Search
Close this search box.
Search
Close this search box.
Janar 29, 2024

Arti I Procedurave Kirurgjikale Për Përmirësimin E Pamjes Së Fytyres

Shumë njerëz dëshirojnë të vonojnë plakjen sa më shumë të jetë e mundur. Siç e dimë, fytyra dhe qafa janë zonat që e tregojnë më shumë efektin e këtij procesi natyral. Fatmirësisht, zhvillimet e fundit në fushën e kozmetikës ofrojnë shumë procedura që mund të përmirësojnë tiparet që ju dëshironi të trajtoni. Në këtë artikull do të përmendim disa nga trajtimet që ofron Medical Tourism në Shqipëri për përmirësimin e çdo pjese të fytyrës tuaj. 

Lifting i fytyres ne Shqiperi me cmime te perballueshme

Lifting i fytyrës 

Lifting i fytyrës tani konsiderohet një formë e avancuar arti që përdor një sërë procedurash për të përmirësuar dhe rinovuar pamjen e fytyrës. Gjatë këtij artikulli ne kemi eksploruar artin e kirurgjisë së faceliftit, duke prezantuar një gamë metodash dhe zhvillimesh në këtë fushë.

Facelifting është një operacion kirurgjik estetik i përdorur për të përmirësuar pamjen e fytyrës. Procesi mund të zvogëlojë rënien e lëkurës dhe mund të ndihmojë në trajtimin e rrudhave të lëkurës rreth zonës së syve dhe faqeve. Gjatë procedurës, lëkura tërhiqet prapa në çdo anë të fytyrës. Lëkura e tepërt do të hiqet, dhe indet nën lëkurë do të sistemohen në mënyrën e duhur. Në disa raste facelift përfshin gjithashtu edhe lifting të qafës duke reduktuar dhjamin dhe rënien e lëkurës në këtë zonë. Rrudhat dhe vijat fine të shkaktuara nga ekspozimi ndaj diellit nuk mund të korigjohen nga kjo procedurë, por ato mund të trajtohen nga procedura të tjera.

Lifting Total i Fytyrës 

Gjatë procedurës tipike të faceliftit, prerjet bëhen poshtë hundës, nën linjën e flokut dhe rreth veshëve. Kirurgu do të përforcojë muskujt dhe komponentët e tjerë suportues të fytyrës dhe qafës tuaj, ndërsa ndan lëkurën tuaj nga indet nën të. Nëse është e nevojshme, kirurgu gjithashtu do të heqë dhjamin e tepërt nga këto zona. Pas kësaj, ai do të eleminojë lëkurën e tepërt dhe do ta ripoziciojë atë mbi fytyrën tuaj në mënyrë natyrale. Kjo procedurë është e rekomanduar për ata që duan të reduktojnë pamjen e rrudhave dhe të evitojnë plakjen.

Mini Lifting i Fytyrës

Një variant më pak invaziv dhe më i personalizuar i face lifting është mini facelift.. Në këtë version, lëkura e varur në pjesën e poshtme të fytyrës do të korrigjohet nga kirurgu plastik duke bërë prerje të vogla rreth vijës së flokëve. Të dyja procedurat përfshijnë prerjet e vogla për të ndihmuar në heqjen dhe ngritjen e lëkurës së varur sepse konsiderohen si trajtime kozmetike invazive. Nëse doni t'i arrini këto rezultate dhe të keni sa më pak prerje dhe më pak lëkurë për t'u hequr, mund të jeni një kandidat i përshtatshëm për versionin Mini të lifting. Nëse po mendoni të bëni një operacion estetik, është shumë e rëndësishme të balanconi rreziqet dhe avantazhet e çdo trajtimi.

Lifting i Buzës 

Procedurat më të njohura për përmirësimin pamjen e buzëve janë mbushësit ose implantet e buzëve; megjithatë, gjatë disa viteve të fundit, lip flip ka fituar shumë popularitet. Ky procedurë është zgjat gjithë jetës, ndryshe nga trajtimet e përmendura më sipër. Kjo është një procedurë kirurgjikale që zvogëlon hapësirën midis hundës dhe sipërfaqes së sipërme të buzës duke e bërë atë të duket më voluminoze. Po ashtu, dhëmbët tuaj të mesit do të jenë më të dukshëm kur buzët janë në qetësi. Kjo është një zgjedhje fantastike për ata që duan të japin buzëve tyre më shumë lartësi sesa volum.

Për aa që duan të zvogëlojnë distancën midis buzës dhe hundës lifting i buzëve është trajtimi perfekt. Meqë kjo zonë zakonisht varet me kalimin e moshës, mund të japë pamjen e buzëve më të holla. Nga ana tjetër, disa njerëz mund të preferojnë këtë procedurë nëse nuk kanë marrë rezultatin e dëshiruar nga fillersat ose nëse nuk e pëlqejnë se si duken buzët me to. Për ata që nuk duan të bëjnë injeksione të shpeshta, lifting mund të jetë opsioni i duhur pasi ofron rezultate të përhershme.

Lifting I Qafës

Procedura e lifting i qafës është një trajtim kozmetik që përdoret për të formuar një qafë më të përcaktuar dhe me pamje rinore duke hequr lëkurën dhe dhjamin tepër rreth kësaj zone. Rezultatet mund të zgjasin për një kohë mjaft të gjatë. Megjithatë, lifting i qafës nuk munf të eliminojë totalisht efektet e plakjes. Gjatë kësaj procedure, kirurgu estetik mund të trajtojë probleme të tilla si:

  • Dhjami dhe lëkura e tepërt në pjesën e poshtme të fytyrës
  • Depozitat dhjamore në zonën poshtë mjekrës
  • Lëkura e qafës e lirshme që nuk duket mirë. 
Kirurgjia e implanteve per mjekren

Skulpturimi i Fytyrës Me Implante

Skulpturimi i fytyrës me anë të implanteve ofron rezultate të shkëlqyera për këdo që do të riformojë pamjen e ftyres. Më tej ne do të diskutojmë për implantet e fytyres, duke zbuluar metodat dhe efektet që ato do të japin në riformimin dhe përmirësimin e tipareve të fytyrës.

Implantet E Mjekrës

Mjekra është një pjesë e rëndësishme e fytyrës dhe nëse doni të arrini një pamje më fikse dhe më të definuar, implanti i mjekrës është procedura e duhur për ju. Kirurgu do të duhet të shikojë nga afër tiparet e fytyrës tuaj dhe të bëjë një ekzaminim të plotë për të vendosur nëse jeni të përshtatshëm apo jo për këtë procedurë. Për më tepër, ne do të shpjegojmë disa nga hapat e procedurës për ta bërë më të lehtë për ju të kuptoni se si shkon procesi:

  • Së pari kirurgu do t'ju mpijë duke përdorur anestezi lokale në mënyrë që mos të ndjeni asnjë lloj dhimbjeje apo shqetësimi. 
  • Pasi pacienti është i mpirë dhe nuk ndjen asgjë, kirurgu do të bëjë prerje të vogla ose në vijën e rrudhave natyrale vetëm nën mjekrën e personit ose brenda gojës, ku bashkohen mishrat e dhëmbëve dhe buza e poshtme.
  • Kirurgu krijon një vend për implantin duke e shtrirë me kujdes indin. Implanti vjen në një sërë madhësish dhe formash dhe përbëhet nga një substancë sintetike që ndihet pak a shumë si indi natyral i pranishëm në mjekër. Kjo bën të mundur që implanti të vendoset saktësisht në tiparet e fytyrës së pacientit.
  • Prerja mbyllet nga kirurgu duke përdorur qepje të vogla. Pas procedurës nuk do të keni dhëmbëza të dukshme nëse prerja bëhet brenda gojës.

Implantet e mjekrës janë projektuar të zgjasin gjithë jetën dhe të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata. Konturimi i mjekrës tuaj nuk do të ndryshojë me kalimin e kohës, por aspektet e tjera të fytyrës suaj po. Ka një rrezik minimal që implanti i mjekrës të dëmtohet nga dëmtimet e fytyrës dhe të ketë nevojë për tu zëvendësuar me një implant tjetër.

Kirurgji plastike ne Shqiperi

​Zona E Syve

Shumë njerëz po kërkojnë të rigjallërojnë pamjen e syve të tyre pasi ato janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës. Fatmirësisht, ekzistojnë disa procedura për të përmirësuar pamjen e kësaj zone dhe për ta përshtatur atë me ftyrën tuaj. Më tej ne do të shpjegojmë se cilat janë këto procedura transformuese për sytë dhe si do ta ndryshojnë ato këtë zonë të fytyrës. 

Blefaroplastika

Rajoni që rrethon sytë tuaj mund të duket më mirë pas blefaroplastikës ose kirurgjisë të qepallave. Ky operacion eliminon lëkurën shtesë nga pjesa e sipërme e syve tuaj dhe pakëson pamjen e qeseve të poshme të syve. Gradualisht lëkura bëhet më pak elastike me kalimin e moshës dhe grumbullohet në qepallat e poshtme dhe të sipërme për shkak të tërheqjes së vazhdueshme të gravitetit dhe mungesës së fleksibilitetit. Blefaroplastika mund të bëhet si në qepallat e poshtme ashtu dhe në qepallat e sipërme ose në të dyja.

Gjatë blefaroplastikës, lëkura shtesë, muskujt dhe indi dhjamor themelor do të hiqen në mënyrë kirurgjikale. Por, në disa raste, doktori do mund ti transferojnë indet në vend që t'i heqi ato. Blefaroplastika është kryesisht një trajtim kozmetik, por gjithashtu mund të ndihmojë dhe pacientët që kanë pësuar rënie të konsiderueshme të qepallave të sipërme duke i penguar shikimin.

Probleme të tilla si rrudhat e fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve nuk mund të hiqen me blefaroplastikë dhe reduktim të dhjamit. Rrathët e zinj mund të zvogëlohen me procedura të mëtejshme kirurgjikale dhe jokirurgjikale që ngrenë mollëzat tuaja, mbushin zgavrat poshtë syve ose rregullojnë qeset e syve. Blefaroplastika mund të kombinohet me procedura të tjera kirurgjikale të fytyrës si ngritja e vetullave ose lazeri për rezultate sa më optimale.

​Ngritja E Vetullave

Siç shpjegon edhe emri, ngritja e vetullave është një trajtim kozmetik që ngre zonën e vetullave Qëllimi kryesor i trajtimit është ngritja e lëkurës dhe indeve të buta të zonës së vetullave dhe ballit. Nëse vëreni se lëkura rreth kësaj zone po bie, mund të jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë trajtim. Është e rëndësishme të konsultoheni me një kirurg të specializuar për të kuptuar nëse jeni i përshtatshëm për këtë procedurë apo jo. Nëse nevojiten përmirësime shtesë, kjo procedurë mund të kombinohet me trajtime të tjera. 

Siç mund ta dini, ulja e vetullave ndodh kryesisht me rritjen e moshës, sepse shtrirja bën që indet e buta të humbasin elasticitetin e tyre dhe të kthehen në formën e tyre origjinale. Kjo do të shkurtojë hapësirën midis qerpikëve dhe vetullave duke dhënë një pamje të zemëruar, të mërzitur ose të rraskapitur. Procedura e ngritjes së vetullave mund t'ju japë një pamje më rinore kështu që nëse ndiheni sikur qepallat e sipërme ju bien konsultohuni me një specialist të fushës.

Rinoplastika ne Shqiperi me cmime ekonomike

Rinoplastika - Riformimi & Rindërtimi i Hundës

Procedura e rinoplastikës është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të ndryshuar pamjen e hundës. Kjo procedurë mund të kryhet për të përmirësuar frymëmarrjen, për të ndryshuar pamjen e hundës ose të dyja. Kocka përbën komponentin kryesor strukturor të hundës dhe gjithashtu përbën pjesën më të ulët të saj. Gjatë rinoplastikës doktori do mund të trajtoj cdo problem të kësaj zone. Diskutoni me kirurgun tuaj avantazhet e mundshme dhe përshtatshmërinë tuaj për këtë lloj procedure. Ai gjithashtu do të marrë në konsideratë çdo aspekt të hundës tuaj përpara se të bëjë planin e trajtimit dhe rezultatet e tij.

Si Të Përgatiteni Për Rinoplastikën

Para procedurës, duhet të caktoni një vizitë me kirurgun tuaj. Gjatë kësaj vizite, ju do të flisni me dentistin për pritshmëritë si dhe për qëllimet që keni. Konsulta do të vazhdojë në këtë mënyrë:

  • Kirurgu do të shqyrtojë me kujdes historinë tuaj mjekësore dhe do të pyesë për pritshmëritë dhe qëllimet që keni. Përgjigjunii këtyre pyetjeve dhe përfshini gjithçka që mund të mbani mend, duke përfshirë ilaçet që merrni, bllokimet e hundës dhe operacionet e tjera. Ka disa çrregullime ose sëmundje si hemofilia që mund t'ju bëjnë të papërshtatshëm për një procedurë si kjo. 
  • Hapi tjetër pas konsultimit fillestar do të jetë një ekzaminim fizik i bërë nga kirurgu. Ai do të shikojë me kujdes tiparet e fytyrës tuaj dhe pjesët e brendshme dhe të jashtme të hundës dhe indeve përreth. Gjatë këtij ekzaminimi, kirurgu do t'ju tregojë për ndryshimet që duhet të bëhen dhe si do të duket rezultati përfundimtar. Kirurgu do të vërejë edhe faktor të tjerë si forca e kërcit të hundës dhe trashësia e lëkurës që e rrethon të cilat mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare. Ky ekzaminim bëhet gjithashtu për të parë se si procedura do të ndikojë në frymëmarrjen tuaj.
  • Që të vini re ndryshimet që do të bëjë procedura, kirurgu do të duhet të bëjë disa fotografi në kënde të ndryshme. Ai gjithashtu do të përdorë programe kompjuterike për t'ju treguar se çfarë mund të prisni nga procedura dhe çfarë mund të arrihet prej saj. Këto fotografi para dhe pas do të shërbejnë si referencë për kirurgun gjatë operacionit. 
  • E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duhet të diskutoni paraprakisht me kirurgun tuaj pritshmëritë që keni për këtë procedurë. Ju gjithashtu mund të flisni për arsyen pse dëshironi të bëni ndryshim në hundën tuaj dhe si dëshironi të duken rezultatet. Pastaj mjeku juaj do të diskutojë se çfarë është më e përshtatshme për ju dhe çfarë mund të bëjë trajtimi për rastin tuaj specifik. Edhe pse mund të mos ndiheni shumë të sigurt kur flisni me dentistin tuaj për pamjen tuaj ose nuk ju pëlqen të bëni foto, duhet të kuptoni se komunikimi është shumë i rëndësishëm në mënyrë që rezultati të jetë sa më optimal. 

Konsultimi fillestar para operacionit është shumë i rëndësishëm sepse ekzaminimi i anatomisë së fytyrës tuaj dhe aspekteve të ndryshme që mund të ndikojnë të rezultatet e rinoplastikës. Disa pacientë, për shembull, vijnë të konsultohen për rinoplastikë, por mund të kenë nevojë për një procedurë tjetër si implantimi i mjekrës për të përmirësuar pamjen e tyre të përgjithshme. Kjo ndodh sepse kur mjekra është e vogël krijon iluzionin e një hunde më të madhe. Diagnostikimi dhe trajtimi i problemit do të përmirësojë padyshim pamjen tuaj dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të konsultoheni me një mjek të specializuar i cili ka njohuritë dhe përvojën e duhur për të trajtuar këto lloj problemesh. 

Në Përfundim

Si përfundim, siç mund të keni kuptuar deri tani, ekzistojnë shumë procedura për të trajtuar çdo problem të mundshëm që mund të keni me fytyrën tuaj. Nga ndërhyrjet për të zmadhuar pjesë të fytyrës deri te skulpturimi me implante, dhe përmirësimi i zonës së syve, kirurgjia dhe trajtimet estetike kanë evoluar shumë. Ju mund të arrini pamjen që dëshironi dhe të përmirësoni defektet tuaja me këto procedura të thjeshta që prodhojnë rezultate të mahnitshme. Si përfundim, edhe përse këto procedura janë shumë efektive dhe jo shumë invasive, është shumë e rëndësishme të zgjidhni kirurgun e duhur. Duke zgjedhur një profesionist me eksperiencë dhe të trajnuar, do të arrini pamjen e dëshiruar pa kompromentuar tiparet tuaja natyrale dhe pa dukur "Fallco".

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form