Shumë gra përballen me vështirësi si humbja e madhe e peshës, ndryshimet fizike pas shtatzënisë ose lëkura e lirshme. Vetëbesimi i tyre mund të ndikohet si pasojë e këtyre problemeve. Për fat të mirë, në klinikën tonë ofrojmë një proçedurë që mund të adresojë këto shqetësime: abdominoplastika, e njohur gjithashtu dhe si abdominoplastikën. Në këtë artikull ne do të shqyrtojmë hollësisht çdo detaj mbi abdominoplastinë, duke diskutuar objektivat e saj, protokollet para operacionit, gjatë operacionit dhe pas operacionit, si dhe rezultatet e pritshme për personat që kërkojnë këtë ndërhyrje kirurgjikale të rimodelimit të barkut.
Pse Përdoren Implantet Dentare ?
Ka shumë arsye përse ju mund të keni vendosur dhjamë të tepërt në zonën e barkut apo të vëreni humbje të elasticitetit të lëkurës. Këta faktorë mund të përfshijnë luhatje të konsiderueshme në peshë, shtatzëni, operacione të mëparshme abdominale si prerje cezariane apo procesi natyror i plakjes.
Rimodelimi i barkut është një ndërhyrje kirurgjikale që konsiston në heqjen e sasisë së tepërt të yndyrës dhe të lëkurës së tepërt dhe të plakur, si dhe në rikonstruksionin e muskujve, me qëllim për të mundësuar një bark të bukur, të sheshtë dhe të tonifikuar.
Për individët që i janë nënshtruar më parë një ndërhyrjeje cezariane, një kirurg plastik i aftë mund të minimizojë pamjen e këtyre shenjave kirurgjikale me anë të rimodelimit të barkut.
Rrimodelimi i barkut gjithashtu mund të kombinohet me procedura të tjera kozmetike të projektuara për rimodelimin e trupit, si për shembull operacionet e gjirit. Nëse keni kryer liposuksion për heqjen e yndyrës nga barku juaj, mund të konsideroni abdominoplastinë për ta komplementuar, pasi liposuksioni synon kryesisht indin poshtë lëkurës dhe yndyrës dhe nuk adreson shqetësimet e lëkurës së tepërt siç bën operacioni i rimodelimit të barkut.
Para Operacionit: Vendosni Nëse Rimodelimi I Barkut Është Proçedura E Duhur Për Ju Dhe Zgjidhni Kirurgun E Duhur.
Përpara se të vendosni të bëni një operacion për rimodelimin e barkut, duhet të dini disa informacione të rëndësishme për të, duke përfshirë atë që ndodh gjatë operacionit, benefitet e kësaj proçedure dhe zgjedhjen e klinikës më të mirë.
Çfarë Është Operacioni I Rimdelimit Të Barkut?
Sic thamë dhe më parë operacioni i rimodelimit të barkut është një proçedurë kirurgjikale që shtrëngon muskujt rreth barkut duke hequr lëkurën dhe yndyrën shtesë. Kërkesat dhe objektivat tuaja personale do të përcaktojnë teknikën më të mirë dhe më të përshtatshme për ju.
Cilët Konsiderohen Kandidatë Të Përshtatshëm Për Kirurgjinë E Rimodelimit Të Barkut?
Operacioni i rimodelimit të barkut nuk është për të gjithë. Kandidatët ideal për këtë proçedurë duhet të kenë probleme të tilla si: lëkurë shtesë, muskuj të tendosur ose të ndarë dhe yndyrë të tepërt në zonën e barkut e cila nuk i përgjigjet mirë dietës dhe stërvitjes. Gjithashtu kandidatët ideal mund të jenë gra të cilat kanë kaluar një shtatzani ose kanë pësuar rënie të madhe në peshë. Për të marrë rezultatet më të mira pacientët duhet të jenë afër peshës së tyre ideale.
Si të gjej kirurgun e duhur për operacionin e rimodelimit të barkut?
Gjetja e kirurgut të duhur është hapi kryesor kur merret parasysh operacioni i rimodelimit të barkut dhe çdo procedurë kozmetike. Për t'u siguruar që po bëni zgjedhjen e duhur, ndiqni këto hapa të rëndësishëm:
Filloni duke kërkuar për një kirurg plastik të çertifikuar me përvojë të gjerë në proçedurën e rimodelimit të barkut. Çertifikimet nënkuptojnë që kirurgu ka përmbushur standardet e duhura të trajnimit dhe kompetencës në këtë fushë.
Kontrolloni kredencialet e kirurgut, duke përfshirë arsimin e tyre, trajnimin dhe çdo çertifikatë të specializuar që lidhet me rimodelimin e barkut ose proçedurat e konturimit të trupit. Ky informacion do t'ju ndihmojë të vlerësoni kualifikimet dhe ekspertizën e tyre.
Kërkoni referime dhe rekomandime nga burime të besueshme. Konsultohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm, miqtë ose anëtarët e familjes që mund t'i jenë nënshtruar proçedurave të ngjashme. Rekomandimet personale mund të ofrojnë njohuri të vlefshme dhe t'ju ndihmojnë në zgjedhjen e kirurgut të duhur.
Lexoni komentet në internet nga pacientët e mëparshëm. Këto komente mund të ofrojnë inofrmacion të nevojshëm për sa i përket kënaqësisë së pacientëve dhe reputacionit të përgjithshëm të kirurgut.
Shikoni me kujdes fotot para dhe pas të pacientëve të mëparshëm. Dëshmia vizuale e punës së tyre mund t'ju ndihmojë të vlerësoni cilësinë e rezultateve të tyre dhe nëse ato përputhen me pritshmëritë tuaja.
Gjatë konsultave me doktorët që keni zgjedhur, diskutoni qëllimet, shqetësimet dhe pritshmëritë tuaja. Komunikimi efektiv është çelësi për arritjen e rezultatit të dëshiruar.
Në fund të fundit, besojini instinkteve tuaja kur merrni vendimin tuaj përfundimtar. Zgjidhni një kirurg me të cilin ndjeni se mund të keni një marrëdhënie të fortë dhe besim. Marrëdhënia e mirë pacient-kirurg është thelbësore për një operacion të suksesshëm.
Gjatë Operacionit: Cfarë Ndodh Gjatë Operacionit Të Rimodelimit Të Barkut?
Si Funksionon Operacioni I Rimodelimi I Barkut?
How Does A Tummy Tuck Work?
Abdominoplastia zakonisht zgjat dy deri në katër orë dhe bëhet nën anestezi të përgjithshme. Doktori do të bëj një prerje kirurgjikale për të lejuar heqjen e lëkurës dhe yndyrës shtesë dhe shtrëngimin e mëvonshëm të muskujve të barkut. Gjatë operacionit, lëkura rreth kërthizës do të rimodelohet gjithashtu për t'ju dhënë një pamje sa më natyrale.
Çfarë Ndodh Gjatë Operacionit Të Rimodelimit Të Barkut?
Siç thamë dhe më parë, proçedura do të kryhet nën efektin e anestezisë të përgjithshme, kështu që nuk do të ndjeni asgjë. Mjeku do të bëj prerjet e nevojshme në anën e barkut pasi anestezia të ketë bërë punën e saj. Kërthiza mund të ripozicionohet pas operacionit për t'ju dhënë një pamje sa më natyrale. Në fund plagët do të mbyllen me fije dhe do të fashohen për të ndaluar çdo infeksion të mundshëm.
Pas Operacionit: Rikuperimi Dhe Rezultatet
Është e rëndësishme të kuptoni çfarë vjen pas rimodelimit të barkut në mënyrë që të rikuperoheni sa më shpejt.
Sa Zgjat Periudha E Shërimit Pas Rinoplastikës?
Java 1
Java e parë pas operacionit të rimodelimit të barkut është më e vështira. Dhimbja dhe parehatia janë të pritshme, por mund të menaxhohen me ilaçe. Gjatë kësaj jave, do të keni një vizitë pas-operative me kirurgun tuaj për të monitoruar ecurinë tuaj. Për dy javët e para, do të duhet të vishni rroba kirurgjikale për të evituar cdo infeksion të mundshëm dhe për të ruajtur rezultatet. Kirurgu juaj mund të ju rekomandoj të filloni ecjen e lehtë për të promovuar qarkullimin e gjakut, por është e rëndësishme të pushoni sa më shumë për ta bërë proçesin e shërimit sa më të lehtë.
Java 2
Gjatë javës së dytë të rikuperimit, duhet të filloni të ndiheni më mirë dhe ta keni më të lehtë të lëvizjen. Disa pacientë madje mund të jenë në gjendje të rifillojnë punën e tyre dhe të kryejnë disa lëvizje të thjeshta gjatë kësaj periudhe.
Java 4
Javën e katërt, do të vini re përmirësime të dukshme në komoditetin dhe lëvizshmërinë tuaj. Shumë pacientë mund të rifillojnë shumicën e aktiviteteve të tyre të zakonshme, megjithëse është e rëndësishme të vazhdoni të ndiqni udhëzimet e kirurgut tuaj dhe të shmangni çdo aktivitet ose ushtrim që kërkon forcë.
Java 6
Nëse lejohet nga mjeku juaj, rreth javës së gjashtë pas operacionit, ju mund të filloni gradualisht ushtrimet. Është e rëndësishme të konsultoheni me kirurgun tuaj para se të rifilloni aktivitetet fizike të rënda për të siguruar që trupi është shëruar mjaftueshëm.
A Mbeten Shenja Pas Operacionit Të Rimodelimit Të Barkut?
Si çdo trajtim kirurgjikal, edhe operacioni i rimodelimit të barkut, mund të lërë shenja. Megjithatë, me kujdesin e duhur pas operacionit, ju mund të zvogëloni dukjen e tyre. Lloji i operacionit të rimodelimit të barkut që bëni do të ndikojë në madhësinë dhe vendndodhjen e shenjave tuaja. Prerjet zakonisht bëhen në kockat e nyjeve nga të dyja anët e barkut. Një kirurg profesionist do të përpiqet të bëjë prerjen sa më të drejtë dhe sa më ulët të jetë e mundur për ta bërë më të lehtë fshehjen e tyre.
Megjithëse shenjat e prerjeve do të jenë të dukshme në muajt e parë pas proçedurës, ato fillojnë zbehen me kalimin e kohës. Kirurgu juaj do t'ju japë udhëzime të hollësishme për të kujdesur për plagët, të cilat mund të përfshijnë sugjerime për zvogëlimin e shenjave si aplikimi i kremrave ose xhelave me silikon. Këto udhëzime mund të përmirësojnë rezultatet afatgjata dhe të zvogëlojnë dukjen e shenjave.
Ndiqni me kujdes udhëzimet e kirurgut tuaj dhe mbani mend se koha e rikuperimit është e ndryshme për çdo pacient. Shenjat e rimodelimit të barkut gradualisht mund të zbehen dhe të bëhen më pak të dukshme me kujdesin e duhur.
Çfarë Rezultatesh Duhet Të Prisni Pas Proçedurës?
Është e rëndësishme të keni prishmëri realiste. Rimodelimi i barkut mund të përthithë muskujt e abdomenit dhe të largojë lëkurën dhe yndyrën e tepërt, por nuk është një operacion për humbje peshe dhe as një zëvendësim për një stil jetese të shëndetshëm.
Mund të duhet disa kohë për të parë efektet e plota të operacionit të rimodelimit të barkut pasi ënjtja të bie dhe prerjet të shërohen. E rëndësishme është të shmangni ndryshimet e mëdha të peshës për të ruajtur rezultatet. Një abdomen më i tonifikuar mund të përmirësojë dramatikisht imazhin dhe vetëbesimin e pacientëve.
Si Të Mirëmbani Rezultatet E Operacionit Të Rimodelimit Të Barkut?
Rezultatet e proçedurës së rimodelimit të barkut zakonisht zgjasin për një kohë të gjatë dhe ju sigurojnë një bark më të bukur dhe të formuar estetikisht. Efektet e këtij operacioni mund të zgjasin për një kohë të gjatë, por është e rëndësishme të kuptoni se ka disa faktor të cilët mund të ndikojnë negativisht mbi to me kalimin e kohës.
Evitimi i shtatzënisë dhe ndryshimet drastike në peshë pas reduktimit të barkut janë disa nga faktorët kryesor për tu konsideruar. Duke zgjeruar përsëri zonën e barkut, rezultatet mund të dëmtohen. Këto rezultate duhet të ruhen duke mbajtur një peshë të konsiderueshme dhe të shëndetshme.
Gjithashtu mbajtja e një stili jetese të shëndetshëm do të përmirësojë dhe do të zgjasë avantazhet e operacionit të rimodelimit të barkut. Për të tonifikuar muskujt dhe për të shmangur formimin e yndyrës shtesë, ju duhet të mbani një diete të balancuar dhe të ushtroheni rregullisht.
Kujdesi pas operacionit është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për një shërim të shpejtë dhe rezultate më të mira, është thelbësore të ndiqni me kujdes udhëzimet pas-operacionale të kirurgut tuaj, të cilat mund të përfshijnë kufizime në aktivitetin fizik dhe kujdesin e duhur për plagën. Teknikat e mira për kujdesin e plagëve, si aplikimi i kremrave të sugjeruara dhe evitimi i rrezeve të drejtpërdrejta të diellit në zonën e trajtuar, gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e dukshëm të shenjave dhe në ruajtjen e avantazheve estetike të rimodelimit të barkut.
Si përfundim, rezultatet e reduktimit të barkut mund të zgjasin për një kohë të gjatë dhe hapat proaktivë si menaxhimi i peshës, një stil i shëndetshëm jetese dhe kujdesi i duhur pas operacionit janë të domosdoshëm për ruajtjen dhe mbajtjen e rezultateve në vitet e ardhshme.