Nëse kohët e fundit i jeni nënshtruar operacionit të otoplastikës në Shqipëri, duhet të dini se procesi i rikuperimit kërkon vëmendje dhe kujdes të specializuar. Është shumë e rëndësishme të ndiqni sugjerimet dhe udhëzimet që do t'ju japë mjeku juaj. Nëse pushoni, kujdeseni për plagët dhe merrni ilaçet tuaj siç ju ka udhëzuar mjeku juaj ju do të shëroheni më shpejt nga c’mendoni. Ushtrimet intensive, përdorimi i nikotinës dhe përdorimi i alkoolit duhet të shmangen pasi këto faktor mund të vonojnë procesin e shërimit. Për më tepër, trupit do ti duhen mjaftueshëm ushqim dhe lëngje për të qëndruar i hidratuar. Hapat e fundit drejt shërimit janë konsultat pasuese dhe ndjekja e udhëzimeve që doktori juaj do t’ju jap për cdo problem që mund të ndodh rrugës.
Çfarë është Otoplastika?
Ndonjëherë veshët mund të duken më të dalë ose nuk përshtaten për madhësinë e kokës tuaj dhe ndonjëherë mund të duken të deformuar për shkak të një procedre tjetër të mëparshme. Procedura e zvogëlimit të veshëve quhet Otoplastikë. Zakonisht, operacioni bëhet në të dy veshët për të përmirësuar simetrinë dhe për ta bërë fytyrën të duket më e ekuilibruar. Kjo procedurë nuk do të ndikojë në pozicionimin e tyre dhe në dëgjimin tuaj.
Çfarë ndodh gjatë procedurës?
Përpara operacionit
Operacion i otoplastikës duhet të kryhet në mjedis spitalor ose në një klinikë kozmetike. Ju do të jeni nën efektin e qetësuesve dhe anestezis lokale në mënyrë që të mpiheni për të mos ndjerë dhimbje gjatë trajtimit. Në disa raste, ju duhet të merrni anestezi të përgjithshme përpara procedurës në mënyrë që të mpiheni totalisht dhe të jeni në gjëndje gjumi. Për të zgjedhur se cila alternativ është më e mira për ju, është thelbësore të diskutoni të gjitha këto mundësi me kirurgun tuaj dhe të zgjidhni se cila është mënyra më e mirë për të vepruar.
Gjatë operacionit
Procedura e otoplastikës do të zgjidhet në varësi të rrethanave tuaja. Prerja, pozicionimi i qepjeve dhe teknika e përdorur do të ndrryshoj nga rrehanat e vecanta të pacientit. Prerjet do të vendosen tek pjesa e pasme e veshëve në mënyrë që të mos duken. Pas prerjeve kirurgu do të presë çdo kërc ose lëkurë të tepërt që do të duhet të eliminohet. Kërci do të paloset me mjeshtëri në pozicionin e duhur dhe më pas do të qepet nga brenda. Qepje shtesë do të jenë të nevojshme për të mbyllur plagët. Procedura zakonisht përfundon për dy orë.
Pas operacionit
Veshët tuaj do të fashohen në mënyrë që të kenë mbështetje dhe mbrojtje pas procedurës së otoplastikës. Mund të keni pak dhimbje dhe kruajtje, kështu që është e rëndësishme të merrni çdo ilaç kundër dhimbjeve sipas udhëzimeve të mjekut. Nëse vëreni se keni akoma shqetësime edhe pas ilaceve atëher kontaktoni mjekun tuaj sa më parë.
Rekomandohet të flini në pozicion të drejt, si dhe të evitoni prekjet në qepje, për të parandaluar presionin në plagët tuaja. Veshja e bluzave me kopsa ose këmishave me jakë të lirshme do tju ndihmojë gjithashtu pasi ato shmangin lehtësisht kontaktin me zonën e trajtuar.
Mjeku juaj do t'i heqë fashat disa ditë pas trajtimit dhe mund të vëreni se veshët tuaj mund të duken të fryrë dhe të skuqur. Gjatë javëve të para, rekomandohet që të flini me një shirit koke të lirë që mbulon veshët për të parandaluar lëvizjen e paqëllimshme të tyre.
Në disa raste, qepjet do të shpërbëhen vetë, ndërsa në raste të tjera ato mund të kenë nevojë të hiqen nga mjeku në klinikë. Është thelbësore të diskutoni me mjekun se kur do të duhet të hiqni qepjet. Ai gjithashtu do t'ju këshillojë se kur do të jetë koha e përshtatshme për t’ju rikthyer disa aktiviteteve.
Kush është një kandidat i përshtatshëm për otoplastikën?
Ka disa gjëra që duhen marrë parasysh para operacionit të veshëve. Ky operacion është më i përhapur tek fëmijët. Ata duhet të jen të shëndetshëm, të mos vuajn nga ndonjë infeksion kronik dhe të jenë mbi moshën 5 vjec në mënyrë që të jenë të aftë të ndjekin qartë udhëzimet e doktorrit. Gjithashtu ata duhet të jenë në gjëndje te shprehin mendimet e tyre për sa i përket kesaj procedure dhe nës nuk duan ti nënshtrohen. Cdo gjë varet në bazë të dëshirës së pacientit.
Të rriturit dhe adoleshentët që janë të shëndetshëm dhe që nuk vuajn nga ndonjë problem shëndetsor, janë gjithashtu kandidat të përshtatshëm. E mira do të ishte që pacientët mos të jenë konsumues të duhanit dhe të kenë pritshmëri realiste për sa i përkt këtij operacioni.
Është e rëndësishme të kuptoni se operacioni i veshit është trajtim individual që duhet ta bëni vetëm nqs nuk ndiheni mirë me veten tuaj, jo për të kënaqur të tjerët ose t’ju përshtatur imazhit ideal.
Cilat janë avantazhet e Otoplastikës?
Otoplastika është një procedurë që synon të rregullojë çdo asimetri të mundshme dhe u siguron pacientëve të saj një pamje më të ekuilibruar që i përshtatet fytyrave të tyre në mënyrë natyrale. Shumë njerëz do të përfitojnë nga ky operacion dhe vetëvlerësimi i tyre do të përmirësohet duke i bërë ata më të sigurt në vetvete. Nuk do të keni asnjë plagë të dukshme, pasi qepjet do të jenë të fshehura mirë pas veshëve.
Cilat janë disa nga rreziqet otoplastikës?
Një tjetër gjë që duhet marrë në konsideratë nëse keni vendosur të kryeni operacionin e rimodelimit të veshëve është të kuptoni rreziqet dhe komplikimet e mundshme që mund të ndodhin. Otoplastika konsiderohet një procedurë shumë e sigurt dhe aspak e rrezikshme, por vlen të theksohet se si çdo operacion tjetër, ka disa rreziqeqë duhen marë parasysh. Së pari, disa individë mund të jenë alergjik ndaj materialeve kirurgjikale që përdoruren gjatë procedurës.
Efekte të tjera anësore të mundshme mund të jenë gjakderdhja e tepruar, mpiksja e gjakut, apo edhe ndryshimet në ngjyrën e lëkurës. Anestezia gjithmonë përbën rrezik gjatë procedurave kirurgjikale, ndaj komplikacionet mund të jenë të mundura dhe në këtë rast. Në disa raste, një procedurë e dytë mund të jetë ë nevojshme nëse operacioni i parë nuk i arrin pritshmëritë e pacientit ose nëse ndodh dicka gjatë procesit të rikuperimit.
Periudha e rikuperimit pas otoplastikës
Shqetësimi dhe dhimbja e lehtë konsiderohet normale pas çdo ndërhyrje kirurgjikale, kështu që edhe në këtë rast nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Këto simptoma mund të mbahen nën kontroll duke marrë ilace qetësuese kundër dhimbjes. Mos i prekni fashat e vendosura pas operacionit dhe mos i ndërroni ato për sa kohë tju thotë mjeku. Nëse ato hiqen para kohe, mund të dëmtojnë veshët dhe të shkaktojnë deformime, që do të thotë se një procedurë e dytë do të jetë e nevojshme. Disa nga pyetjet që mund t'i bëni mjekut tuaj janë:
- A do të më duhet të kaloj natën në spital pas operacionit?
- A do të duhet të marr ndonjë ilaç pas procedurës?
- A do të më duhet të mbaj fashë pas operacionit?
- A do të hiqen qepjet? Dhe kur do të hiqen?
- Kur duhet t'i kthehem aktiviteteve të mia të përditshme?
- A duhet të kthehem për një rikontroll?
Kur të shkoni në shtëpi
Mjeku do t’ju jap këshillat e nevojshme dhe ju duhet t'i ndiqni me kujdes. Veshët do të mbulohen me fashë që të mos dëmtohen. Vendi i kirurgjisë duhet të mbahet i pastër dhe i mbrojtur për të shmangur çdo infeksion të mundshëm. Fashat do të ofrojnë gjithashtu mbështetje për veshët dhe do t'i mbrojnë ata nga dëmtimet. Mjeku do t'ju tregoj se si t'i merrni medikamentet dhe kur duhet të vini për vizitën e ardhshme. Njoftoni menjëherë mjekun tuaj nëse shihni ndonjë shenjë infeksioni ose nëse shfaqet ndonjë ndërlikim.
Kini kujdes
Duhet të ndiqni me kujdes çdo këshillë të dhënë nga kirurgu. Siç e përmendëm më herët, duhet të shmangni forcën, rrezet e diellit dhe solaret në zonën e trajtuar gjatë periudhës së rikuperimit. Ju do të keni informacionet e nevojshme se si të kujdeseni për veten tuaj pas operacioni.
Disa mënyra se si mund të përshpejtoni procesin e shërimit
Shmangni kontaktin me veshët
Pas operacionit, duhet të shmangni prekjen dhe fërkimin e veshëve edhe nëse ju kruhen shumë. Në këtë mënyrë do të mbroni qepjet, do të parandaloni infeksionet dhe forma e re e veshëve nuk do të pësoj dëmtim. Gjithashtu,duhet të flini me shpinë për të parandaluar çdo dëmtim të mundshëm.
Shmangni pirjen e duhanit
Nëse jeni duhanpirës, do t'ju këshillohet të lini duhanin për të paktën dy javë para dhe pas kryerjes së procedurës. Kjo do t'ju sigurojë një shërim të shpejtë sepse nikotina shkakton disa probleme, për shembull: ngadalësimin e procesit të rikuperimit dhe qepje të parregullta. Edhe nëse nuk pini duhan, duhet të shmangni të tjerët që e pinë në mënyrë që të reduktoni ekspozimin ndaj tymit. Duke marrë këto masa, ju mund të përshpejtoni procesin e rikuperimit.
Konsumoni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme
Është e rëndësishme të mos abuzoni me ushqimin tuaj gjatë periudhës së rikuperimit. Ju duhet të mbani një dietë të ekuilibruar në mënyrë që t'i jepni trupit tuaj të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme që do të ndihmojnë në procesin e shërimit. Ushqimet që janë të pasura me proteina si soja, shpendët, peshku, fasulet, bulmeti, vezët, mishi, arrat dhe djathi janë opsione të shkëlqyera. Gjithashtu, është e këshilluar të konsumoni perime dhe fruta që përmbajnë yndyrna të shëndetshme.
Shmangni ekspozimin në diell
Për t'u siguruar që procesi i rikuperimit të shkojë pa probleme, duhet të shmangni ekspozimin në diell për të paktën 3 javë pas përfundimit të procedurës. Mund të dilni nga shtëpia, por përpiquni t'i mbuloni veshët ose të mbani një kapele. Mjeku mund t'ju këshillojë gjithashtu të përdorni krem kundër diellit për mbrojtje maksimale.
Mbani kokën ngritur
Siç e përmendëm më parë koka duhet të jetë e ngritur dhe duhet të përpiqeni të flini në shpinë për të shmangur çdo kontakt me zonën e trajtuar. Pas procedurës, ënjtja konsiderohet normale, por ka disa hapa që mund të ndërmerrni për ta evituar atë. Mënyra më e mirë për të fjetur gjatë kësaj periudhe është të vendosni dy jastëkë poshtë kokës, të paktën dy javët e para. Kjo do të parandalojë përkeqësimin e gjëndjes. Ngritja e peshave të rënda dhe aktivitetet e tjera fizike duhet të shmangen pasi ato mund të dëmtojnë potencialisht zonën e trajtuar. Merrni kohën tuaj përpara se ti riktheheni aktiviteteteve dhe përpiquni ti merrni gjërat me qehtësi.
Aplikoni akull
Siç e dimë akulli mund të ul ënjtjet, kështu që rekomandohet të aplikoni pako akulli disa herë në ditë për rreth 10-15 minuta. Ju mund të vazhdoni ta bëni këtë për ditët e para pasi do të lehtësojë cdo shqetësim dhe dhimbje që mund të ndjeni. Prandaj, aplikimi i pakove të akullit gjatë procesit të rikuperimit mund të rezultojë përshpejtimin e tij.
Merrni ilaçet e rekomanduara sipas recetës
Është thelbësore të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj dhe të merrni çdo ilaç, përfshirë antibiotikët dhe qetësuesit, pikërisht siç ju ka këshilluar ai. Duke ndjekur këto këshilla ju do të shmangni çdo infeksion, do të lehtësoni çdo shqetësim dhe do të përshpejtoni procesin e rekuperimit. Nëse nuk ndiqni udhëzimet ë nevojshme, simpotamt mund të zjasin më shumë duke e bërë procesin e rikuperimit më të gjatë. Prandaj, këshillohet të vini në plan të parë shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.
Vishni kapelë ose fasha
Mjeku mund të rekomandojë përdorimin e një shiriti koke, kapele ose fasha që mbrojnë veshët ndërsa ata janë ende duke u shëruar pas otoplastikës. Ky hap i rëndësishëm do t'i ndihmojë veshët tuaj të shërohen siç duhet dhe të mbajnë formën e tyre të re. Duhet t'u përmbaheni me kujdes rekomandimeve të mjekut dhe të vendosni shiritin e duhur të kokës për sa kohë të jetë e nevojshme.
Takimet pasuese me doktorin
Një mjek i cili është i specializuar në fushën e kirurgjisë plastike në Shqipëri do të caktojë takime pasuese për të kontrolluar procesin e shërimit dhe për të parë nga afër për ndonjë shenjë infeksioni. Pas egzaminimit të rezultateve, ai do të vendosë se kur do të jetë koha më e mirë për të hequr shiritin e kokës dhe kur duhet të rifilloni aktivitetet tuaja.