Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Lifting i buzëve në Shqipëri - Kirurgji Plastike për Rritjen e Buzëve

Keni ëndërruar që buzët tuja të ishin ndryshe? A mendoni se pamja e buzëve tuaja ndikon negativisht në vetëbesimin tuaj? Lifting i buzëve në Shqipëri ju garanton rezultatet e dëshiruara me çmimet më konkurruese në treg. Le të diskutojmë arsyet pse pse Shqipëria është vendi më i preferuar nga pacientët ndërkombëtarë për procedurat e lifting të buzëve.

Kirurgjia më e mirë e ngritjes së buzëve në Shqipëri

MOS PRISNI NË RRADHË!

Merrni një çmim dhe kuotim online, për vetëm 10 sekonda!

Mund të plotësoni formularin për të marrë një kuotim në vetëm 10 sekonda dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti! 

Lifting i buzëve në Tiranë, Shqipëri

Çfarë është lifting i buzëve?

Lifting i buzëve është një procedurë kirurgjikale e cila konsiston në heqjen e një rripi të vogël të lëkurës në zonën poshtë hundës, me qëllim që të shkurtohet zona midis hundës dhe buzës së sipërme, e quajtur filtrum. 

Kjo procedurë ndihmon në rritjen e sasisë së dukshme të indit rozë duke i bërë buzët të duken më të plota dhe më të mëdha. Kjo lloj procedure është një opsion vërtet i mirë për të gjithë ata që duan të rrisin sipërfaqen por jo volumin e buzëve të tyre.

Një operacion i mrekullueshëm para dhe pas ngritjes së buzëve në Tiranë, Shqipëri

Cilat janë llojet e procedurave për lifting të buzëve?

Ka shumë lloje të procedurave për lifting të buzëve, ndaj është shumë e rëndësishme t’i njihni këto lloje dhe teknika për të kuptuar cili është trajtimi më i mirë për ju. Në këtë mënyrë ju mund të realizoni një konsultim më të qartë dhe të informuar me kirurgun tuaj për alternativën më të mirë për ju.

Lifting i drejtpërdrejtë i buzëve

Kjo procedurë konsiston në krijimin e një kufiri më të përcaktuar të buzëve. Ajo përfshin heqjen e një rripi të hollë të lëkurës i cili ndodhet sipër buzës së sipërme. Më pas lëkura tërhiqet lart në mënyrë që të krijohet iluzioni i një forme më të madhe dhe më të plotë të buzëve. Kjo procedurë zakonisht shoqërohet me një shenjë të vogël në zonën e buzës së sipërme.

Lifting i buzëve “Subnasal bullhorn”

Kjo procedurë e lifting të buzëve është më e zakonshmja. Ajo konsiston në realizimin e një prerjeje e cila fshihet përgjatë bazës së hundës. Prerja e bërë nga kirurgu juaj është në formën e brirëve të demit që shpjegon dhe emrin e procedurës (subnasal bullhorn). Qendra, ana e djathtë dhe e majtë e buzës tërhiqen të gjitha lart drejt hundës.

Lifting i pjesës qendrore të buzëve

Procedura e ngritjes së pjesës qendrore të buzëve është mjaft e ngjashme me procedurën e lifting të buzëve “Subnasal bullhorn”. Ajo konsiston në shkurtimin e zonës midis hundës dhe buzëve të pacientit duke bërë një prerje në pjesën e poshtme të hundës.

Lifting i cepave të buzëve 

Ky operacion i jep fytyrës së pacientit një pamje më të buzëqeshur. Procesi funksionon duke realizuar dy prerje të vogla në të dy cepat e gojës dhe duke hequr një sasi të vogël të lëkurës. Ndonjëherë, njerëzit kombinojnë këtë procedurë me trajtime të tjera për buzë më të plota. Kjo procedurë është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë njerëzit që mendojnë se kanë buzë të rëna dhe duan të ndryshojnë pamjen e tyre.

Lifting italian i buzëve

Kjo procedurë konsiston në realizimin e dy prerjeve nën çdo vrimë hunde. Ka shumë ngjashmëri me një lifitng “subnasal bullhorn”. Ajo që e bën këtë trajtim të preferuar nga shumë pacientë është fakti që pas operacionit nuk mbeet asnjë shenjë e dukshme.

Ngritja e buzëve për femra rezultatet e mahnitshme para dhe pas

Kush është një kandidat i mirë për lifting të buzëve?

Me kalimin e viteve, hapësira midis buzëve dhe hundës tenton të rritet duke i bërë buzët që të duken më të holla. Lifting i buzëve mund të jetë shumë një zgjedhje e shkëlqyer për të ata që duan ta zvogëlojnë këtë hapësirë. Po ashtu, pacientë të rinj që nuk mund të arrijnë pamjen e buzëve që dëshirojnë me anë të trajtimeve me injektues zgjedhin të provojnë ngritjen e buzëve për një pamje më natyrale dhe të plotë.

Kush NUK është një kandidat i mirë për lifting të buzëve?

  • Pacientët që pjnë duhan dhe nuk janë në gjendje ta lënë atë për dy deri në katër javë gjatë periudhës së shërimit pas operacionit.
  • Pacientët që nuk kanë shumë hapësirë ​​midis hundës dhe buzëve (afërsisht 1.5 cm). 

Në rast se vuani nga diabeti, sëmundje të tjera që mund të ndikojë në aftësinë e gjakut për t'u mpiksur ose nëse keni herpes oral, duhet të konsultoheni me kirurgun tuaj përpara se të vendosni të bëni operacionin.

Cilat janë përfitimet e kryerjes së procedurës për lifting të buzëve?

  • Buzët tuaja do të duken më të plota.
  • Do të keni një pamje më rinore.
  • Buzëqeshja juaj do të jetë më e bukur.
  • Vija e buzëve do të jetë më e theksuar.
  • Rezultate të përhershme. 
  • Cepat e buzëve do të jenë ë të ngritura.
  • Rritje e vetëbesimit të pacientit.
  • Reduktim i rrudhave të holla mbi buzë.

Klinika më e mirë për kirurgjinë e heqjes së buzëve me çmim të përballueshëm në Shqipëri

Pse duhet të zgjidhni Shqipërinë për lifting të buzëve?

Çmime ekonomike

Klinikat shqiptare ju ofrojnë shërbime cilësore me çmimet më konkurruese. Para së gjithash, ju nuk do të keni nevojë të paguani tarifa shtesë. Ka edhe lehtësira të tjera si kostoja e ulët e jetesës. Këtu mund të gjeni strehim tepër të lirë. Në Shqipëri mund të udhëtoni dhe të hani me pak shpenzime. Po ashtu, në rast se trajtimi juaj zgjat, disa klinika mund t'ju ofrojnë transport falas me shoferë dhe makina private ose akomodim pranë klinikave të tyre.

Mjekë që flasin gjuhë të huaja

Duke qenë se shumica e mjekëve shqiptarë kanë studiuar dhe janë specializuar jashtë vendit, ata kanë patur mundësinë të jenë në kontakt me shumë gjuhë të huaja dhe mund të flasin shumicën prej tyre. Kirurgu juaj mund të flasë italisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht e kështu me radhë. Në rast se nuk mund të komunikoni me të, klinikat ofrojnë përkthyes privatë që ndihmojnë në komunikimin me anë të më shumë se 8 gjuhëve, në mënyrë që të realizoni një konsultë të qartë.

Teknologjia e fundit në kirurgjinë estetike

Siç u përmend, shumë kirurgë shqiptarë janë specializuar jashtë vendit. Ata kanë qenë në kontakt me teknologjitë më të fundit, ndaj kanë ndërtuar klinikat e tyre bazuar në sistemet më inovative. Kjo i ka ndihmuar ata të fitojnë besimin e pacientëve të tyre.

Një destinacion i mrekullueshëm për t'u vizituar

Shqipëria është një vend i vogël, por mbart shumë destinacione për t’u parë dhe vizituar. Ju do të përjetoni pamje mahnitëse, perëndime mbresëlënëse dhe momente të paharrueshme. Ju mund të bëheni pjesë e një kulture të re dhe të veçantë si dhe të eksploroni traditat unike. Shqiptarët shquhen për bujarinë dhe mikpritjen e tyre. Ata do t'ju bëjnë të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Keni nevojë për diçka tjetër?

We provide all modern hair loss & hair restoration treatments in Albania.

Buzët tuaja mund të fryhen për një deri në dy javë. Është gjithashtu normale nëse juve do t’ju duhen gjashtë deri në tetë javë që të shëroheni plotësisht. Është e zakonshme të ndjeni shtrëngim në zonën e trajtuar për një periudhë që zgjat dy deri në katër muaj.

Varet se sa lëkurë merr kirurgu plastik nga zona e trajtuar. Nëse merret shumë lëkurë, atëherë ju nuk do të mund ta mbyllni plotësisht gojën. Do të ketë një hapësirë të vogël ku të tjerët mund të shohin dhëmbët tuaj të sipërm.

Një procedurë e ngritjes së buzëve mund të ndryshojë buzëqeshjen tuaj për rreth dy javë derisa të shëroheni plotësisht. Pas kësaj kohe buzëqeshja juaj do t’i rikthehet pamjes së saj normale.

Varet nga anatomia e pacientit që i nënshtrohet procedurës së ngritjes së buzëve. Përgjithësisht shumë prej tyre konfirmojnë se pas operacionit dhëmbët e tyre të sipërm janë pak më të dukshëm.

Zakonisht, procedura nuk kërkon heqjen e një sasie të madhe lëkurë. Gjithsesi, gjithçka varet nga anatomia e pacientëve të ndryshëm. Në përgjithësi hiqet mesatarisht nga 5mm deri në 7mm për të rimodeluar zonën e buzës dhe për të pasur një pamje natyrale.  

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Konsultë falas online!

Plotësoni formën dhe ekspertët tonë të dedikuar do t'iu kthejnë përgjigje shumë shpejt! 

Contact Form service

KURSENI KOHëN. nDIHUNI Më MIRë.

Mos Prisni Në Rradhë!

Kurseni Kohë dhe Energji Duke Plotësuar Lehtësisht Formularin Tonë Të Kuotimit

sqAlbanian

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form

Instagram & Facebook