Kirurgjia për të rimodelimin e hundës njihet si rinoplastikë. Procedurat e rinoplastikës mund të realizohen për të ndryshuar pamjen e hundës, për të përmirësuar frymëmarrjen ose të dyja. Struktura e hundës përbëhet nga kërci në fund dhe kocka në pjesën e sipërme. Kockat, kërci, lëkura ose të treja mund të ndryshohen gjatë rinoplastikës.
Mund të plotësoni formularin për të marrë një kuotim në vetëm 10 sekonda dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti!
Kirurgu juaj do të marrë parasysh tiparet e tjera të fytyrës tuaj, lëkurën në hundë dhe ndryshimet që dëshironi të bëni gjatë planifikimit të rinoplastikës. Nëse jeni kandidat i duhur për kirurgjinë, mjeku juaj do të krijojë një plan të personalizuar për ju.
Në përgjithësi, ekzistojnë pesë lloje kryesore të rinoplastikës:
Një rinoplastikë e mbyllur është një nga operacionet më të njohura të hundës. Gjatë kësaj procedure nuk lihen shenja në pjesën e jashtme të zonës së trajtuar. Kirurgu do të aksesojë kockën dhe kërcin duke ngritur indet e buta të hundës. Ky operacion është një zgjedhje ideale për pacientët që duhet të shmangin irritimin, shenjat dhe kërkojnë një trajtim me një kohë më të shkurtër shërimi.
Kjo procedurë është pak më e komplikuar dhe më invazive në krahasim me një rinoplastikë të mbyllur. Është perfekte për njerëzit që kërkojnë një nivel më të lartë të rimodelimit të hundës. Mjeku juaj fillimisht do të bëjë disa prerje në në pjesën e lëkurës midis vrimave të hundës. Kjo do t'i lejojë kirurgut të ketë akses në brendësi të zgavrës së hundës. Më pas ai do të vazhdojë të riformojë hundën sipas nevojës. Në fund realiozhen qepjet dhe pacientit i jepet një splint për të mbajtur hundën të pozicionuar siç duhet.
Septo-rinoplastika përdoret për të korrigjuar mënyrën se si pacienti merr frymë. Ajo është një zgjidhje e përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga një septum i devijuar. Mjeku juaj fillimisht do të bëjë një prerje në mukozën e hundës duke e ngritur atë lart, në mënyrë që çdo pjesë e devijuar të mund të ripozicionohet për t'i lejuar pacientit të marrë frymë më lehtë.
Kirurgjia “Rhino-tip” mund të përdoret për të rimodeluar hundën duke rregulluar strukturën e kërcit poshtë. Shenjat reduktohen duke kryer modifikimet në pjesën e brendshme të hundës. Nëpërmjet kësaj procedure, kirurgu juaj mund të krijojë një majë ideale për hundën tuaj. Kjo është arsyeja pse ky operacion është i preferuar nga njerëzit që kërkojnë të korrigjojnë një hundë të shtrembër ose majë të përkulur.
Rinoplastika jo-kirurgjikale është gjithashtu një trajtim shumë popullor për shumë pacientë. Gjatë kësaj procedure kirurgu juaj do të përdorë një mbushës për të rimodeluar hundën duke korrigjuar defekte të vogla. Rinoplastika jo-kirurgjikale është ideale për njerëzit që kërkojnë një trajtim për të bërë rregullime të vogla në formën e hundës së tyre.
Ju duhet të takoheni me kirurgun tuaj përpara se të vazhdoni me rinoplastikën për të diskutuar faktorë të rëndësishëm që do të përcaktojnë shanset e një procedure të suksesshme.
Ky takim përfshin:
Pyetja më e rëndësishme që doktori juaj do t'ju bëjë është pse dëshironi të bëni këtë operacion dhe cilat janë qëllimet tuaja. Mjeku juaj do të shyqrtojë gjithashtu historinë tuaj mjekësore, duke përfshirë çdo trajtim të mëparshëm për rimodelimin e hundës dhe medikamentet që po merrni. Ju mund të mos jeni kandidat për rinoplastikë nëse keni çrregullime të gjakderdhjes, siç për shembull hemofilia.
Mjeku juaj do të kryejë një ekzaminim të plotë fizik, si analiza laboratorike dhe analiza gjaku. Ai do të shikojë gjithashtu tiparet e fytyrës tuaj, si dhe pjesën e brendshme dhe të jashtme të hundës.
Ekzaminimi fizik ndihmon mjekun tuaj për të vendosur se cilat ndryshime kërkohen dhe se si tiparet tuaja fizike, si trashësia e lëkurës ose forca e kërcit në majë të hundës, mund të ndikojnë në rezultatet tuaja. Ekzaminimi fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të përcaktuar se si rinoplastika do të ndikojë në frymëmarrjen tuaj.
Mjeku juaj do të bëjë fotografi të hundës nga kënde të ndryshme. Kirurgu juaj mund të manipulojë fotot duke përdorur softuer kompjuterik për t'ju treguar se cilat rezultate janë të mundshme. Këto foto do të përdoren nga mjeku juaj si referencë gjatë operacionit dhe për ekzaminime të ardhshme. Më e rëndësishmja, fotot mundsojne një diskutim të fokusuar rreth pritshmërive tuaja.
