Zmadhimi i gjoksit në Shqipëri është një procedurë kirurgjikale e cila bëhet për të zmadhuar apo riformuar gjoksin e një femre me synim përmirësimin e përmasave të saj të përgjithshme trupore.
Mund të plotësoni formularin për të marrë një kuotim në vetëm 10 sekonda dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti!
Ky operacion kryhet duke vendosur një implan gjoksi ose duke përdorur një graft dhjami për të ndryshuar madhësinë dhe formën e gjoksit. Zakonisht femrat që kanë gjinj të vegjël natyralisht ose gjoks asimetrik zgjedhin të bëjnë këtë trajtim. Ky operacion është gjithashtu i pëlqyer nga gratë që kanë kaluar një shtatzëni ose kanë humbur një sasi të konsiderueshme peshe dhe për rrjedhojë kanë pësuar një ndryshim të madhësisë së gjoksit të tyre.
Lexoni më tej për të mësuar gjithçka që duhet të dini për kirurgjnë për zmadhimin e gjoksit në Shqipëri.
Pamja e një gjoksi natyral mund të ndryshojë në varësi të disa faktorëve. Ndonjëherë gjinjtë e një gruaje ndryshojnë për shkak të shtatzënisë, luhatjeve në peshën e saj, ushqyerjes me gji ose ndryshimeve në sistemin e saj hormonal. Për këto arsye, gjinjtë ndonjëherë mund të bëhen asimetrikë ose mund të ndryshojnë madhësinë dhe formën e tyre normale. Edhe pse disa gra ndihen rehat me pamjen e tyre, për disa këto ndryshime mund të rezultojnë në stres, shqetësim dhe pakënaqësi. Kjo është arsyeja pse këto gra kërkojnë procedura për rritjen e gjoksit në mënyrë që të rikuperojnë imazhin e dikurshëm të trupit dhe vetëbesimin e tyre.
Një individ konsiderohet i përshtatshëm për kryerjen e një operacioni për zmadhimin e gjoksit nëse:
Një procedurë kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit kushton shumë më pak në Shqipëri sesa në vendet e tjera. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz preferojnë të shkojnë në Shqipëri për të bërë operacione plastike për gjoksin. Si rezultat i regjimit të ulët të taksave dhe kostove të ulëta të punës, ju mund të merrni trajtime të cilësisë më të mira me çmime të përballueshme. Kostoja e saktë e operacionit tuaj për zmadhimin e gjoksit mund të varet nga rasti juaj specifik. Megjithatë, ju mund të flisni me stafin tonë mjekësor dhe gjatë konsultimit tuaj falas ata do t'ju informojnë në detaje për çdo hap të procedurës, duke ju dhënë gjithashtu një kuotë specifike.
Gjatë konsultës me mjekun tuaj ai do të diskutojë disa elementë të rëndësishëm përpara se të shqyrtoni realizmin e operacionit. Ai së pari do të bëjë matje të gjoksit tuaj dhe zonës së kraharorit duke dokumentuar pozicionin e thithkave, si dhe cilësinë dhe dobësinë e indit të lëkurës tuaj.
Më pas, ai do t'ju prezantojë me një përzgjedhje të formave të ndryshme të implanteve (formë loti, të rrumbullakët ose konike), si dhe madhësive dhe teksturave të ndryshme, në mënyrë që të mendoheni për zgjedhjen që dëshironi të bëni.
Më pas mjeku juaj do të diskutojë mbi historinë tuaj të mëparshme mjekësore, si dhe rreth fazës së rikuperimit pas operacionit, duke ju përcjellë në çdo hap të trajtimit me këshillat e duhura.
Nëse mjeku juaj vendos që ju jeni një kandidat i mirë për këtë procedurë ai do të vazhdojë me trajtimin.
Deri në ditën e operacionit, mjeku juaj do t'ju rekomandojë të ndërmerrni hapat e mëposhtëm:
Në ditën e operacionit infermierja juaj do të masë presionin tuaj të gjakut dhe do të kontrollojë të gjitha shenjat tuaja jetësore përpara se t'ju çojë në dhomën e kirurgjisë. Më pas, anestezisti do t'ju vendosë nën anestezi lokale dhe kirurgu juaj do të bëjë shenimet përfundimtare në zonën e gjoksit tuaj.
I gjithë operacioni do të zgjasë afërsisht një orë. Kirurgu do të bëjë një prerje në zonën e gjoksit tuaj dhe më pas do të vendosë implantin që keni zgjedhur. Implantet vendosen në një xhep poshtë ose mbi muskujt tuaj. Kirurgu do të jetë siguruar që të ketë gjetur vendin e përsosur në përshtatje me strukturën e gjoksit, vëllimit e tij, etj.
Pasi efekti i anestezisë të ketë kaluar, do të gjeni veten në një dhomë rikuperimi ku do të qëndroni për 1 deri në 2 orë. Pasi kirurgu të jetë i bindur se faza juaj fillestare e rikuperimit ka përfunduar, do të mund të ktheheni në shtëpi i shoqëruar nga një anëtar i familjes ose mik.
Edhe pasi të ktheheni në shtëpi ju do të keni mbështetjen e vazhdueshme të ekipit tonë mjekësor dhe infermierëve tanë 24/7. Dhimbjet që mund të ndjeni menjëherë pas operacionit do të largohen brenda 1 deri në 4 ditëve pas procedurës. Zakonisht shumica e njerëzve nuk ndjejnë më dhimbje pas 1 jave.
Rekomandohet që të shmangni punën për të paktën 1 javë pas operacionit tuaj dhe aktivitetin e tepërt fizik për 6 javë pas trajtimit. Përveç kësaj, një veshje e veçantë duhet të mbahet për 6 javë pas operacionit për të garantuar rezultate optimale dhe reduktimin e rrezikut të zhvendosjes së implanteve tuaja.
Ketu mund te gjeni disa trajtime te tjera qe mund t'ju interesojne:
Për të arritur rezultate natyrale, duhet të zgjidhni madhësinë dhe formën e duhur të implantit për anatominë e trupit tuaj. Kirurgu juaj mund të japë rekomandimin e tij rreth llojit të implantit që do të duket më mirë duke marrë parasysh strukturën e gjoksit tuaj. Nëse dëshironi implante me pamje natyrale, zmadhimi i gjoksit në Shqipëri është një operacion ideal që mund t’ju garantojë rezultatet që keni ëndërruar përherë.
Zmadhimi dhe ngritja e gjoksit në të njëjtën kohë është e mundur. Nëse dëshironi të ngrini ose riformoni gjoksin tuaj përmes një procedure kirurgjikale, mund t'i kërkoni kirurgut tuaj të kombinojë një operacion për zmadhimin dhe ngritjen e gjoksit në një procedurë të vetme. Mbani mend se ngritja e gjoksit zakonisht merr më shumë kohë për t'u rikuperuar sesa thjesht zmadhimi i gjoksit. Megjithatë, kirurgët tanë të specializuar mund të kryejnë të dyja trajtimet për të arritur një gjoks me pamje rinore dhe voluminoze.
Mjekë të ndryshëm do të japin këshilla të ndryshme në lidhje me veshjet pas operacionit. Megjithatë rekomandohet që të përdorni një veshje mbrojtëse pas operacionit për të siguruar rezultate optimale. Zakonisht, mjeku juaj do t'ju japë një veshje kompresioni që ka për qëllim të mbështesë gjinjtë duke mbrojtur plagët dhe qepjet. Kirurgë të tjerë mund të rekomandojnë veshje sportive, megjithatë duhet të flisni me mjekun tuaj se cili opsion funksionon më mirë për ju.
Ndonjëherë, mjeku mund të rekomandojë një veshje stilastike, e cila në thelb është një material elastik që mund të vishet rreth gjoksit për të mbajtur implantet në vend. Në përgjithësi, rekomandohet që t'i vishni këto rroba për 3 javë, gjatë ditës dhe natës, në mënyrë që të reduktoni rriskun e zhvendosjes së implanteve ndërsa jeni duke u rikuperuar.
KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?
Konsultë falas online!
Plotësoni formën dhe ekspertët tonë të dedikuar do t'iu kthejnë përgjigje shumë shpejt!
KURSENI KOHëN. nDIHUNI Më MIRë.
Kurseni Kohë dhe Energji Duke Plotësuar Lehtësisht Formularin Tonë Të Kuotimit
Abonohuni për E-mail Tona
Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.
Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp