të ruajn formën e tyre për shumë vite në vijim, ndiqni me kujdes rekomandimet dhe këshillat që do t’ju jap kirurgu juaj. 

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form