Ashtu si implantet dentare zigomatike, implantet dentare pterigoide në Shqipëri janë zgjidhja e duhur në rastet kur pacienti nuk ka mjaftueshëm kockë për të mbështetur implantet tradicionale. Për të ofruar stabilitetin e duhur, ato vendosen në kockën pterigoide, nga ku kanë marr edhe emrin.
Medical Tourism Albania ofron shërbimet më të mira për implantet dentare pterigoide në vend, përfshirë specialistët më të mirë, çmimet më konkurruese në treg dhe pajisje moderne. Lexoni më tej nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth këtyre llojeve të implanteve dentare dhe përfitimet që ato ofrojnë.
Implantet dentare vijnë në lloje të ndryshme dhe lloji i duhur për ju do të varet nga disa faktorë. Për shembull në rastet kur pacienti nuk ka mjaftueshëm volum kockor në nofullën e sipërme, mund të rekomandohen implantet pterigoide ose ato zigomatike.
Implantet pterigoide vendosen në pllakën me të njëjtin emër, e cila ndodhet në kockën sfenoide, në pjesën e pasme të nofullës së sipërme. Kjo procedurë dentare përdoret vetëm për restaurime të plota të nofullës së sipërme, që do të thotë se nëse ju mungon vetëm një dhëmb, duhet të konsideroni opsione të tjera.
Implantet pterigoide ankorohen në pjesën e pasme të nofullës dhe kanë një gjatësi prej 15 deri në 20 milimetra. Kjo ofron stabilitet të lartë dhe eliminon nevojën për procedura shtesë, si ngritja e sinusit apo transplanti kockor, të cilat shpesh janë të dhimbshme dhe kanë një periudhë më të gjatë rikuperimi.
Për të vendosur nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për implantet dentare pterigoide në Shqipëri, dentisti ose implantologu do të duhet të marrë parasysh disa faktorë, përfshirë gjendjen e shëndetit tuaj oral dhe të përgjithshëm. Faktorët e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse ky është trajtimi i duhur për ju:
Anatomia dhe Struktura e Nofullës : Implantet pterigoide përdoren kur nuk ka mjaftueshëm densitet në nofullën e sipërme, prandaj dentisti duhet të vlerësojë strukturën e kockës për të siguruar stabilitet të mjaftueshëm.
Duke qenë se këto implante vendosen pranë sinusit, është e rëndësishme që dentisti të jetë sa më i kujdesshëm për të shmangur dëmtimet e mundshme.
Ekspertiza e Kirurgut : Vendosja e implanteve pterigoide kërkon aftësi të avancuara kirurgjikale për shkak të kompleksitetit të pozicionit të tyre. Prandaj, është e rëndësishme të zgjidhni një kirurg që ka përvojën dhe aftësinë e duhur në vendosjen e këtyre implanteve.
Shëndeti i Përgjithshëm i Pacientit: Para vendosjes së implanteve pterigoide, dentisti duhet të vlerësojë jo vetëm shëndetin oral, por edhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Kjo përfshin kontrolle për sëmundje kronike si diabeti apo çrregullimet autoimune, të cilat duhet të mbahen nën kontroll para procedurës.
Kosto e procedurës: Një faktor tjetër i rëndësishëm është kostoja e implanteve pterigoide. Për shkak të kompleksitetit të procedurës, ato janë më të kushtueshme se implantet tradicionale. Nëse vendosni të udhëtoni drejt Shqipërisë, është e rëndësishme të konsideroni edhe shpenzimet shtesë, si fluturimi dhe akomodimi.
Periudha e Rikuperimit: Për sa i përket periudhës së rikuperimit, implantet pterigoide mund të kërkojnë më shumë kohë krahasuar me implantet e tjera. Megjithatë, me kujdesin dhe ndjekjen e duhur, shërimi do të jetë i shpejtë dhe rezultatet të kënaqshme.
Stabilitet më i mirë: Implantet dentare pterigoide vendosen në kockën e dendur pterigoide, duke ofruar stabilitet të lartë. Kjo procedurë është veçanërisht e dobishme për pacientët që nuk kanë mjaftueshëm kockë në nofullën e sipërme, duke shmangur kështu dështimin e implanteve tradicionale.
Shmang procedurën e transplantimit të kockës: Implantet pterigoide shmangin totalisht nevojën për transplantimin e kockës, pasi kocka pterigoide, ku vendosen këto implante, është më e dendur se pjesët e tjera të nofullës së sipërme.
Mbështetje e plotë për harkun e sipërm të dhëmbëve: Implantet pterigoide do mund të rikthejnë të gjithë harkun e dhëmbëve të sipërm për njerëzit që kanë mungesa. Pas procedures, pacienti do mund të flas dhe të hajë si normalisht pa asnjë problem.
Rrezik minimal për komplikime të sinusit: Për shkak se implantet pterigoide vendosen pas sinusit maksilar, rreziku për komplikime në sinus është shumë i vogël. Kjo i bën ato më të sigurta se implantet tradicionale.
Kohë më e shkurtër trajtimi: Procedura e implanteve pterigoide kërkon më pak kohë, sepse eliminohet nevoja për transplant kockor, i cili shpesh zgjat procesin e trajtimit.
Duhet të keni parasysh se jo të gjithë janë kandidatë të përshtatshëm për implantet pterigoide. Për të përcaktuar nëse ky trajtim është i duhuri për ju, është thelbësore të konsultoheni me një dentist që ka përvojën dhe eksperiencën e duhur në këtë procedurë komplekse.
Procedura e implanteve dentare pterigoide ka një shkallë të lartë suksesi, që arrin deri në 95%. Një nga përfitimet kryesore të këtij lloji implanti është niveli i lartë i stabilitetit që ofron. Implantet pterigoide, së bashku me implantet zigomatike, janë ndër procedurat më të suksesshme për pacientët që kanë mungesë të konsiderueshme të dendësisë së kockës së nofullës.
Përveç shkurtimit të kohës së trajtimit, vendosja e menjëhershme e implanteve pterigoide shmang nevojën për procedura të tjera invazive dhe kërkon më pak vizita te dentisti krahasuar me implantet e tjera. Këto lloj implantesh dentare do të ofrojnë rezultate të përkryera që do të zgjasin për vite me rradhë.
Një nga ndryshimet kryesore midis implanteve dentare pterigoide dhe zigomatike është vendosja e tyre. Ndërsa implantet pterigoide do të vendosen në pllakën pterigoide, e cila ndodhet në pjesën e pasme të nofullës së sipërme, implantet dentare zigomatike vendosen në kockën zigomatike, e njohur gjithashtu si kocka e mollzave.
Sa i përket gjatësisë së implantit, implantet zigomatike janë pak më të gjata se ato pterigoide. Ndërsa implantet dentare pterigoide janë rreth 15 deri në 20 milimetra, implantet dentare zigomatike variojnë nga 30 deri në 50 milimetra.
Për shkak se implantet zigomatike vendosen shumë afër strukturave të rëndësishme anatomike, si sinusi maksilar dhe zgavra e syrit, vendosja e tyre kërkon një nivel më të lartë eksperience kirurgjikale.
Megjithëse të dyja, implantet zigomatike dhe pterigoide, rekomandohen në rastet kur pacienti ka mungesë të kockës së nofullës, implantet zigomatikedo të rekomandohen në raste më të komplikuara.
Kostoja e implanteve pterigoide në Shqipëri mund të ndryshojë për shkak të disa faktorëve të rëndësishëm, duke përfshirë:
Vështirësia e procedurës ndikon ndjeshëm në koston totale të implanteve pterigoide në Shqipëri. Në disa raste, pacientët mund të kenë nevojë për trajtime paraprake, si heqja e dhëmbëve të dëmtuar ose trajtimi i sëmundjeve të mishrave, përpara vendosjes së implanteve.
Këto trajtime shtesë ndikojnë jo vetëm në koston përfundimtare, por gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë dhe suksesin afatgjatë të procedurës.
Zgjedhja e implantologut të duhur për procedurën e implanteve pterigoide është shumë e rëndësishme për rezultate sa më të mira. Për ta bërë më të lehtë për ju, Medical Tourism Albania do të ofrojë dentistët më të kualifikuar dhe shërbime të nivelit më të lartë me çmimet më të përballueshme në treg.
Cilësia e materialeve të përdorura për krijimin e implanteve pterigoide është shumë e rëndësishme për suksesin e procedurës. Gjithashtu kosto e procedurës mund të rritet edhe në varësi të materialit që do të përdoret për të krijuar dhëmbët që do të vendosen sipër.
Edhe pse kostoja e implanteve pterigoide është një faktor i rëndësishëm që duhet konsideruar me kujdes, fokusi juaj kryesor duhet të jenë përfitimet që kjo procedurë ofron. Çmimi do të përcaktohet nga një kombinim faktorësh, përfshirë cilësinë e materialeve të përdorura, shkallën e vështirësisë të secilit rast si dhe ekspertizën e dentistit.
Të gjitha llojet e implanteve dentare janë të dizajnuara për të zgjatur gjithë jetën, përfshirë edhe implantet pterigoide. Stabiliteti i tyre arrihet falë dendësisë së lartë të kockës ku vendosen këto implante, e cila nuk ndikohet nga faktorë të jashtëm.
Për të siguruar që implantet të zgjasin gjithë jetën dhe të mbesin të shëndetshme, është e rëndësishme të keni një rutinë të rregullt dentare. Kjo përfshin larjen e dhëmbëve, përdorimin e fillit dentar dhe kontrollet e rregullta me dentistin tuaj.
Humbja e një dhëmbi ose shumë dhëmbëve njëkohësisht do të ndikojë si në aspektin estetik ashtu dhe atë funksional. Këto boshllëqe të krijuara do ta bëjnë më të vështirë ngrënien e ushqimit dhe do ti japin fytyrës një pamje më të plakur.
Në këto raste, implantet pterigoide ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme për pacientët me mungesë të madhe të kockës në nofullën e sipërme. Për të kuptuar nëse kjo është procedura e duhur për ju, konsultohuni me një implantolog të specializuar.
Nëse nuk keni mjaftueshëm kockë në nofullën e sipërme, zgjidhja më e përshtatshme për ju mund të jetë mes implanteve zigomatike dhe pterigoide. Për të bërë zgjedhjen e duhur midis tyre, dentisti juaj do të vlerësojë faktorë të tillë si dendësia e kockës dhe struktura e nofullës suaj.
Mund të plotësoni formularin për të marrë një kuotim në vetëm 10 sekonda dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti!
Abonohuni për E-mail Tona
Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.
Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp