Procedura e zmadhimit të gjoksit është një vendim shumë personal që duhet marrë me kujdes pasi të keni konsideruar çdo faktor. Është e rëndësishme të keni njohuri të mira për atë që përfshin operacioni dhe të jeni të edukuar mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë proces. Një nga këta faktorë është zgjedhja e implanteve të duhura të gjirit, duke përfshirë madhësinë dhe materialet e disponueshme.
Në këtë mënyrë, do të ndiheni më mirë pas procedurës dhe do të eliminoni nevojën për operacione pasuese për të rregulluar problemet. Për më tepër, ne do të shpjegojmë njëmbëdhjetë fakte që pacientët duhet të konsiderojnë përpara se të mendojnë për kryerjen e kirurgjisë së implantit të gjirit.
Kini Parasysh Gjendjen Tuaj Shëndetësore
Përpara se të zgjidhni madhësinë e duhur të implantit, është e rëndësishme të merrni parasysh disa faktorë të tjerë, duke përfshirë gjendjen tuaj shëndetësore. Është e rëndësishme të përcaktohet nëse jeni të aftë nga ana mjekësore për të përballuar operacionin përpara se të zgjidhni madhësinë e implantit. Rezultatet dhe procesi i rikuperimit mund të ndikohen nga probleme të tilla si çrregullimet autoimune, ndjeshmëria ndaj silikonit, infeksione të përsëritura të gjirit, probleme psikologjike ose probleme të tjera mjekësore.
Për të kuptuar plotësisht rreziqet e mundshme dhe opsionet më të mira të implanteve për shëndetin tuaj, është gjithmonë e këshillueshme të konsultoheni me një kirurg profesional si ata tek Medical Tourism in Albania.
Mos Kosideroni Vetëm Madhësinë E Sutjenave
Gjatë konsultës për zmadhimin e gjoksit, kërkesa më e shpeshtë që dëgjojmë është: "Do të doja të isha një masë "C". Për më tepër, duhet të mendoni më shumë për një masë që i përshtatet trupit tuaj sesa për një masë fikse.
Kjo është shumë e rëndësishme pasi sytjenat kanë një gamë të ndryshme masash të cilat mund të përshtaten ndryshe. Në disa sytjena mund të jeni masa 36 C, ndërsa në një tjetër, 34 D. Prandaj, mos u fokusoni tek madhësia e sytjenave. Bashkëpunoni me mjekun tuaj për të zbuluar madhësinë e implanteve që i përshtaten më mirë pamjes së trupit tuaj.
Njihni Trupin Tuaj
Përpara se të zgjidhni madhësinë e implantit është shumë e rëndësishme të merren parasysh faktorë të tjerë si gjatësia, pesha, forma e trupit si dhe gjerësia e shpatullave, ijeve dhe vitheve. Këta faktorë do të përcaktojnë se cila madhësi dhe cili lloj implanti përshtatet më mirë për ju në mënyrë që të duket sa më natyrale. Nëse masa juaj e trupit është e madhe aq më i madh është implanti që kërkohet për të ruajtur simetrinë.
Gratë me një trup të vogël (1,60 cm, 50 kg) zakonisht do të kenë nevojë për një implant shumë më të vogël se gruatë me një trup më të madh(1,77 cm, 65,7 kg). Të qëndrosh para një pasqyre dhe t'i bësh trupit një ekzaminim kritik nuk është e thjeshtë. Megjithatë, në këtë mënyrë do të keni vlerësim më të plotë të trupit tuaj, gjë që do të përmirësojë aftësinë për të zgjedhur implantin e duhur.
Aspekti Social Dhe Personal
Pavarësisht nga personaliteti juaj, nëse jeni të qetë ose shumë social, implantet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe më rehat me trupin tuaj. Është e rëndësishme që të diskutoni me kirurgun tuaj atë që doni të arrini. Gjinjtë e mëdhenj mund të jenë ideale për femrat në disa karriera të caktuara ndërsa për ato që kanë për të bërë shuëm aktivitet fizik kjo do të jetë më e vështirë. Megjithatë, implantet e gjoksit të një madhësie normale do t'i bëjnë rrobat t'ju përshtaten bukur dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë me rroba banje ose fustane.
Aktiviteti Fizik
Ju duhet të peshoni dëshirën për një gjoks më të madh dhe angazhimit në aktivitetet tuaja të përditshme duke konsideruar nivelin e rehatisë, sidomos nëse jeni një person që pëlqen të stërviteni shumë, të ushtroheni ose të vraponi. Megjithatë, zmadhimi i gjoksit në një masë normale nuk do t'ju pengojë të bëni këto aktivitete.
Gjithsesi, nëse zgjidhni një masë më të madhe do të keni nevojë për më shumë suport nga shpatullat. Gjithashtu nëse implantet janë shumë të mëdha, mund të bëjnë që disa nga rrobat e stërvitjes të mos jenë shumë të rehatshme. Kjo është diçka që duhet ta diskutoni hapur me kirurgun tuaj. Për të mos anashkaluar asnjë nga dëshirat tuaja, mund të konsideroni një implant me masë më të vogël ose më të ulët.
Lloji I Implantit
Implantet E Gjirit Saline
Implantet e gjirit saline janë një nga implantet më të përdorura për procedurat e rritjes së gjirit. Ato janë shumë të sigurta pasi nuk ka rrezik të dëmtojnë trupin edhe nëse prishen. Ata vetëm do të përhapen dhe trupi do ti përthithë natyrshëm. Implantet saline do të duken dhe do të ndihen njësoj si gjoksi juaj natyral. Ato do të jenë perfekte për personat mbi moshën 18 vjeç e sipër.
Implantet E Gjirit Saline Të Strukturuara
Uji i kripur i sterilizuar përdoret për të mbushur implantet e strukturuara, të cilat gjithashtu kanë një strukturë të brendshme të krijuar për t'i dhënë implantit një ndjesi më natyrale.
Implantet E Gjirit Prej Silikoni
Implantet e gjoksit prej silikoni janë implante të mbushura me silikone të cilat ofrojnë një mbushje natyrale dhe të sigurt. Ndryshe nga implantet saline, nëse silikoni rrjedh, xheli mund të rrjedhë në xhepin e implantit të gjirit ose të qëndrojë brenda guaskës. Xheli nuk do të përthithet, kështu që do të thotë se duhet të hiqet nga kirurgu. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të planifikoni kontrolle rutinë me kirurgun tuaj për t'u siguruar që gjithçka po shkon sipas planit.
Nëse implanti i silikonit çahet, silikoni do të rrjedhë ngadalë dhe trupi nuk do të jetë në gjendje ta përthithë atë. Shenjat e para që do të vini re janë ndryshime në formën dhe madhësinë e gjirit, dhimbje, fortësi dhe gjithashtu ënjtje në një periudhë të shkurtër javësh. Sidoqoftë, ato janë shumë të qëndrueshme dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të keni asnjë problem. Këto lloj implantesh mund të përdoren për personat 22 vjeç e lart.
Mos Zgjidhni Masën Që Kanë Të Gjithë
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e madhësisë së duhur të implantit, është e rëndësishme të mos e krahasoni veten me të tjerët. Edhe pse një madhësi do të duket e përshtatshme për dikë, nuk do të thotë se do të duket njësoj për ju. Kirurgu juaj do t'ju ndihmojë të vendosni se cila masë dhe material do t’ju përshtatet më mirë pasi të keni bërë një ekzaminim të plotë të trupit tuaj duke përfshirë masat e tij.
Sillni Një Mik Me Vete Në Konsultën Tuaj
Gjatë konsultës fillestare, tek Medical Tourism në Shqipëri ne do të kalojmë shumë kohë duke u përpjekur të shpjegojmë cdo informacionin dhe aspekt të operacionit për zmadhimin e gjoksit. Gjithë ky informacion mund të jetë i vështirë për tu mbajtur mend prandaj nëse dëshironi mund të sillni një mik me vete. Kjo do t'ju ndihmojë të mbani mend informacionin dhe madje të përdorni mikun tuaj si dikush që mund t'ju japë një mendim shtesë se çfarë madhësie implanti do t'ju përshtatet më së miri.
Mos Kini Frikë Të Vizitoni Kirurgun Tuaj Më Shumë Se Një Herë
Gjatë konsultimit fillestar me kirurgët tanë këtu tek Medical Tourism në Shqipëri, ne do të përpiqemi të vendosim madhësinë e duhur të implantit për ju. Megjithatë, nëse keni ndonjë dyshim, ne ju mirëpresim në klinikë në çdo kohë. Jeni të lirë të vini dhe të shikoni përmasa të tjera nëse po mendoni të zgjidhni një madhësi tjetër.
Ne e dimë se ky është një vendim i rëndësishëm, kështu që është shumë e zakonshme të ndiheni të pasigurt. Mund të ketë disa arsye pse mund të ndryshoni mendje, por për sa kohë që nuk është vonë, mund të vini dhe të shikoni opsione të tjera. Ne duam t'i bëjmë pacientët tanë të ndihen sa më rehat në pamjen e tyre të re, prandaj i inkurajojmë ata të vizitojnë klinikën sa herë që të kenë dëshirë.
Mos Lejoni Që Kirurgu Juaj Të Insistojë Për Madhësinë E Implanteve
Kirurgu juaj do të jetë shoku juaj më i afërt gjatë këtij procesi dhe këshillat e tij janë të rëndësishme në përcaktimin e madhësisë ideale të implantit, por ju gjithashtu duhet të keni një mendim për këtë çështje. Ne ju këshillojmë që të zgjidhni me kujdes mjekun tuaj, pasi kemi dëgjuar për raste kur ata kanë bindur pacientët se madhësia e implantit që ata besojnë se do t'u përshtatet më së miri, edhe përkundër kërkesës së pacientit për një madhësi të ndryshme. Ky vendim duhet të merret në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Njohuria dhe syri i tij kritik do t'ju ndihmojnë të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.
Disavantazhet E Zgjedhjes Së Implanteve Të Gjirit Të Mëdha
Është e rëndësishme të zgjidhni madhësinë e duhur për implantet e gjirit. Megjithëse shumë duan një pamje më të plotë të gjoksit, është e rëndësishme të kuptoni vështirësitë dhe problemet e mundshme të zgjedhjes së një madhësie që mund të jetë shumë e madhe për trupin tuaj. Këtu janë disa probleme që mund të shfaqen nëse zgjidhni implante më të mëdha:
Pamje Jo Natyrale
Nëse zgjidhni implante që janë shumë të mëdha për trupin tuaj, ka shumë të ngjarë që ato t'ju japin një pamje joproporcionale. Nëse dëshironi të dukeni sa më natyrale kjo nuk është zgjedhja e duhur. Nëse janë shumë të mëdha do të bien në sy në mënyrë të çuditshme dhe do të duken shumë artificiale.
Problemet Me Stilin E Jetesës
Implantet e gjirit shtojnë peshë në gjoks dhe nëse zgjidhni një masë të madhe mund të përballeni me vështirësi gjatë aktiviteteve të përditshme, veçanërisht në palestër ose në veprime të tjera më të thjeshta si përkulja dhe shtrirja. Kjo do t'ju bëjë të ndiheni në siklet dhe në disa raste do t'ju shkaktojë edhe dhimbje. Për të reduktuar gjasat e këtyre problemeve, ju rekomandojmë të zgjidhni madhësi më të vogël të implanteve që do t'i përshtaten më mirë stilit të jetës tuaj.
Probleme Me Veshjet
Nëse zgjidhni një masë të madhe të implantit të gjoksit, do të keni më shumë vështirësi në gjetjen e rrobave që ju përshtaten. Mund të ketë raste kur një fustan përshtatet në mënyrë të përsosur në gjoks, por është shumë i gjerë rreth ijeve ose belit. Mund të jetë gjithashtu e nevojshme të përdorni sytjena speciale për të mbështetur dhe përshtatur përmasat më të mëdha, të cilat mund të jenë të kushtueshme dhe të vështira për t'u gjetur.
Rritje Në Peshë
Nëse dëshironi të dukeni të dobëta, zgjedhja e implanteve të mëdha nuk do të jetë e përshtatshme për ju pasi do të dukeni më të shëndosha. Ky është më shumë se thjesht një efekt estetik - pesha e vetë implanteve mund të rrisë peshën totale të trupit të një personi.
Potenciali Për Dëmtim Të Indeve
Implantet e mëdha mund të shkaktojnë stres në indin e gjirit poshtë tyre për shkak të peshës dhe presionit shtesë. Si rezultat i kësaj indi mund të hollohet me kalimin e kohës, duke kërkuar zëvendësime më të hershme të implantit se zakonisht.
Rreziku I Rënies Së Gjoksit
Rënia e parakohshme ose varja e gjinjve mund të rezultojë nga tërheqja gravitacionale e peshës shtesë. Për shkak të kësaj, njerëzit që kanë implante të mëdha shpesh mendojnë për kryerjen e operacioneve shtesë, siç është ngritja e gjirit, në mënyrë që të mbajnë gjoksin e tyre të ngritur.
Zgjerimi Dhe Plakja E Lëkurës
Çdo lloj lëkure ka një elasticitet maksimal. Implantet me përmasa të mëdha kanë potencialin për të zgjeruar shumë lëkurën, duke rezultuar në probleme të tilla si varje, rrudha dhe strija. Me kalimin e kohës kjo shtrirje mund të bëjë që lëkura të duket e plakur para kohe.
Si Të Gjeni Madhësisë Ideale Të Implantit Të Gjirit
Zgjedhja e madhësisë së duhur për implantet e gjirit tuaj është një procedurë e ndërlikuar që kërkon mendim dhe bashkëpunim të konsiderueshëm si nga ju ashtu edhe nga kirurgu juaj. Meqenëse fiziku dhe preferencat e çdo personi janë të ndryshëm, është e rëndëisishme të keni një plan specifik për atë që keni nevojë. Për më tepër, ne kemi përmendur disa hapa që mund t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur:
Provoni Madhësi Të Ndryshme
Përvojë Praktike
Gjatë konsultës fillestare, kirurgu do t'ju dorëzojë disa implante gjoksi në madhësi dhe materiale të ndryshme. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni mirë se si ndihen dhe si ndryshojnë ato mes njëra tjetrës.
Pritshëmëri Realiste
Para se t'i nënshtroheni ndonjë operacioni, është e rëndësishme të keni pritshmëri realiste. Duke marrë parasysh materialet dhe madhësitë e ndryshme nuk ka të bëjë vetëm me pamjen, duhet të keni parasysh edhe funksionalitetin dhe komoditetin e tyre.
Vizualizimi I Personalizuar
Me ndihmën e teknologjisë moderne, ju mund të projektoni rezultate të mundshme që janë specifike për trupin tuaj. Me mjetet e imazhit 3D si Crisalix ose Vectra, ju mund të shihni praktikisht se si do të dukeni pas operacionit.
Diskutoni Hapur Me Kirurgun Tuaj
Zgjidhni Një Mjek Me Ekspertizën E Duhur
Zgjedhja e kirurgut të duhur është hapi më i rëndësishëm i procedurës. Ju duhet të kontrolloni me kujdes ekspertizën e tyre pasi kjo do të ndikojë shumë në rezultatet e operacionit. Për të shmangur çdo keqkuptim, përpiquni të diskutoni qëllimet tuaja dhe çdo shqetësim që mund të keni. Nëse kirurgu ka eksperiencë të mjaftueshme, ai do të jetë në gjendje të gjejë madhësinë e duhur që ju përshtatet më së miri.
Kini Parasysh Rezultatet Afatgjata
Pas përfundimit të operacionit, rezultatet do të marrin pak kohë të shfaqen plotësisht kështu që përpiquni të mos dekurajoheni kur të shihni rezultatet e menjëhershme. Gjithashtu, duhet të keni parasysh se si do të duken ato me kalimin e moshës dhe të merrni parasysh çdo rrezik që mund të shkaktohet nëse nuk zgjidhni masën e duhur.
Si Ta Kuptoni Procedurën E Rritjes Së Gjirit Në Shqipëri
Më poshtë, ne i jemi përgjigjur disa pyetjeve të zakonshme që do t'ju ndihmojnë të zgjidhni madhësinë e duhur të implanteve nëse po mendoni të bëni një operacion për zmadhimin e gjoksit në Shqipëri.
Si Mund Të Gjej Madhësinë E Implantit Të Gjirit Që Do Të Më Përshtatet Më Mirë?
Konsultohuni me një nga kirurgët tanë këtu tek Medical Tourism në Shqipëri për të përcaktuar madhësinë ideale të implantit. Ata do të marrin parasysh dëshirat tuaja, karakteristikat e trupit tuaj dhe rutinën tuaj të përditshme. Për t'ju ndihmuar të vizualizoni se si mund të dukeni pas procedurës, ata do t'ju tregojnë gjithashtu disa imazhe të mahnitshme 3D.
Cilën Madhësi Të Implantit Të Gjirit Zgjedhin Shumica E Njerëzve?
Shumë njerëz në Shqipëri zgjedhin implantet që variojnë nga 300 deri në 400 cc. Kjo përkthehet në masën C. kini parasysh se se trupi i të gjithëve është i vecantë dhe se ajo që ka më shumë rëndësi është rehatia juaj.
A Mund Të Vendos Implante Më Të Mëdha Pas Operacionit Tim Të Parë?
Ju mund të zmadhoni gjoksin pasi operacioni juaj fillestar të jetë shëruar dhe implantet e reja të jenë vendosur. Vetëm sigurohuni që është e sigurt duke u konsultuar fillimisht me kirurgun tuaj.
Çfarë Madhësie Implanti Përdoret Më Shpesh Në Shqipëri?
Masa më e zakonshme e implantit për gratë në Shqipëri është 350–400 cc pasi mjafton për të dhënë rezultate të dukshme duke ruajtur një pamje natyrale dhe proporcionale. Vëllimet e implanteve 300–400cc janë ekuivalente me një sytjena me kupë të madhësisë C për gratë me madhësi mesatare.
Cila Madhësi E Implantit Konsiderohet Shumë E Madhe?
Madhësitë e implanteve të gjirit maten në centimetra kub (CC). Në këtë mënyrë, madhësitë e implanteve bien midis 80 dhe 800 CC. Pa indin e gjirit për të mbështetur madhësinë, pacientët që zgjedhin implante më të mëdha se 400 CC do të kenë një pamje më të shëmtuar që duket sipër lëkurës.
A E Ndryshojnë Implantet Pamjen E Thithkave?
Kompleksi areolar dhe thithka nuk ndikohen shumë nga zmadhimi i gjoksit dhe mund të mos vini re ndonjë ndryshim të dukshëm në madhësi ose formë. Megjithatë, disa gra besojnë se thithkat e tyre janë asimetrike ose tepër të mëdha.