Search
Close this search box.
Search
Close this search box.
Korrik 31, 2024

Faktorët Që Duhen Marrë Parasysh Përpara Lifting Të Fytyrës

Ndërsa plakemi, lëkura jonë ka tendencë të humb elasticitetin dhe rrudhat fillojnë të formohen. Ndërsa disa njerëz e kanë të lehtë ta pranojnë këtë proces natyror, të tjerë jo. Nëse jeni duke kërkuar të reduktoni dhe të parandaloni efektet e plakjes në lëkurë lifting të fytyrës, një nga ndërhyrjet kirurgjikale më moderne, do të jetë procedura e duhur për ju, por është e rëndësishme që ta mendoni çdo hap me kujdes dhe të merrni parasysh çdo faktor. 

Ky trajtim do të jetë veçanërisht i nevojshëm për ata që kanë vënë re shenja të dukshme të plakjes, të tilla si rënia e pjesës së poshtme të fytyrës që shkakton humbjen e definimit të nofullës dhe humbjen e volumit në faqe. Jo vetëm fytyra, por edhe emocionet tuaja, ndikohen nga plakja. Kjo do të thotë që kjo procedurë do të jetë vërtet e dobishme në çdo mënyrë.

Kur dëgjoni për herë të parë për avantazhet e lifting të fytyrës, ideja që do t'ju bëjë të dukeni më të rinj, mjafton. Megjithatë, kjo procedurë është më shumë se kaq dhe ka disa faktor që duhet të merrni parasysh nëse doni të bëni zgjedhjen e duhur. Në këtë blog, ne i jemi përgjigjur disa prej pyetjeve më të zakonshme që mund të keni, të cilat do t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë procedurën e lifting dhe çfarë rezultatesh do të ofroj ajo për ju. 

Turizmi mjekesor ne Shqiperi per nje lifting te plote te fytyres

A Duhet Ta Konsiderojë Procedurën E Lifting Të Fytyrës?

Para se t'i nënshtroheni procedurës së lifting të fytyrës duhet të keni parasysh disa faktorë dhe ekzaminimi me një kirurg plastik profesionist është më i rëndësishmi. Stafi i Medical Tourism në Shqipëri është i njohur për ekspertizën në procedurat e lifting dhe i kushton një rëndësi të madhe vizitave fillestare. Gjatë këtyre vizitave, kirurgu do të bëjë një kontroll të plotë të shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke përfshirë edhe gjendjen e lëkurës tuaj. Faktorë të tjerë të rëndësishëm përfshijnë moshën, elasticitetin e lëkurës dhe çfarë doni të arrini. 

Para se t'i nënshtroheni procedures së lifting, kirurgu do t'ju rekomandojnë që fillimisht të provoni metoda të tjera që nuk konsiderohen invazive. Kur ato të mos japin më rezultatet e dëshiruara, procedura e lifting të fytyrës do të jetë zgjidhja e duhur. Kjo procedurë do t'ju bëjë të dukeni më të rinj, pa qenë nevoja ta përrsërisni disa herë në vit. Edhe pse procedura e lifting konsiderohet operacion invaziv rezultatet që ajo ofron nuk do të jenë të arritshme me asnjë trajtim tjetër. 

Kirurgjia me e mire per lifting te fytyres ne Shqiperi

Në Cilën Moshë Duhet Ta Konsideroni Procedurën E Lifting Të Fytyrës?

Procedura e lifting të fytyrës nuk ka një moshë fikse pasi kjo varion nga disa faktorë të ndryshëm. Vendimi nëse dëshironi ti nënshtroheni këtij operacioni duhet të jetë individual dhe duhet të konsiderohet mjaf mirë. Disa prej faktorëve që duhet të merren parasysh janë niveli i rrudhave, elasticiteti, gjendja e lëkurës tuaj si dhe stili i jetesës. Më poshtë, do t'ju shpjegojmë se çfarë do të ndodh nëse lifting i fytyrës bëhet në të 30-at dhe në të 40-at. 

Nën 30

Nëse jeni nën 30 vjeç, kirurgët tanë tek Medical Tourism në Shqipëri do t'ju rekomandojnë që fillimisht të provoni disa trajtime jokirurgjikale. Këto trajtime jo-invazive mund të përfshijnë lazer, injeksione dhe produkte për kujdesin e lëkurës. Edhe pse ato nuk funksionojnë njësoj si lifting i fytyrës, ato do të shtyjnë nevojën për procedura më invazive. Këto metoda gjithashtu funksionojnë shkëlqyeshëm në fshehjen e shenjave të hershme të plakjes si vijat e holla dhe rrudhat. 

40 Vjeç E Lart

Ndërsa arrijmë moshën 40 vjeç, do të vërejmë më shumë shenja të plakjes se më parë. Sidoqoftë, kjo ndryshon nga personi në person. Nëse jeni një nga ata njerëz që kanë zhvilluar rrudha të thella në fytyrë, do të konsideroheni një kandidat i përshtatshëm për këtë trajtim. Pacientët që janë në të 40-at ose më të vjetër do të kenë rezultate më afatgjata dhe dhe më të dukshme pas lifting. Tek Medical Tourism në Shqipëri, ne bëjmë çmos për të ofruar rezultate sa më natyrale pas çdo procedure që kryejmë. 

Cilësia Dhe Elasticiteti I Lëkurës

Kur bëhet fjalë për rezultate të shkëlqyera, mosha nuk është faktori i vetëm që ju bën të përshtatshëm për procedurën e lifting të fytyrës. Elasticiteti i lëkurës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm që do të ndikojë në rezultatet e këtij trajtimi. Ata pacientë që kanë elasticitet më të mirë të lëkurës do ta kenë më të lehtë procesin e rikuperimit dhe rezultatet do të duken shumë më të mira. Gjatë konsultës fillestare, kirurgu juaj do të vërej me kujdes lëkurën dhe do të vendos nëse lifting i fytyrës është trajtimi më i mirë për ju ose nëse duhet të provoni trajtime të tjera më pak invazive. 

Rezultatet e lifting te fytyres

Llojet E Ndryshme Të Lifting Të Fytyrës

Për të marrë rezultatet që dëshironi, stafi ynë tek Medical Tourism në Shqipëri do të personalizoj procedurat e lifting të fytyrës bazuar në nevojat e çdo pacienti. Kirurgët tanë janë ekspertë të cilët kanë marrë një sërë trajnimesh në teknikat e ndryshme të lifting të fytyrës. Thënë kështu ata do të mundohen të përmirësojnë dhe trajtojnë të gjithë zonat që pacientët kanë më shumë problematika. Më poshtë do të rendisim disa nga zonat kryesore të fytyrës që do mund të trajtohen në mënyrë perfekte me këtë procedurë:

Një nga zonat më të zakonshme që trajtohet nga lifting i fytyrës është pjesa e poshtme e fytyrës që përfshin qafën. Kjo njihet edhe si ngritje e fytyrës së poshtme ose ngritje e qafës. Ky trajtim do të trajtojë varjen dhe rrudhat në këtë zonë dhe nofullën duke e bërë fytyrën tuaj të duket e definuar dhe më e re. 

Një tjetër zonë e zakonshme që trajton lifting është mesi i fytyrës. Pas përfundimit të procedurës zona e mollëzave do të duket më e rafinuar dhe do të shpëtoni nga lëkura e varur dhe rrudhat. Kjo teknikë do të rekomandohet veçanërisht për individët që shfaqin më shumë shenja të plakjes në pjesën e mesme dhe të poshtme të fytyrës sesa në zonën e sipërme të fytyrës. 

Për individët që përjetojnë shenja të plakjes në zonën e ballit, lifting i fokusuar në këtë zonë do të jetë trajtimi ideal. Disa nga shenjat që tregojnë se mund të keni nevojë për këtë procedurë janë rënia e vetullave ose rrudhat e thella të ballit. Zakonisht, kjo procedurë do të jetë ideale për meshkujt pasi kjo është zona më e zakonshme ku ata shfaqin shenjat e para të plakjes. Pas përfundimit të procedurës do të keni një ballë të lëmuar dhe do të dukeni shumë më të rinj. 

Kur vjen puna për të zgjedhur teknikën më të mirë të lifting të fytyrës, është e rëndësishme të konsultoheni me një kirurg të specializuar. Pasi të bëjnë një ekzaminim të plotë at do të vendosin se cilat zona duhet të trajtohen dhe nëse lifting i plotë i fytyrës do të jetë zgjidhja e duhur. 

Lifting i fytyres per rrudhat dhe lekuren e varur

A Jam Një Kandidat I Përshtatshëm Për Procedurën E Lifting Të Fytyrës?

Ashtu si me çdo procedurë kirurgjikale, edhe për lifting të fytyrës duhet të jeni një kandidat i përshtatshëm. Kjo përshtatshmëri do të varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë kriteret fizike dhe shëndetësore. Është shumë e rëndësishme që të gjeni klinikën dhe kirurgun e duhur përpara se të konsideroni këtë operacion. Tek Medical Tourism në Shqipëri shëndeti i pacientit dhe ofrimi i rezultateve më të mira të mundshme janë prioriteti ynë kryesor. Ka disa faktorë që do të përcaktojnë nëse jeni apo jo një kandidat i përshtatshëm për këtë procedurë, duke përfshirë:

Shëndetin Tuaj Të Përgjithshëm

Një nga aspektet kryesore që do të përcaktojë nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për një procedurë kirurgjikale është shëndeti juaj i përgjithshëm. Është shumë e rëndësishme që të jeni të shëndetshëm përpara se të hyni në sallën e operacionit. Nëse keni ndonjë çrregullim të gjakut si mpiksje ose presion të lartë të pakontrolluar ose keni përjetuar probleme të mëparshme me anestezinë, është e rëndësishme ta diskutoni këtë me kirurgun tuaj. 

Elasticiteti I Lëkurës

Nëse dëshironi që rezultatet e lifting të fytyrës të zgjasin për një kohë të gjatë, nivelet e elasticitetit të lëkurës suaj duhet të jenë optimale. Ky është një faktor i rëndësishëm pasi procedura përfshin tërheqjen për të zhdukur rrudhat dhe për të eliminuar varjen. Elasticiteti do t'ju sigurojë të dukeni mirë pas gjithë këtij procesi dhe gjithashtu do të bëjë të mundur që rezultatet të zgjasin shumë më gjatë.  

Gjendja Fizike Dhe Pesha

Nëse po kosnideroni procedurën e lifting të fytyrës, është e rëndësishme të jeni afër peshës suaj ideale. Në këtë mënyrë do të siguroheni që rezultatet të duken sa më natyrale dhe nuk do të përjetoni ndryshime drastike me kalimin e kohës. Nëse shtoni shumë peshë, rezultatet do të ndikohen dhe do të duket sikur nuk keni bërë asgjë. Nëse doni që rezultatet të zgjasin sa më shumë të jetë e mundur është e rëndësishme të mbani një dietë të shëndetshme. 

Shenjat E Mundshme

Nëse keni pasur histori me plagët keloide që shtrihen përtej shenjës origjinale, kjo mund të ndikojë gjithashtu në përshtatshmërinë tuaj për lifting të fytyrës. Gjithashtu individët që janë të prirur ndaj gurëve në veshka mund të kenë shenja më të dukshme pas operacionit, duke ndikuar kështu në rezultatet përfundimtare.

Shenjat E Plakjes Në Fytyrë

Ne rekomandojmë që pacientët tanë fillimisht të konsiderojnë metoda jo-kirurgjikale për të trajtuar shqetësimet e tyre përpara se të konsiderojnë procedurën e lifting të fytyrës. Më pas nëse vëreni se këto metoda nuk po japin më rezultatet që dëshironi, mund të konsideroni këtë trajtim më invaziv i cili padyshim që do të jap rezultate më të dukshme.  

Rezultatet para dhe pas kirurgjise per liting te fytyres ne Shqiperi

Sa Kohë Duhet Për T'u Rikuperuar Nga Lifting I Fytyrës?

Kur bëhet fjalë për procedurën e lifting të fytyrës, procesi i rikuperimit është po aq i rëndësishëm sa çdo fazë tjetër e trajtimit. Në mënyrë që të keni rezultate sa më të mira, duhet të planifikoni gjithçka përpara dhe të merrni parasysh faktorët e rrezikut. Në varësi të kompleksitetit të operacionit, procesi i shërimit për secilin person, lloji i punës ose aktiviteteve, koha e rikuperimit mund të ndryshojë nga personi në person.

Është shumë e rëndësishme që pas ditëve të para të merrni kohën tuaj për të pushuar dhe të filloni të lëvizni gradualisht. Shenjat, ënjtjet dhe një ndjenjë shtrëngimi rreth qepjeve do të jetë normale dhe me kalimin e kohës do të reduktohet, duke u rikthyer në normalitet. Pas rreth dy javësh do të ndiheni më të qetë dhe më të kënaqur me pamjen tuaj të re. Gjatë kësaj kohe ju gjithashtu do të jeni në gjendje ti riktheheni aktiviteteve tuaja normale. 

Procesi I Shërimit Hap Pas Hapi

Siç e thamë dhe më parë, procesi i rikuperimit është i ndryshëm nga një person në tjetrin dhe do të varet nga disa faktorë duke përfshirë zonën e trajtuar, procesin e shërimit të individit dhe mënyrën se si trupi juaj do t'i përgjigjet trajtimit. Por në të shumtën e rasteve, do të përfshihen këto hapa:

Periudha Pas Operacionit

Gjatë ditëve të para pas procedurës është e rëndësishme të merrni pak kohë për veten dhe të pushoni mjaftueshëm. Mund të ndjeni dhimbje, mavijosje dhe ënjtje pranë zonës së trajtuar, gjë që është normale. Gjithashtu do të merrni udhëzime nga kirurgu juaj se si të kujdeseni për zonën ku është kryer operacioni, çfarë ilaçesh të merrni për tu shëruar sa më shpejt dhe për të ulur rrezikun e infeksionit dhe se kur të caktoni një takim pasues me kirurgun për të parë se si po shkon shërimi. Nëse doni të reduktoni ënjtjen aplikoni kompresa të ftohta dhe mundohuni ta mbani kokën lart.

Dy Deri Në Tre Javët E Para

2-3 ditët e para janë ditët më të rëndësishme për procesin e shërimit tuaj. Pas operacionit, do të jeni në gjendje të lëvizni lirisht, por gjithësesi mos u sforconi shumë pasi mund të ushtroni presion në prerjet tuaja dhe të zgjasni procesin e shërimit. 

Gjatë kësaj periudhe është normale që të keni ënjtje dhe nxirje të zonës, dhe gjithashtu të ndiheni të mpirë. Është e rëndësishme që t'i ndiqni me shumë kujdes rekomandimet e mjekut pas operacionit, nëse doni që të merrni rezultate të përkyera.

Rikthimi Në Aktivitetet Normale

Pas operacionit, shumica e pacientëve do të ndihen të gatshëm dy deri në tre javë më vonë, ti rikthehen punëve dhe aktiviteteve të tyre të përditshme, kur efektet më të dukshme të fillojnë të bien. Megjithatë, është e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje trupit tuaj dhe të merrni kohën e mjaftueshme me këtë procedurë.

Rezultatet Afatgjata

Rezultatet e plota të procedurës së lifting të fytyrës do të shfaqen pas gjashtë deri në nëntë muajsh. Edhe pse ënjtja do të ulet pas 1 muaji, fytyra juaj do të përshtatet me këtë ndryshim në një kohë mjaft të shkurtër. Është shumë e rëndësishme që të mbroni fytyrën dhe plagët nga dielli gjatë gjithë kohës duke përdorur krem ​​kundër diellit çdo dy orë. Gjithashtu, duhet të ndiqni me përpikmëri rekomandimet e kirurgut nëse dëshironi që rezultatet të jenë të shkëlqyera dhe të zgjasin sa më shumë. 

Shërimi I Plagës

Do të duhen 12 deri në 18 muaj që plagët e lifting të fytyrës të zbehen dhe do të jenë gati të padukshme. Edhe pse nuk do të zhduken asnjëherë plotësisht, ato do të pozicionohen në mënyrë të fshehur në vijën e flokëve tuaj.

Kirurgjia e lifting te fytyres ne Shqiperi

A Do Të Kem Plagë Të Dukshme Pas Lifting Të Fytyrës?

Tek Medical Tourism në Shqipëri, mjekët tanë përdorin teknika moderne të vendosjes së qepjeve për të minimizuar plagët e dukshme pas operacionit. Ata i bëjnë prerjet me kujdes duke ndjekur konturet dhe pjesët e fshehura të fytyrës dhe vijës së flokëve, pasi e kuptojnë se sa e rëndësishme është që plagët të mos jenë të dukshme. Kjo është e mundur për shkak të kësaj vendndodhjeje të saktë dhe teknikave tona precize të qepjeve, të cilat bëjnë të mundur një përzirje më të natyrshme me lëkurën tuaj.

Kirurgët tanë ekspertë i kushtojnë shumë vëmendje qepjeve pasi e dinë që pamja e tyre do të ndikojë shumë në rezultatet e procedurës dhe kënaqësinë e pacientit. Ata do të bëjnë çmos për t'i bërë shenjat më pak të dukshme dhe për t'i fshehur ato aq mirë në vijën e flokëve dhe në zonën e veshit. Pas 1 viti shenjat do të jenë gati të padukshme dhe do të miksohen në mënyrë perfekte me lëkurën tuaj. 

Gjatë konsultës fillestare kirurgu juaj do të identifikojë vendet e qepjeve dhe do të përdor teknikën e duhur për të reduktuar sa më shumë pamjen e tyre. Kjo përfshin jo vetëm metodat kirurgjikale, por edhe rekomandimet për kujdesin pasues që promovojnë shërimin më të mirë të plagëve. 

Është gjithashtu e rëndësishme të kini parasysh se, pavarësisht përpjekjeve më të mira të mjekëve tanë për të lënë sa më pak shenja, çdo person shërohet ndryshe. Plagët kërkojnë kohë për t'u reduktuar për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë gjenetikën, llojin e lëkurës dhe mënyrën se si i ndiqni këshillat e kujdesit pas operacionit. Për të minimizuar shenjat, stafi ynë do t'ju jap udhëzimet e nevojshme se si të kujdeseni për qepjet dhe si të përshpejtoni procesin e shërimit.

Sa Kohë Zgjasin Rezultatet E Llifting Të Fytyrës?

Nëse po mendoni të bëni lifting të fytyrës është e rëndësishme të dini se rezultatet janë të ndryshme për të gjithë. Kohëzgjatja e rezultateve të procedurës varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë mënyrën se si dukej lëkura juaj para, mosha kur keni kryer procedurën dhe sa shpejt reagon trupi juaj ndaj plakjes.

Pacientët që kanë elasticitet të lartë të lëkurës do të kenë rezultate më të gjata pas procedurës së lifting. Kjo ndodh për shkak se elasticiteti i tyre e mban fytyrën më në formë pas operacionit dhe i përgjigjet më mirë shtrëngimit dhe ripozicionimit. Nga ana tjetër, ata që kanë humbur ndjeshëm elasticitetin në lëkurën e tyre, do të vërejnë se shenjat e plakjes do të rikthehen më shpejt.

Është e rëndësishme të kini parasysh se megjithëse lifting i fytyrës mund të reduktojë në mënyrë dramatike shenjat e moshës, procesi i plakjes ende vazhdon. Pas procedurës, ju do të keni një pamje më rinore e cila do të zgjas për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, edhe përse me kalimin e viteve fytyra juaj do të vazhdojë të plaket,nuk do të jetë i njëjti ritëm. Nëse doni që rezultatet të zgjasin sa më gjatë, kini parasysh këto këshilla:

  • Pirja e duhanit mund të ndikojë shumë në lëkurën tuaj dhe në mënyrën se si fytyra juaj plaket. Nëse pini duhan rregullisht, do të përjetoni plakje të parakohshme dhe aftësia e rikuperimi do të ngadalsohet ndjeshëm. Nëse dëshironi të ruani rezultatet sa më gjatë të jetë e mundur, duhet të lini duhanin dhe të shmangni çdo produkt me përmbajtje nikotine. 
  • Kur bëhet fjalë për plakjen, dielli është një nga faktorët kryesor pasi ekspozimi ndaj rrezeve UV shkakton dëmtim të lëkurës duke i bërë rrudhat më të theksuara. Nëse dëshironi të ruani rezultatet sa më gjatë është shumë e rëndësishme të përdorni krem ​​kundër diellit me mbrojtje mbi 50 dhe ta riaplikoni çdo 2 orë. 
Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form