Diskutoni pritshmëritë qe keni me mjekun tuaj. Ai do të shpjegojë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë rinoplastika për ju, si dhe rezultatet e mundshme. Është shumë e rëndësishme që të jeni të hapur me kirurgun tuaj për dëshirat dhe qëllimet tuaja për operacionin. Për shembull nëse keni një mjekër të vogël, kirurgu juaj mund të diskutojë me ju kirurgjinë për ngritjen e mjekrës. Kjo sepse një mjekër e vogël krijon iluzionin e një hunde më të madhe.
Në ato raste, operacioni i mjekrës nuk kërkohet, por mund të ndihmojë në balancimin e profilit të fytyrës. Do t'ju duhet të kontaktoni dikë që t’ju hoqërojë në shtëpi pas operacionit. Probleme me kujtesën dhe ngadalësim i reagimeve mund të shfaqen ditët e para pas anestezisë. Planifikoni që një anëtar i familjes ose një mik të qëndrojë me ju për një ose dy natë për t'ju ndihmuar me detyrat e kujdesit personal ndërsa shëroheni nga operacioni.
Shmangni medikamentet që përmbajnë aspirinë dhe ibuprofen (Advil, Motrin IB dhe të tjerë) për dy javë para dhe pas operacionit. Këto medikamente mund të rrisin gjakderdhjen. Përdorni vetëm medikamente me rekomandim nga kirurgu juaj. Shmangni gjithashtu suplementet bimore dhe suplementet pa recetë.
Rinoplastika nuk ndjek një sekuencë të caktuar hapash. Çdo operacion është unik dhe specifik për anatominë dhe qëllimet e veçanta të pacientit.
Rinoplastika kërkon ose anestezi lokale ose anestezi të përgjithshme, bazuar në operacionit tuaj dhe intensitetin e tij. Anestezia lokale zakonisht përdoret për procedura të tilla. Kjo prek vetëm një pjesë të trupit tuaj.
Një qetësues dhimbjesh injektohet në indet e hundës dhe ju do të vendoseni në gjumë me ilaçe të injektuara përmes një linje intravenoze (IV). Kjo ju bën të përgjumur, por jo plotësisht në gjumë. Gjatë anestezisë së përgjithshme ilaçi (anestetik) injektohet ose në formë gojore ose përmes një tubi të vogël (linja IV) i implantuar në një venë në dorën, qafën ose gjoksin tuaj. Anestezia e përgjithshme prek të gjithë trupin, duke bërë që të jeni pa ndjenja gjatë operacionit. Për anestezi të përgjithshme nevojitet një tub frymëmarrjeje.
Rinoplastika mund të kryhet ose brenda hundës ose përmes një prerje të vogël të jashtme në bazën e hundës. Kirurgu juaj ka mund të ripozicionojë kockën dhe kërcin nën lëkurën tuaj. Kirurgu juaj mund të ndryshojë formën e kockave të hundës ose kërcit në mënyra të ndryshme, në varësi të sasisë që duhet të hiqet ose shtohet, strukturës së hundës dhe materialeve në dispozicion. Kirurgu mund të përdorë kërc të marrë nga thellësia e hundës ose nga veshi juaj për ndryshime të vogla. Për ndryshime më të mëdha, kirurgu juaj mund të përdorë kërc brinje, implante ose kocka nga pjesë të tjera të trupit tuaj.
We provide all modern hair loss & hair restoration treatments in Albania.
Shqipëria ofron disa nga operacionet e rinoplastikës me çmimet më të përballueshme në rajon. Falë regjimit të taksave të ulëta dhe kostove të ulëta të punës, ju mund të gjeni një zgjidhje me kosto efektive për problemin tuaj duke siguruar që të merrni ekspertizën më të mirë në kirurgjinë estetike.
Kostoja specifike e operacionit tuaj mund të ndryshojë sipas rastit ose llojit të operacionit. Nëse jeni të interesuar të merrni një kuotë të saktë për trajtimin tuaj, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi ynë do t'ju përgjigjet në detaje të gjitha pyetjeve tuaja dhe kirurgët tanë do t'ju ofrojnë një konsultë falas.
Gjatë konsultës suaj mjeku juaj do t'ju japë të gjitha rekomandimet e nevojshme për t'u përgatitur për rinoplastikën.
Disa nga udhëzimet kryesore përfshijnë konsumimin e një diete të shëndetshme para operacionit, shmangien e duhanit, shmangien e aspirinës dhe medikamenteve të tjera që kanë përbërës për hollimin e gjakut.
Në ditën e operacionit, nuk duhet të hani për gjashtë orë para procedurës dhe të ndaloni konsumimin e ujit për dy orë para operacionit. Mos hezitoni të adresoni çdo pyetje dhe shqetësim tjetër dhe kirurgu juaj do të japë informacion dhe këshilla të detajuara.
Operacioni i hundës është pa dhimbje pasi gjithçka kryhet nën anestezi. Mbani mend se disa shqetësime minimale, siklet ose bllokimi i hundëve janë krejtësisht normale menjëherë pas operacionit. Megjithatë, gjithçka mund të menaxhohet lehtësisht me qetësues kundër dhimbjeve me recetë nga kirurgu juaj.
KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?
Konsultë falas online!
Plotësoni formën dhe ekspertët tonë të dedikuar do t'iu kthejnë përgjigje shumë shpejt!
KURSENI KOHëN. nDIHUNI Më MIRë.
Kurseni Kohë dhe Energji Duke Plotësuar Lehtësisht Formularin Tonë Të Kuotimit
Abonohuni për E-mail Tona
Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.
Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp