Lifting i krahut, i njohur shpesh si brakioplastikë, është një procedurë e kirurgjisë estetike që është shumë e kërkuar sot nga pacientë në mbarë botën. Ky operacion redukton lëkurën e tepërt, zbut dhe shtrëngon indet, dhe eliminon yndyrën e tepërt për të trajtuar rënien e lëkurës në këtë zonë.
Si rezultat, krahët tuaj do të duken më të mbledhur dhe tonifikuar. Gjenetika dhe plakja janë dy faktorë që kontribuojnë në rënien e lëkurës. Gjithashtu pas humbjes së madhe të peshës, mund të mbeteteni me lëkurë të tepërt që nuk do të duket mirë. Nëse po mendoni të bëni lifting të krahut, është e rëndësishme të konsideroni disa faktorë, të cilët ne do ti përmendim më poshtë.
Përgatitja Për Procedurën E Ngritjes Së Krahëve
Edhe pse kjo nuk konsiderohet një procedurë shumë invazive, ka disa faktorë që duhen marrë parasysh përpara operacionit nëse dëshironi që ai të jetë i sigurt dhe efektiv. Një nga gjërat kryesore që duhet të bëni është të lini duhanin të paktën dy muaj më parë, pasi kjo do të zgjasë procesin e rikuperimit dhe mund t'ju vendosë në një rrezik më të lartë të infeksioneve.
Një ekzaminim i gjendjes tuaj shëndetësore para operacionit do të kryhet nga mjeku disa javë përpara procedurës. Duke rishikuar historinë tuaj mjekësore dhe gjendjen aktuale të shëndetit, ata do të sigurojnë që ju të jeni të përgatitur mirë dhe të gatshëm për të përballuar operacionin. Ju gjithashtu duhet të përdorni këtë mundësi për të diskutuar çdo shqetësim që mund të keni në lidhje me procedurën e lifting të krahut. Fillimisht, ata do të kërkojnë për çdo porblem shëndetësor që mund ta bëjë operacionin të rrezikshëm. Më pas do të bëjnë disa ekzaminime duke përfshirë rrezet X dhe gjithashtu do t'ju kërkojnë të ndaloni marrjen e medikamenteve të caktuara nëse përdorni ndonjë.
Procedura E Ngritjes Së Krahëve
Fillimisht kirurgu juaj do të shënojë zonat në krahun tuaj ku dëshiron të bëjë prerjet para se të filloj operacionin. Edhe pse ky operacion ka disa teknika të ndryshme, më të njohurat përfshijnë prerje në anën e pasme ose në brendësi të krahëve. Alternativa të tjera përfshijnë një prerje në sqetull ose nga bërryli në sqetull.
Pasi mjeku juaj të zgjedh teknikën e duhur ai do t’ju vendos nën efektin e anestezisë lokale ose të përgjithshme. Kur të fillojë operacioni mjeku juaj do të bëj prerjet dhe do të ndryshojë indin në krahun tuaj të sipërm, duke e shtrënguar ose riformuar atë në bazë të shenjave që lanë më parë në krahun tuaj. Pas kësaj, ata do të qepin plagën kirurgjikale dhe do të tërheqin përsëri lëkurën mbi inde.
Në rast se krahu juaj ka ende xhepa yndyre, mjeku mund të përdor liposuksionin për të hequr qafe qelizat dhjamore. Zakonisht, procesi i plotë zgjat tre orë për të përfunduar. Për t'u siguruar që nuk keni komplikime pas operacionit, do t'ju duhet dikush që t'ju shoqërojë në shtëpi dhe të qëndrojë me ju gjatë natës.
Kur Duhet Ta Konsideroni Ngritjen E Krahëve
Kur Nuk Jeni Shtatzënë Ose Jepni Gji
Prioritetet tona kryesore janë mirëqenia dhe shëndeti juaj. Si rezultat, ne kurrë nuk do të këshillojmë një operacion kozmetik ose trajtim të rrezikshëm gjatë shtatzënisë ose gjidhënies. Edhe përse FDA-ja e ka pranuar procedurën e ngritjes së krahëve, nuk e miraton procedurën për të shtrënguar lëkurën e lirshme në këto raste.
Si rezultat, ju këshillojmë që ta konsideroni këtë procedurë vetëm nëse nuk jeni shtatzënë ose nuk ushqeni me gji. Në të kundërt duhet të prisni derisa ta ndaloni ushqyerjen me gji. Gjatë konsultimit tuaj fillestar, ju lutemi na tregoni nëse dyshoni se mund të jeni shtatzënë pasi kjo do të përcaktojë nëse duhet apo jo të mendoni për kryerjen e këtij operacioni.
Kur të mos mendoni të bëni më shumë fëmijë
Ne i këshillojmë shumë klientët tanë që ta konsiderojnë procedurën e ngritjes së krahëve nëse nuk po mendojnë të kenë fëmijë të tjerë. Ju do të reduktoni çdo rrezik për fëmijën dhe veten nëse i nënshtroheni këtyre lloj procedurave pas shtatzënisë. Rezultatet gjithashtu do të jenë më të mira dhe nuk do të ndikohen nga shtimi i peshës pas shtatzënisë ose lindjes.
Kur Nuk Konsumoni Shumë Alkol
Kur të jeni të gatshëm të mos pini alkol për gjashtë javë para dhe pas operacionit tuaj, mund të mendoni për kryerjen e këtij trajtimi. Kjo është për shkak të një sërë faktorësh. Efekti kryesor i alkolit është rritja e presionit të gjakut i cili rrezikon efektivitetin e anestezisë orale, intravenoze dhe të përgjithshme, si dhe anestezisë lokale.
Alkoli është gjithashtu një agjent pastrues. Kjo tregon se kur pini alkool, trupi juaj po eliminon shumë lëngje dhe minerale të nevojshme. Kjo zgjat periudhën e shërimit dhe e bën më të veshtirë.
Kur Nuk Konsumoni Nikotinë
Njësoj si alkoli dhe nikotina është shumë e dëmshme për procedurat kozmetike. Nëse konsumoni nikotinë të cfarë do llojë forme dhe po mendoni të bëni procedurën e ngritjes së krahëve, atëher duhet ta ndërprisni të paktën gjashtë javë para. Shmangia e nikotinës gjatë kësaj periudhe rrit gjasat që tensioni juaj i gjakut të mbes brenda një intervali normal si gjatë ashtu edhe pas operacionit.
Pas operacionit, ne i këshillojmë shumë pacientët tanë që të vazhdojnë të mos i përdorin këto produkte që përmbajnë nikotinë. Arsyeja pse kaq shumë individë nuk janë në gjendje të heqin dorë nga duhani është sepse ata "nuk mund të zgjasin" 72 orët e para pa nikotinë, kështuqë për disa mund të jetë shumë e vështirë. Nikotina gjithashtu rrit mundësinë e rënies së lëkurës në pjesën e sipërme të krahëve tuaj.
Kur Jeni Në Gjendje Të Ruani Një Peshë Ideale
Çdo lloj operacioni i cili përfshin heqjen e dhjamit duhet të bëhet kur të keni arritur peshën tuaj ideale. Kjo sepse liposuksioni nuk është mënyrë për të humbur peshën. Nëse po mendoni të kryëni këtë trajtim, duhet të jeni të sigurt se mund ta arrini dhe ta mbani këtë peshë. Edhe pse e dimë se mund të jetë e vështirë, imagjinoni se si do të ndiheni pasi të keni trupin ideal dhe lëkura e krahëve nuk do t'ju varet më.
Kur Të Jeni Afër Peshës Ideale
Arritja e peshës ideale mund të jetë sfiduese, por jo e pamundur. Ne nuk gjykojmë dhe dëshirojmë që pacientët tanë të ndihen sa më rehat në klinikën tonë. Me synimin për të ofruar rezultatet më të mira të mundshme, ne do ta shqyrtojmë rastin tuaj me kujdes dhe do t'ju këshillojmë për hapat që duhet të ndërmerrni. Kjo është e realizueshme vetëm nëse jeni afër peshës tuaj ideale.
Është e preferueshme të mos jeni më shumë se 4 kg larg nga pesha juaj ideale, pasi do të jeni më të kënaqur me rezultatet dhe do të shmanget lëkura e tepërt nëse jeni në një peshë të qëndrueshme që konsiderohet ideale për trupin tuaj. Kështu, rezultatet do të jenë të shkëlqyera dhe trupi juaj do të duket shumë më i mirë.
Kur Keni Pritshmëri Realiste Rreth Procesit Të Përgatitjes
Konsiderojeni këtë procedurë nëse jeni të shqetësuar për lëkurën dhe yndyrën e tepërt në krahët tuaj dhe keni pritshmëri të arsyeshme për procesin. Për t'u përgatitur për operacionin dhe për të siguruar një shërim të shpejtë dhe të lehtë, është e rëndësishme të ndërmerrni disa hapa, siç janë ndërprerja e duhanit dhe konsumimit të alkoolit që thamë dhe më sipër.
Për të siguruar që operacioni dhe rikuperimi të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur, ka disa hapa të tjerë që duhet të ndërmerrni. Gjatë takimit tuaj të parë, ne do t'ju ofrojmë një listë të detajuar të gjithçkaje që duhet të bëni për t'u përgatitur për operacionin. Është shumë e rëndësishme të keni pritshmëritë të arritshme dhe të mos krahasoni rezultatet tuaja me të tjerët, pasi trupi i çdo njeriu është unik.
Kur Keni Pritshmëri Realiste Rreth Procedurës
Siç e thamë dhe më parë, është shumë e rëndësishme të keni pritshmëri realiste për këtë procedurë. Operacioni vetë nuk është i vështirë dhe nuk do të shkaktojë dhimbje, pasi do të kryhet nën anestezi të përgjithshme ose lokale, sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Hapi i parë i procedurës është dezinfektimi i pjesës së sipërme të krahut me një pastrues me bazë alkooli.
Pasi zona të jetë plotësisht e pastruar, mjeku do të shënojë vendet ku do të bëhen prerjet. Pas këtij hapi, do të jeni gati për procedurën. Gjatë operacionit, do të jeni nën efektin e anestezisë së përgjithshme ose lokale. Për të dhënë krahëve tuaj një pamje më të përcaktuar, ne mund të heqim yndyrën ose lëkurën e tepërt, të shtrëngojmë lëkurën e mbetur ose të riorganizojmë muskujt dhe indet e lëkurës.
Kur Keni Pritshmëri Realiste Për Rezultatet
Përveç përgatitjes dhe pritshmërive të arsyeshme për procedurën, është e rëndësishme të keni pritshmëri reale dhe për rezultatet që mund të arrihen. Është e rëndësishme të mos e krahasoni veten me të tjerët, pasi çdo trup është unik dhe rezultatet do të ndryshojnë nga një person tek tjetri. Gjatë konsultimit fillestar, kirurgu juaj do të shpjegojë pritshmëritë realiste për rezultatet. Ai gjithashtu do të ekzaminojë depozitat e yndyrës dhe elasticitetin e lëkurës për të bërë një vlerësim sa më të saktë. Ky është momenti ideal për të bërë pyetje dhe për të diskutuar synimet tuaja. Ekipi ynë i kualifikuar do të bëjë gjithçka për t'ju ofruar rezultatet më të mira dhe për të rikthyer pamjen e mëparëshme të krahëve tuaj.
Në disa raste, ngritja e krahut mund të kombinohet me procedura të tjera, si liposuksioni dhe brakioplastika. Kjo qasje do të ndihmojë në reduktimin e yndyrës në pjesën e sipërme të krahëve dhe do t'i bëjë ato të duken më të holla dhe më të shëndetshme. Pas diskutimit të qëllimeve tuaja me kirurgun, ai do të përcaktojë nëse një ngritje e krahut e vetme është e mjaftueshme ose nëse duhet të kombinohet me një nga procedurat e përmendura më sipër.
Si Të Përgatiteni Për Procedurën
Pini Shumë Ujë Dhe Qëndroni Të Hidratuar
Pirja e mjaftueshme e ujit është një nga aspektet më të rëndësishme për të qenë gati për këtë ose çdo lloj operacioni. Dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga dehidratimi kronik dhe ka shumë mundësi që edhe ju mund të jeni pjesë e këtij grupi.
Kontrolloni ngjyrën e urinës tuaj për të parë nëse jeni mjaftueshëm të hidratuar. Synimi për të pirë 3 litra ujë në ditë është diçka që ne e rekomandojmë shumë për pacientët tanë. Nëse urinimi i shpeshtë e bën këtë të vështirë për ju, sigurohuni të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë. Kjo do të garantojë që po konsumoni sasinë e duhur të ujit dhe po mbeteni të shëndetshëm. Kur të mësoheni me këtë rutinë, procesi i rikuperimit do të jetë shumë më i thjeshtë.
Përgatitni Dhomën Tuaj Të Rikuperimit
Ne do t'ju ofrojmë receta për medikamente qetësuese kundër dhimbjeve dhe antibiotikë përpara operacionit tuaj dhe ju rekomandojmë ti keni gati para procedurës. Gjithashtu mbani shumë ujë, lojëra argëtuese, batanije dhe çdo gjë tjetër që ju nevojitet pranë për t'u ndjerë rehat pasi të ktheheni në shtëpi.
Përgatitni Vaktet Paraprakisht
Ne i rekomandojmë pacientët tanë të përgatisin disa vakte paraprakisht dhe t'i vendosin në frigorifer. Në këtë mënyrë gjatë rikuperimit, nuk do të duhet të shqetësoheni për përgatitjen, gatimin ose pastrimin e kuzhinës. Vaktet pas operacionit duhet të përmbajnë ushqime të pasura me proteina dhe fibra të tretshme pasi këto lloj ushqimesh do t'ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe do të përshpejtojnë procesin e shërimit.
Përgatituni Natën Përpara Procedurës
Para procedurës duhet të jeni të hidratuar mirë, të keni përgatitur dhomën e rikuperimit dhe të mos keni konsumuar nikotinë ose alkool. Në këtë fazë, përgatitja për trajtimin tuaj është prioriteti kryesor. Sigurohuni të keni veshje të rehatshme për ditën e operacionit. Nuk ju rekomandojmë të vishni rroba të ngushta, por rroba të lirshme dhe të rehatshme.
Është gjithashtu e rëndësishme të relaksoheni dhe të pushoni sa duhet. Synoni të flini të paktën nëntë orë gjumë. Mundohuni të shkoni në shtrat herët, në mënyrë që të mos keni nevojë për alarm për t'u zgjuar.
Mos Konsumoni Ushqim
Duhet të agjëroni të paktën 12 orë para trajtimit në mënyrë që të jeni gati për operacionin e ngritjes së krahut. Kjo do të thotë që nuk mund të hani apo pini asgjë për të garantuar që stomaku juaj të jetë bosh kur të jepet anestezia.