Edhe pse lindja e një bebi është një përvojë që ndryshon jetën, ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim të negativ në trupin e gruas. Nëpërmjet operacioneve estetike pas shtatzënisë, gjithnjë e më shumë femra në Shqipëri po rifitojnë trupin dhe po gjejnë sërish besimin tek vetëvetja. Në këtë artikull, ne do të shpjegojmë arsyet e rritjes së kërkesës së trajtimeve kozmetike pas lindjes, si dhe mënyrën se si perceptohen ato në shoqërinë e sotme. Këto procedura ofrojnë një mundësi që nënat të pranojnë trupin e tyre pas lindjes dhe të rifitojnë besimin e humur te vetja.

Transformimet Fizike Pas Shtatzënisë
Gjoksi Pas Shtatzënisë
Hormonet që i thonë trupit tuaj të krijojë qumësht, prolaktina, rriten menjëherë pas lindjes, ndërsa estrogjeni dhe progesteroni ulet. Kjo do të bëjë që gjinjtë të prodhojnë më shumë qumësht dhe të kenë një rritje të qarkullimit të gjakut, duke i zmadhuar ato. Rritja arrin kulmin dy deri në tre ditë pas lindjes dhe zbehet ndërsa foshnja ushqehet me gji.
Gjinjtë tuaj mund të vazhdojnë të zmadhohen pas lindjes, të zvogëlohen ose të kthehen në madhësinë e tyre para shtatzënisë. Në shumicën e rasteve, gratë zakonisht humbasin një numër dhe gjoksi duket më i vogël. Në raste të tjera rritja e peshës mund të shkaktojë rënie të lëkurës në disa gra duke e bërë gjoksin të duket më i varur. Nëse keni konsumuar duhan më parë, lëkura mund të pësoj më shumë rënie
Muskujt E Barkut Pas Shtatzënisë
Muskujt tuaj të barkut mund të dobësohen pas lindjes dhe mund të pësoni një ndarje në të tyre- si rezultat i zgjerimit të mitrës dhe lindjes. Pas shtatzanisë shumë gra mbesin me një stomak të butë dhe të varur dhe kjo mund të varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë gjenetikën, regjimin e ushtrimeve pas lindjes dhe shkallën në të cilën lëkura dhe indet janë shtrirë gjatë shtatzënisë. Pas tetë javëve të para pas lindjes, në disa raste ndarja e muskujve të barkut mund të shërohet vetë, por ka raste që jo. Këto probleme mund të cojnë në:
- Bark që duket shtatzënë edhe pas lindjes.
- Dobësim të muskujve të barkut.
- Dhimbje shpine kur ngrini gjëra të rënda.
Vagina Pas Shtatzënisë
Nëse keni pasur një lindje të rregullt vaginale, vagina juaj mund të zgjerohet më shumë sec ishte para shtatzanisë. Ajo gradualisht do të tkurret gjatë disa ditëve në vijim pasi rifiton vetitë e saj muskulore. Lëkura e rreth kësaj zone gjithashtu mund të zgjerohet gjatë shtatzënisë dhe lindjes. Labiat, të cilat përbëjnë pjesën e jashtme gjenitale, janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet si dhe për aktivitetin seksual. Pas lindjes, indet e saj mund të tkurren dhe të bëhen të barabarta në madhësi pa shkaktuar dhimbje ose parehati.
Por herë pas here, labia tepër e madhe ose asimetrike mund të shkaktojë parehati dhe probleme me vetëbesimiin. Aftësia juaj për tu ushtruar, për të bërë seks dhe për të veshur rroba të caktuara mund të ndikohet nga ky problem. Ndërsa ky problem mund ti ndodh grave që kanë vetëm një fëmijë është më i zakontë në ato që kanë pasur disa shtatzëni ose nëse shtatzanitë kanë qenë të afërta me njëra tjetrën.
Këmbët Pas Shtatzënisë
Shenjat e strijave, venat me variçe dhe venat merimangë në këmbë mund të rezultojnë nga rritja e peshës gjatë shtatzënisë. Edhe pse ato do të zvogëlohen me kalimin e kohës, nuk do të largohen plotësisht. Çorapet e kompresimit mund të zvogëlojnë dukshmërinë e venave merimangë pas lindjes dhe dhimbjen e lidhur me zgjerimin e variçeve.
Lëkura Pas Shtatzënisë
Lëkura juaj mund të ndikohet, së bashku me pjesën tjetër të trupit, nga ndryshimet në hormone, stresi dhe privimi i gjumit të shkaktuar nga lindja e fëmijës. Ndërsa disa gra që kanë pasur puçrra para se të mbeten shtatzënë mund të fillojnë të vërejnë përmirësime, të tjerat që kanë pasur një lëkurë të pastër mund të kenë më shumë shpërthime. Disa gra mund të vërejnë një vijë të zezë që shtrihet nga kërthiza deri te kocka pubike, ose mund të shohin kloazma, të cilat janë njolla më të errëta të lëkurës mbi buzë, hundë ose ballë. Në muajt e parë pas lindjes, kjo njollë do të fillojë të largohet vetë. Gjithashtu disa gra mund të kenë strija në të gjithë barkun, të cilat gradualisht do të zbehen në ngjyrë, por mund të mos zhduken plotësisht në varësi të rritjes së peshës dhe madhësisë së fëmijës.

Procedurat Kozmetike Më Të Kërkuara Pas Shtatzënisë Në Shqipëri
Ndërsa më shumë gra e përqafojnë këtë përvojë të re që ndryshon jetën, tendencat e reja pas shtatzënisë kanë përparuar shumë. Mëmësia është një udhëtim transformues i mbushur me gëzim dhe sfida. Jo vetëm që operacionet estetike i ndihmojnë gratë të përballen me efektet fizike të lindjes, por ato po ndihmojnë gjithashtu të ndihen më të sigurta në trupin e tyre. Më tej, do të shpjegojmë disa nga procedurat kozmetike më të kërkuara pas lindjes, të cilat po bëhen gjithnjë e më të njohura në Shqipëri.
Tummy Tuck
Pas lindjes, disa nëna që përjetojnë ndarjen e muskujve abdominalë, si dhe ato që mbeten me lëkurë të rrudhur ose dhjam të tepërt në zonën abdominale, mund të zgjedhin ti nënshtrohen abdominoplastikës. Nënat që kanë muskuj barku të dobët ose dhjam të vështirë për tu trajtuar janë kandidatët më të përshtatshëm për këto lloje trajtimesh. Kjo teknikë kirurgjikale, e njohur si "abdominoplastika" , përfshin përforcimin dhe zbutjen e indeve të lëkurës. Abdominoplastika përforcon muskujt në bark, eleminon shenjat e pakëndshme të strijave, dhe e bën barkun të duket më i sheshtë dhe më i hollë.
Zmadhimi i Gjoksit
Forma, simetria dhe madhësia e gjinjve të nënës mund të ndryshojnë si rezultat i shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe këto ndryshime nuk mund të zhbëhen vetëm me aktivitete tonifikuese ose stërvitje me pesha. Gjatë operacionit për zmadhimit të gjoksit dhjami nga një zonë tjetër e trupit transferohet ose implante prej silikoni ose fiziologjikë vendosen duke e bërë gjoksin të duket më i madh, më i rrumbullakosur dhe më proporcional.
Nënat që kanë humbur volumin ose formën e gjoksit si rezultat i shtrirjes dhe kontraktimeve natyrale të lëkurës gjatë shtatzënisë dhe si dhe për shkak të ndryshimeve hormonale, janë kandidate ideale për këtë procedurë. Megjithatë, duke qenë se zmadhimet synojnë kryesisht konturimin e gjoksit, zmadhimin dhe ngritjen e tij, disa paciente që kanë gjoks shumë të varur ose të rënë mund të kenë nevojë për procedura kozmetike shtesë.

Ngritja e Gjoksit
Hormonet e lidhura me shtatzëninë zakonisht shkaktojnë zgjerimin e indeve të gjirit gjatë kësaj periudhe; megjithatë, gjatë pas lindjes, veçanërisht gjatë dhe menjëherë pas gjidhënies, të njëjtat inde tkurren, duke zgjeruar lëkurën e gjirit përtej kufirit të saj elastik. Për nënat që dëshirojnë t'i parandalojnë këto pasoja në mënyrë kirurgjikale, ngritja e gjirit është alternativa e duhur sepse fleksibiliteti nuk do mund të rikthehet vetë. Kirurgjia për lifting të gjoksit mund të heqë lëkurën e lirshme dhe të konturoj gjoksin për një pamje më rinore pa pasur nevojë për implante ose transferim dhjami, por nuk mund të ndryshojë në mënyrë drastike madhësinë e tij.
Liposuksioni
Pas lindjes së fëmijës, shumë nëna përjetojnë xhepa të vazhdueshëm të indeve yndyrore që i rezistojnë dietës dhe stërvitjes. Gjithashtu, liposuksioni mund të përdoret në disa zona të trupit për të reduktuar dhjamin dhe për t'i dhënë formë trupit. Gjithashtu ky trajtim është një teknikë që mund të eliminojë depozitat e vogla deri në mesatare të dhjamit nga beli, krahët, vithet, gjoksi dhe ijet, por nuk është alternativa e duhur për pacientët me sasi të madhe yndyre trupore dhe nuk trajton lëkurën e lirshme ose celulitin.
Mommy Makeover
Një nga procedurat më të përdorura të kirurgjisë plastike sot është "Mommy Makeover", e cila synon të trajtojë me saktësi problemet më të zakonshme tek nënat që sapo kanë lindur. Ky trajtim është popullarizuar në media dhe është bërë teknika e preferuar e personazheve të famshëm.
Termi "mommy makeover" është një term i përgjithshëm për një grup specifik trajtimesh të konturimit të trupit që bëhen në kombinim me njëra tjetrën për të adresuar ndryshimet fizike që ndodhin pas lindjes. Popullariteti i këtij trajtimi mund t'i atribuohet natyrës së tij të personalizuar, ku çdo operacion krijohet për të përmbushur kërkesat specifike të çdo pacienti. Megjithatë, metoda kirurgjikale shpesh fillon me një trajtim për të formuar gjoksin dhe barkun, më pas shton komponentë të tjerë sipas nevojës për klientin.
Duke qenë se gjinjtë dhe barku pësojnë më shumë ndryshime pas shtatzënisë, ato janë zonat e synuara për trajtim. Kthimi në normalitet pas shtatzanisë mund të rezultojë në rënie të dukshme dhe një humbje të madhe të masës së gjirit. Përveç kësaj, lëkura, indet dhe muskujt e barkut shtrihen gjatë gjithë shtatzënisë për t'i lënë vend fëmijës të zhvillohet. Fatkeqësisht, këto zona mund të mos kthehen në formën që kanë pasur para lindjes.
Procedura e mommy makeover mund të përfshijë këto lloje trajtimesh:
- Zmadhimi i Gjoksit
- Ngritja e Gjoksit
- Tummy Tuck
- Abdominoplastika
- Liposuksioni
- Mamoplastia Reduktive

Mommy Makeover i Personalizuar
Mommy makeover përshtatet sipas kërkesave dhe preferencave të çdo pacienti, prandaj periudhat e rikuperimit dhe teknikat kirurgjikale ndryshojnë. Zakonisht, koha e rikuperimit zgjat aq sa zgjat rikuperimi pas procedurës më invazive që do të bëni.
Shumë gra zgjedhin të kryejnë procedurat e tyre kirurgjikale kur fëmijët e tyre janë ende shumë të vegjël. Kjo i lejon ato të rikthejnë pamjen e tyre të mëparshme më shpejt, por kërkon përgatitje të kujdesshme për kujdesin e fëmijës gjatë gjithë periudhës së shërimit. Për katër deri në gjashtë javë pas operacionit, shumica e procedurave kirurgjikale kufizojnë ngritjen kështu që do t'ju duhet të keni dikë afër që do tju ndihmojë me detyrat kryesore.
Koha për rezultatet varet shumë nga procedurat e kryera. Megjithëse ndryshon nga pacienti në pacient, shumica prej tyre ndihen më mirë dhe rehat tre muaj pas operacionit. Këto procedura do të kenë rezultate të qëndrueshme nëse ushqeheni mirë dhe bëni aktivitet fizik.
Avantazhet E Mommy Makeover
Për një sërë arsyesh, duke përfshirë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe vetëbesimit ose thjesht dëshirën për të pasur mundësini të vishni rrobat që keni pasur para shtatzanisë, mommy makeover do të jetë procedura e duhur për ju. Disa nga avantazhet e mundshme të kësaj procedure përfshijnë:
- Lehtësimi i simptomave të diastasis recti: Diastasis recti mund të shkaktojë siklet në legen dhe pjesën e poshtme të shpinës në shumë gra. Disa nga këto simptoma mund të trajtohen me anë të abdominoplastikës për të korrigjuar ndarjen e barkut.
- Rikthimi i kontureve të trupit: Riformimi dhe konturimi i gjirit mund të arrihet me ngritjen e gjoksit, me ose pa zmadhimin e gjirit. Kjo mund të pakësojë apo edhe të ndryshojë efektet e ushqyerjes me gji, humbjes së peshës dhe plakjes.
- Përmirësimi i jetës seksuale: Pas operacionit estetik, gratë do të ndihen më mirë me pamjen e tyre.
Në Përfundim
Nëse jeni një nënë e re që keni hasur vështirësi në rikthimin e vetëbesimit pas lindjes, jeni në vendin e duhur. Fatmirësisht, sot ka shumë procedura të disponueshme për të adresuar probleme të ndryshme që mund të keni me trupin tuaj. Kërkesat për trajtime si abdominoplastika, shtimi ose ngritja e gjoksit, liposuksioni dhe "mommy makeovers" janë rritur shumë gjatë viteve të fundit. Kur ndiheni më mirë në trupin tuaj, do të kujdeseni më mirë edhe për fëmijët. Këto lloje trajtimesh do t'ju ndihmojnë të rifitoni vetëbesimin, përveç se do të ndryshojnë pamjen tuaj.
Ndërsa tendenca vazhdon të zhvillohet dhe kërkesa për këto trajtime rritet gjithnjë e më shumë çdo ditë, është shumë e rëndësishme të zgjidhni klinikën dhe kirurgun e duhur. Duhet të gjeni një doktor që është suportues, nuk vendos pritshmëri të parealizushme dhe ofron rezultate të mrekullueshme. Nisni udhëtimin drejt trupit perfekt sot duke kontaktuar Medical Tourism në Shqipëri.