Search
Close this search box.
Search
Close this search box.
Shtator 12, 2023

A Ia Vlen Operacioni "Mommy Makeover"?

Kombinim i disa ndërhyrjeve estetike të ndryshme i njohur dhe si "Mommy Makeover" është një lloj operacioni plastik i cili zakonisht realizohet pas përfundimit të shtatzënisë. Sasia dhe lloji i ndërhyrjeve do të ndryshoj në varësi të nevojave unike të pacientit, por në më të shumtën e rasteve procedurat më të përdorura janë liposuksioni, rimodelimi i barkut dhe zmadhimi i gjoksit. Rezultatet e secilit pacient janë të ndryshme. Kjo procedurë transofrmuese mund të ndikohet nga disa faktorë të ndryshëm duke përfshirë këtu shqetësime të ndryshme mjekësore, vetëbesimi dhe shëndeti i përgjithshëm. Në këtë blog, ne do të flasim për disa aspekte të rëndësishme që mund t'i ndihmojnë njerëzit të peshojnë avantazhet dhe disavantazhet e mundshme të Mommy Makeover dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Foto që ilustron një operacion "Mommy Makeover"

Çfarë Është Mommy Makeover?

Siç thamë dhe më parë, Mommy Makeover përfshin disa operacione të ndryshme që bëhen në të njëjtën kohë. Ky trajtim është i personalizuar për çdo pacient në bazë të nevojave të tij. Zakonisht, në këtë trajtim përfshihen procedura si rimodelimi i barkut, zmadhimi i gjirit, lifting të gjoksit, dhe operacioni i ngushtimit vaginal. 

Avantazhet E Mommy Makeover

Shumë pacient kanë mbetur të kënaqur nga Mommy Makeover. Por cilat janë avantazhet që e bëjnë këtë procedurë të vlefshme?

Pacientë Të Kënaqur

Sipas 95% të pacientëve që i janë nënshtruar kësaj procedure, Mommy Makeover vlen. Shumica e femrave thonë se rifituan besimin tek vetvetja dhe kjo i bëri ato nëna akoma më të mrekullueshme, duke u ndjerë më mirë dhe duke u dukur fantastike.

Përmirëson Zonat Problematike Te Cilat Nuk Rregullohen me Dietë Dhe Stërvitje

Stervitja dhe dieta nuk mund të dobësojnë çdo zonë të caktuar të trupit, dhe disa prej tyre mund të jenë më të vështira të trajtohen. Nëse dieta nuk është konsistente, ajo shpesh e konfuzon trupin. Me shumëllojshmërinë e trajtimeve të disponueshme të përfshira në procedurën e Mommy Makeover këto zona problematike trajtohen në mënyrë specifike. Stomaku është zona më problematike në lidhje me eleminimin e dhjamit dhe trajtimi i duhur për këtë problem mund të jetë abdominoplastikën, liposuksioni, ose CoolSculpting.

Promovon Një Mënyrë Jetese Më Aktive

Femrat priren të kenë më shumë energji dhe vitalitet kur ndihen më të mirë në trupin e tyre si pas procedurës së Mommy Makeover, qoftë kjo nga përmirësimi i pamjes fizike apo edhe nga lehtësim i shqetësimeve. Për shembull, nëse gjinjtë tuaj janë rritur shumë si rezultat i shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, ndërhyrja e zvogëlimit të gjoksit e cila mund të përfshihet tek Mommy Makeover mund të lehtësojë dhimbjen e shpinës, ju lejon të jeni më aktiv dhe të ndiheni më mirë me pamjen tuaj fizike.

Rezultate Të Përhershme

Siç thamë dhe më parë, Mommy Makeover përfshin një shumëllojshmëri operacionesh të cilat mund të merren parasysh. Me përjashtim të disa operacioneve për zmadhimi i gjoksit që përfshijnë implante, trajtimet e përfshira tek Mommy Makeover shpesh ofrojnë rezultate që zgjasin një dekadë ose më shumë. Është e rëndësishme të dini se implantet e gjirit zakonisht kanë një jetëgjatësi të kufizuar dhe mund të kenë nevojë të zëvendësohen. Kjo nënkupton që edhe pse përfitimet e përgjithshme të Mommy Makeover zgjasin shumë, disa operacione mirëmbajtjeje ose rishikimi mund të jenë të nevojshme veçanërisht për pacientët që kanë zmadhuar gjoksin.

Në planin afatgjatë Mommy Makeovers janë më të shtrenjta se operacionet e tjera kozmetike. Injeksionet, për shembull, janë investime afatshkurtra pasi rezultatet nuk zgjasin shumë ndërsa Mommy Makeover sygjerohet sepse është një investim që prodhon efekte afatgjata.

Foto që ilustron një operacion "Mommy Makeover" per heqjen e dhjamit

Adreson Një Shumëllojshmëri Shqetësimesh Përnjëherë

Edhe pse Mommy Makeover renditet si një operacion i vetëm, pacientët mund të zgjedhin nga një sërë procedurash të ndryshme. Secili prej këtyre trajtimeve fokusohet në një çështje të caktuar me të cilën gratë përballen me trupin e tyre pas lindjes. Shumëllojshmëria e procedurave të Mommy Makeover u mundëson pacientëve të marrin një zgjedhje të trajtimeve të personalizuara që janë të orientuara drejt zonave të tyre problematike. Për t'u siguruar që të merrni procedurat më të mira që synojnë në mënyrë specifike rajonet tuaja problematike, diskutoni problemet dhe qëllimet me kirurgun tuaj gjatë takimit.

Ndihmon Gratë Të Rikthejnë Trupin E Para Shtatzënisë

Shpesh, nënat duan që të kthejnë trupin e tyrë para shtatzanisë, në vend se të kenë një trup "të ri". Mommy Makeover është metoda ideale për fokusimin në pjesë të veçanta të trupit që nuk ishin zona problematike deri pas lindjes së fëmijëve. Çdo procedurë Mommy Makeover synon të heqë, shtrëngojë dhe lëmojë lëkurën që është dëmtuar nga shtatzënia në mënyrë që të rikthejë pamjen e re të pacientit. Synimi i Mommy Makeover është të zhbëjë ndryshimet që shkakton shtatzënia në trup.

Rezulton Në Një Transformim Drastik Që Rrit Vetëbesimin

Të gjitha femrat përjetojnë ndryshime pas lindjes së fëmijëve. Mommy Makeover mund të japë efekte të ndryshme në secilin pacient. Një përqindje e lartë e grave kalojnë shumë probleme në lidhje me vetëvlerësimin e tyre, qëndrojnë më shumë në shtëpi dhe vishen me rroba të mëdha për të fshehur pasiguritë e tyre pas lindjes. Këto probleme mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e tyre mendor. Për shkak se rikthen vetëbesimin tek gratë, Mommy Makeover ka një shkallë të kënaqësisë së pacientit prej 95%. 

A Ia Vlejnë Rreziqet?

Ashtu si me çdo procedurë kirurgjikale, duhet të keni parasysh se edhe Mommy Makeover mund të ketë disa disavantazhe. Edhe pse kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur vetëbesimin tuaj dhe ka një shkallë të lartë suksesi, është thelbësore të merrni parasysh edhe rreziqet. A ia vlejnë disa nga këto rreziqe?

Mommy Makeover mund të ketë rreziqe, të tilla si mundësia e infeksionit, hemorragjisë ose plagëve. Për më tepër, nuk ka asnjë garanci se do të keni rezultate krejtësisht të mira, siç ndodh me çdo operacion kirurgjik. Edhe nëse është e mundur të digjni më shumë kalori gjatë rikuperimit, është thelbësore të flisni me një mjek përpara se të bëni ushtrime fizike. Për më tepër, është e rëndësishme të kuptohet se trupi ka nevojë për kohë të mjaftueshme për t'u shëruar, prandaj ushtrimet e forta duhet të shmangen gjatë periudhës së rikuperimit.

Trajtimi duhet të kryhet nga një kirurg plastik i trajnuar dhe me përvojë dhe është thelbësore të jeni në djeni të rreziqeve dhe avantazheve të mundshme. Edhe pse është një mënyrë e mrekullueshme për të rikthyer trupin sic ishte përpara shtatzënisë, është thelbësore të keni pritshmëri realiste, në mënyrë që të mos zhgënjeheni.

Foto që ilustron një operacion plastik "Mommy Makeover" ne Shqiperi

Sa Kohë Duhet Për T'u Rikuperuar Pas Procedurës Së Mommy Makeover?

Mommy Makeover është një metodë shumë e pëlqyer nga gratë për të rikthyer trupin e tyre në gjëndjen që ishte para se të kishin fëmijë dhe për të rritur vetëbesimin e tyre. Edhe pse periudha e rikuperimit ndryshon nga personi në person ka disa gjëra bazë që mund të prisni nga kjo procedurë. Trajtimet do të kryhen nën efektin e anestezisë së përgjithshme, kështu që nuk do të ndjeni asnjë dhimbje. 

Pas procedurës së Mommy Makeover, doktori do t’ju vendos një tub kirurgjikal në plagë; ato zakonisht nxirren disa ditë pas procedurës. Ju mund të kaloni një ose dy ditë në spital në varësi të mënyrës se si po shëroheni. Disa mavijosje dhe ënjtje ku janë futur drenazhet janë të zakonshme, por do të largohen brenda disa ditësh.

Dhe së fundi, shpesh këshillohet që të rifilloni aktivitetin seksual katër deri në gjashtë javë pas trajtimeve. Kjo ul mundësinë e problemeve dhe siguron që plagët të jenë shëruar siç duhet. Ju mund të keni pak dhimbje këtë periudhë, kështu që është e rëndësishme t'i merrni gjërat ngadalë dhe t'u përmbaheni rekomandimeve të mjekut tuaj.

Në përgjithësi, koha e rikuperimit pas Mommy Makeover mund të ndryshojë, por rekomandimet e lartpërmendura mund t'ju ndihmojnë të përgatiteni për atë që do të ndodh. Për të siguruar rezultatate të sigurta dhe të suksesshme, sigurohuni që t'i përmbaheni këshillave të mjekut tuaj dhe të jeni të qetë gjatë kësaj periudhe.

Cilat Janë Disa Nga Rreziqet E Mundshme Të Mommy Makeover?

Ashtu si me çdo procedurë tjetër kirurgjikale, rekomandohet që ti diskutoni të gjitha rreziqet e mundshme me mjekun tuaj, për të parë nëse jeni të gatshëm për këtë ndryshim ose jo. Duhet të dini se një nga efektet anësore më të rrezikshme të Mommy Makeover është pamundësia për të mbetur shtatzënë sërish, por edhe nëse kjo nuk nodh, duhet të keni parasysh se rezultatet mund të ndryshojnë pasi shtatzënia ndikon në të gjithë trupin. 

Një tjetër gjë që duhet të keni parasysh është se pas procedurës është e rëndësishme të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ushtroheni rregullisht, pasi shtimi në peshë mund të ndikojë në rezultatet e Mommy Makeover. Qëllimi kryesor i kësaj procedure është rikthimi i trupit para shtatzënisë, por megjithatë, duhet të kuptoni se ka disa disavantazhe dhe rreziqe që duhen marrë në konsideratë.

Foto që ilustron konsulten me kirurgun per një operacion "Mommy Makeover"

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Cila Është Mosha Më E Mirë Për Procedurën E Mommy Makeover?

Edhe pse këshillohet që të filloni të konsideroni Mommy Makeover midis moshës 30 dhe 50 vjeç, është e rëndësishme të kuptoni se nuk ka një moshë të përkryer për këtë operacion kozmetik. Lloji juaj unik i trupit dhe objektivat personale duhet të përcaktojnë moshën dhe kohën optimale për trajtimin e Mommy Makeover. 

Cila Është Koha E Rikuperimit Të Mommy Makeover?

Ju mund të minimizoni periudhën e rikuperimit të procedurave të përfshira kur i bëni operacionet në të njëjtën kohë. Në mënyrë që të kenë një periudhë të vetme rikuperimi , shumë pacientë vendosin të kombinojnë trajtimet e tyre në një kohë të vetme. Pas kësaj, mund filloni të rrisni gradualisht aktivitetin tuaj siç udhëzohet nga mjeku derisa ti ktheheni aktivitetit të rregullt.

Kur Mund Të Fillosh Ecjen Pas Mommy Makeover?

Pas procedurës së Mommy Makeover, mund të jeni në gjendje të rifilloni regjimin tuaj të fitnesit gjashtë deri në tetë javë më pas. Në ditët menjëherë pas operacionit, është e rëndësishme të filloni me ushtrime të lehta si ecja dhe nëse ndiheni të trullosur, kërkoni ndihmë.

Çfarë Duhet Të Ha Pas Procedurës Së Mommy Makeover?

Për shkak të anestezisë dhe përdorimit të ilaçeve, është e përshtatshme të filloni ditën e parë pas operacionit me diçka të lehtë si supë, një sanduiç, ose jogurt. Mundohuni të shmangni ushqimet e yndyrshme ose të rënda, sepse ato mund të shqetësojnë stomakun. Ditën tjetër, nëse ndiheni mirë mund ti riktheheni dietës tuaj të zakonshme. Është e rëndësishme të konsumoni mjaft lëngje pas operacionit për të mbajtur trupin të hidratuar.

A Duhet Të Humbas Peshë Para Procedurës Së Mommy Makeover?

Është e rëndësishme të përqendroheni në arritjen e një peshe që ju bën të ndiheni rehat në trupin tuaj përpara se ti nënshtroheni procedurave të Mommy Makeover. Mbani një peshë që është e arsyeshme dhe në përputhje me qëllimin tuaj personal. Nëse humbni peshë pas operacionit të "Mommy Makeover" rezultatatet e trajtimit mund të dëmtohen.

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Upload a File

Limiti i per upload eshte 20mb.

By clicking the 'Submit' button below, I agree that a representative will contact me via email or phone calls to the phone number provided by me about medicaltourisminalbania.com services.
Enter the Captcha