Nëse dëshironi të përmirësoni papërsosmëritë e fytyrës tuaj dhe dëshironi t'i jepni një pamje më rinore, atëherë pilingu kimik është trajtimi i duhur për ju. Peeling kimik varion nga i lehtë në të mesëm në të thellë në varësi të nevojave tuaja specifike. Gjithashtu, disa lloje peeling mund të kenë nevojë të përsëriten disa herë. Pas trajtimit, fytyra juaj do të duket më e lëmuar, puçrrat dhe aknet do të minimizohen dhe shfaqja e vijave të holla dhe rrudhave do të reduktohet. Procedura e peeling-ut kimik kërkon një lloj përgatitjeje dhe kjo është ajo cfarë do të diskutojmë në këtë blog.
Çfarë Është Peeling Kimik?
Peeling kimik synon të shpërbëj shtresat e sipërme të lëkurës për të lejuar rritjen e re të saj. Pas përfundimit të procedurës, pamja e rrudhave tuaja, hiperpigmentimi, shenjat e akneve dhe dëmtimi nga dielli do të reduktohen ndjeshëm.
Peeling të ndryshëm kanë përqendrime të ndryshme dhe lloji që zgjidhni do të varet nga problemet tuaja specifike. Ky lloj traajtimi është krijuar specifikisht për të mos e dëmtuar lëkurën tuaj por vetëm ta trajtoj atë. Përbërësit më të përdorur për peeling kimik përfshijnë acidin salicilik, enzimat e frutave, acidin laktik dhe acidet retinoike, të cilat punojnë së bashku për të trajtuar problemet e lëkurës që përmendëm më parë. Në shumicën e rasteve, dermatologët do të rekomandojnë peeling me përqendrim të ulët 3-4 herë në vit por kjo do të varet nga problematikat e dytyrës tuaj.
Niveli i përqendrimit dhe lloji i peeling do të zgjidhen nga dermatologu në bazë të llojit të lëkurës tuaj. Gjithashtu, ata do t'ju flasin për procesin e përgatitjes dhe cfarë duhet të keni parasysh.
Si Duhet Të Përgatiteni Për Peeling Kimik
- Për disa lloje peeling, dermatologu do t'ju udhëzojë të ndaloni përdorimin e disa produkteve dhe t'ju rekomandojë të përdorni të tjera. Për shembull, për peeling të caktuar mund të kërkohet përgatitje me produkte që përmbajnë retinol dhe hidrokinonit për të ulur rrezikun e hiperpigmentimit, ndërsa për lloje të tjera peeling, mund të kërkohet të mos përdorni asnjë produkt. Por, mos u shqetësoni; dermatologu do t'ju japë të gjitha udhëzimet e nevojshme për përdorimin e produkteve dhe përgatitjen për procedurë.
- Mos harroni të vendosni krem kundër diellit me nivel SPF 30 ose më të lartë përpara pilingut tuaj kimik.
- Nëse përdorni retinol, ndalojeni të paktën një javë para peeling kimik.
- Nëse përdorni eksfoliant për fytyrën, skrab, produkte AHA dhe produkte BHA, duhet ti ndërprisni të paktën një javë para trajtimit.
- Ekspozimi ndaj diellit duhet të jetë gjithmonë minimal, veçanërisht para dhe pas peeling kimik.
- Flisni me dermatologun tuaj për të kuptuar nëse peelingu kimik është procedura e duhur për ju apo jo.
Procesi I Peeling Kimik
Përpara se të konsideroni peeling kimik, është shumë e rëndësishme të kuptoni se çfarë përfshin kjo procedurë. Gjatë trajtimit, dermatologu juaj do të aplikojë një solucion kimik mbi lëkurën tuaj që synon të heqë shtresën e dëmtuar të sipërme të lëkurës. Si rezultat, lëkura që rritet sërish do të jetë më e butë dhe shumë nga defektet do të jenë të zbehura ose zhdukur.
Peeling kimik mund të jetë zgjidhje për probleme të ndryshme si aknet, rrudhat ose një ton të pabarabartë lëkure, pasi ka shumë lloje peeling të cilat përshtaten me këto nevoja. Pasi të dini se si shkon procesi dhe të keni pritshmëri realiste, gjithçka do të bëhet më e thjeshtë.
Zgjidhni Llojin E Duhur Të Peeling Kimik
Është shumë e rëndësishme të zgjidhni peeling-in e duhur kimik. Kur bëhet fjalë për kohën e rikuperimit, ato me fortësi të lehtë dhe të mesme nuk do të kërkojnë shumë për t'u shëruar, ndërsa pilingët e thellë mund të kërkojnë pak kohë. Për të zgjedhur peeling-in e duhur kimik për fytyrën tuaj duhet të konsultoheni me një dermatolog të specializuar. Ai do të bëjë një ekzaminim të plotë të lëkurës tuaj dhe do të shohë se çfarë mund të bëhet për të adresuar disa probleme të caktuara. Faktorë të tjerë që do të konsiderohen janë ndjeshmëria e lëkurës dhe ato aspekte që dëshironi të përmirësoni.
Konsultohuni Me Një Profesionist Të Kujdesit Të Lëkurës
Në fushën e procedurave kozmetike, konsultimi me një specialist të kujdesit të lëkurës është shumë i rëndësishëm. Faktorët si vlerësimi i llojit të lëkurës suaj, diskutimi i objektivave të kujdesit për lëkurën dhe marrja e rekomandimeve të personalizuara janë pjesë thelbësore e këtij procesi. Gjatë këtyre konsultimeve, dermatologu juaj do të analizojë problemet specifike të lëkurës dhe do të sugjerojë mënyra efektive për përmirësimin e gjendjes së saj, duke ju udhëzuar drejt trajtimeve të duhura për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Përgatiteni Lëkurën Tuaj Për Procedurën
Siç thamë dhe më parë, përgatitja para një peeling kimik është shumë e rëndësishme për të siguruar rezultate të mira dhe për të minimizuar efektet anësore. Dermatologu juaj mund të ju rekomandojë të filloni përdorimin e produkteve të caktuara që përgatisin lëkurën për trajtim, siç janë ato që përmbajnë retinol ose acidet alpha-hydroxy, për të përmirësuar efikasitetin e peeling-ut. Nga ana tjetër, gjithashtu mund t'ju këshillohet të ndaloni përdorimin e disa produkteve të tjera që mund të irritojnë lëkurën.
Shmangni Disa Produkte Për Kujdesin E Lëkurës
Disa produkte të kujdesit të lëkurës mund të kenë një ndikim në mënyrën se si një peeling kimik ndikon në lëkurën tuaj. Retinoli, retinoidet dhe kimikatet e tjera eksfoluese, për shembull, mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme. Para peeling, bisedoni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor për çdo ndryshim në produktet tuaja. Kështu, mund të siguroheni që lëkura juaj të jetë gati për të trajtim.
Qëndroni Larg Diellit
Ekspozimi i lëkurës në diell përpara peeling kimik nuk është një ide e mirë pasi mund të shkaktojë dëmtim dhe acarim. Është shumë e rëndësishme që të reduktoni ekspozimin në diell dhe të përdorni krem kundër diellit që ju mbron nga rrezet UV dhe UVB me një SPF prej 30 ose më të lartë në javët para vizitës tuaj. Kjo garanton një proces shërimi më të shpejtë dhe më të thjeshtë dhe ul mundësinë e problemeve.
Hidratoni Lëkurën Tuaj
Është shumë e rëndësishme ta mbani lëkurën e hidratuar mirë para se të bëni një peeling kimik. Lëkura e hidratuar mund të ndihmojë jo vetëm në përshpejtimin e procesit të shërimit, por edhe në përmirësimin e rezultateve të procedurës. Përdorimi i një kremi hidratues të cilësisë së lartë, i përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës, dhe aplikimi i tij i vazhdueshëm gjatë ditës mund të jetë shumë i nevojshëm.
Gjithashtu, konsideroni të përfshini në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës produkte shtesë si serume ose maska hidratuese që përmbajnë përbërës si glicerina ose acidi hialuronik. Këto produkte jo vetëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e mbajtjes së lagështisë në lëkurë, por gjithashtu mund të forcojnë barrierën natyrore të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj dëmtimeve dhe më efikase në mbajtjen e hidratimit.
Planifikoni Kohën E Rikuperimit
Në varësi të intensitetit të peeling-ut kimik, ju do të keni nevojë të planifikoni disa kohë për rikuperim. Ndërsa peeling-et e lehta mund të mos kërkojnë shumë kohë pushimi, ata më të thellët ose më intensivë mund të kërkojnë disa ditë deri në një javë larg nga puna dhe aktivitetet sociale. Gjatë kësaj periudhe, është e zakonshme që lëkura të skuqet ose të rripet, duke u skuqur dhe e irrituar. Edhe pse kjo mund të mos jetë estetikisht e këndshme, është një pjesë normale e procesit të shërimit.
Është e rëndësishme të gjeni një vend të qetë ku mund të qëndroni rehat gjatë periudhës së rikuperimit, sic është shtëpia juaj. Gjatë kësaj kohe, jepini kohë lëkurës tuaj të shërohet dhe shmangni planifikimin e rasteve të mëdha ose takimeve të rëndësishme.
Organizoni Produktet E Kujdesit Pas Peeling
Një rikuperim efektiv i peeling-ut varet nga kujdesi mjekësor pas procedurës. Kini parasysh produktet e sugjeruara që mjeku juaj do t'ju rekomandojë. Një hidratues qetësues për të lehtësuar thatësinë, një krem kundër diellit për të mbrojtur lëkurën e sapoekspozuar nga dëmtimi i diellit dhe një pastrues i butë pa alkol do të jenë disa nga produktet e rekomanduara për ju.
Gjithashtu disa dermatolog mund të sugjerojnë serume të caktuara hidratuese ose kremra qetësues. Këto produkte duhet ti blini para trajtimit në mënyrë që të filloni menjëherë regjimin tuaj pas trajtimit, duke e bërë procesin e shërimit më të shpejtë dhe më efikas.
Kini Parasysh Kohën Pas Procedurës
Është shumë e rëndësishme të planifikoni me kujdes momentin kur do të kryeni një piling kimik, veçanërisht nëse po përgatiteni për ngjarje të rëndësishme si një dasmë apo pushime. Në varësi të intensitetit të peelingut, mund t'ju duhet nga disa ditë deri në disa muaj për t'u rikuperuar plotësisht dhe për të parë rezultatet e plota. Për një peeling më të lehtë, disa ditë mund të jenë të mjaftueshme, ndërsa për trajtime më të thella, mund të kërkohet një periudhë më e gjatë shërimi, deri në disa javë apo muaj.
Pas piling kimik, lëkura juaj bëhet më e ndjeshme ndaj rrezatimit UV, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni një periudhë me më pak ekspozim ndaj diellit, si gjatë muajve të dimrit, pranverës, ose vjeshtës. Gjithashtu, merrni parasysh angazhimet tuaja profesionale dhe personale për të siguruar që keni kohën e duhur për të marrë një periudhë pushimi që do të ndihmojë në rikuperimin e lëkurës.
Qëndroni Të Hidratuar Dhe Hani Mirë
Hidratimi i lëkurës suaj nuk është i mjaftueshëm por ju gjithashtu duhet të hidratoni trrupin nga brenda. Duhet të pini shumë ujë dhe të hani një dietë të ekuilibruar mirë, të pasur me vitamina dhe antioksidantë në ditët para dhe pas peeling tuaj. Pas procedurës, kjo mund të nxisë shërimin më të shpejtë dhe më efikas të lëkurës.
Kini Pritshmëri Realiste
Është e rëndësishme të keni pritshmëri realiste kur bëhet fjalë për rezultatet e një peeling kimik. Peeling kimik mund të përmirësojë shumë pamjen e lëkurës, megjithëse nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë çdo problem të lëkurës. Është e rëndësishme të kuptohet cfarë mund dhe mund të mos arrihet me anë të kësaj procedure në mënyrë që të vendosni nëse kjo është menyra e duhur e trajtimit për ju.
Koha E Rikuperimit Pas Peeling Kimik
Për shkak se peeling kimik nuk është operacion, koha e rikuperimit nuk do të zgjas shumë. Edhe pse mund të rifilloni aktivitetet tuaja normale menjëherë pas peeling, mund të ndjeni pak skuqje dhe ënjtjë të lëkurës. Për të parë efektet e plota të pilingut të lëkurës dhe për të zbuluar rezultatet, ju këshillojmë të merrni disa ditë pushim nga puna dhe angazhimet tuaja. Zakonisht procedura merr 1-2 javë për t'u shëruar plotësisht.
Dita 1
Pas procedurës së peeling-ut kimik, mund të përjetoni një lloj ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbjeje dhe skuqjeje në zonat e trajtuara. Këto simptoma do të largohen për disa ditë, por kini kujdes që të shmangni rrezet e diellit për rreth një javë.
Përgatituni për rrjepjen e lëkurës që vijon gjatë ditëve të para. Nëse bëni peeling kimik me fortësi të lartë, dermatologu mund të vendos një garzë në ftyrë për ta mbrojtur atë, e cila do të hiqet më pas. Është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e dermatologut tuaj për kujdesin pasues nëse doni të shëroheni si duhet. Mos e prekni lëkurën tuaj për të paktën gjashtë orë në ditën e trajtimit dhe në rast se keni dhimbje, aplikoni një kompresë të ftohtë.
Dita 2
Gjatë ditës së dytë pas peeling kimik, lëkura juaj do të mbetet e skuqur dhe gjithashtu mund të fillojë të ndihet e thatë dhe e shtrënguar. Mbani një krem hidratues me vete dhe përdoreni sa herë ta shihni të nevojshme. Kini kujdes që të mos përdorni ujë të nxehtë ose shumë të ftohtë në fytyrë, por lajeni fytyrën me ujë të vakët. Gjithashtu mos harroni të aplikoni SPF çdo herë që dilni nga shtëpia.
Dita 3
Lëkura do të fillojë të rripet rreth zonës së gojës gjatë ditës së tretë pas procedurës. Më pas do të fillojë të avancojë nga jashtë në zonën e nofullës dhe vijës së flokëve. Është shumë e rëndësishme të dini se lëkura e rrjepur nuk duhet të hiqet dhe të tërhiqet me forcë sepse do të krijoni plagë më të mëdha në fytyrë. Në vend të kësaj, lërini të bien vetë dhe nëse ju shqetësojnë, thjesht pritini me gërshërë. Vazhdoni me të njëjtën rutinë duke e larë fytyrën me ujë të vakët, duke e hidratuar dhe duke përdorur SPF çdo ditë.
Dita 4-7
Gjatë ditës së katërt, rrrjepja e lëkuurës mund të jetë më intensive dhe mund të bien copa më të mëdha. Vazhdoni me të njëjtin regjim duke pastruar dhe hidratuar lëkurën tuaj çdo ditë dhe mos harroni të vendosni krem kundër diellit sa herë që dilni nga shtëpia.
Java 2
Në fund të javës së dytë pas procedurës, procesi i rikuperimit do të ketë mbaruar. Megjithatë, mos e ndërprisni rutinën e kujdesit të mëtejshëm. Përpiquni t'i përdorni këto produkte çdo ditë edhe nëse nuk keni bërë një peeling kimik. Në këtë mënyrë ju do të mbroni lëkurën tuaj të re dhe do ta mbani atë të shëndetshme. Gjatë kësaj faze, mund të filloni të aplikoni përsëri grim në fytyrën tuaj.
Java 3 Dhe Në Vazhdim
Pasi të keni kryer procedurën dhe të kenë kaluar tre javë, lëkura juaj do të duket më e lëmuar, më e tonifikuar dhe me një pamje të përmirësuar. Nëse dëshironi rezultate më të dukshme, mund të zgjidhni një peeling tjetër kimik më të fortë. Pas tre javësh ju mund të bëni çdo lloj aktiviteti dhe nuk do të keni asnjë kufizim. Nëse dëshironi të ktheheni në rutinën tuaj normale të kujdesit të lëkurës, kjo do të jetë koha e duhur.
Pyetjet E Bëra Më Shpesh Për Rikuperimin Pas Peeling Kimik
Cilat Janë Ditët Më Të Vështira Pas Piling Kimik?
Ditët më të vështira pas peeling kimik konsiderohen dita e tretë dhe e katërt. Gjatë këtyre ditëve nuk duhet ta prekni fytyrën, duhet të përdorni hidratues disa herë në ditë dhe ta lani butësisht me ujë të vakët.
Sa Kohë Duhet Për Tu Kthyer Në Normalitet Pas Peeling Kimik?
Brenda një jave, ënjtja, skuqja e lëkurës do të largohen, dhe pas dy javësh, lëkura juaj do të duket dhe do të ndihet përsëri normale. Është normale që lëkura juaj e re të duket disi e kuqe, por mund të mbulohet me pudër nëse ju shqetëson vërtet.
Si Mund Ta Përshpejtoj Procesin E Rikuperimit Pas Peeling Kimik?
Merrni parasysh të gjitha rekomandimet e kujdesit pasues që do t’ju jap dermatologu juaj dhe mos harroni të përdorni gjithmonë SPF disa herë në ditë nëse dilni nga shtëpia. Rekomandohet të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell për të paktën 6 javë. Gjithashtu, përdorni pastrues dhe produkte kozmetike të buta në vend të atyre që përmbajnë kimikate të forta.
Meqënëse lëkura juaj do të ndihet sensitive pas procedurës kini parasysh ta lani me ujë të vakët dhe të shmangni prekjen e saj derisa ajo të jetë shëruar. Sa herë që lëkura juaj ndihet e thatë, aplikoni hidratues pa përbërës të ashpër për ta rigjallëruar. Nëse ndiqni me përpikëri këto sugjerime gjendja e lëkurës do të përmirësohet më shpejt.