Kirurgjia plastike është shumë e popullarizuar në ditët e sotme dhe njerëzit po mësohen më shumë me idenë e saj. Gjatë viteve të fundit, teknikat janë bërë më të sofistikuara dhe më të sigurta, duke ofruar rezultate më natyrale dhe shenja më të vogla. Si burrat ashtu edhe gratë po ndihen më rehat me idenë e kirurgjisë plastike dhe çfarë mund të arrihet prej saj. Operacionet si liposuksioni dhe zmadhimi i gjoksit janë vlerësuar si operacionet më të kërkuara gjatë viteve të fundit. Njerëzit po kërkojnë të përmirësojnë gjithnjë e më shumë pamjen e tyre dhe kirurgjia estetike është mënyra e duhur për ta bërë këtë të mundur. Shumica e operacioneve kirurgjikale do të japin rezultate të përhershme, kështu që nuk do të keni nevojë të bëni shumë procedura.
Është e rëndësishme të dini se ka disa rreziqe dhe efekte anësore që vijnë me këto lloj operacionesh, megjithëse ato mund të minimizohen duke zgjedhur kirurgun e duhur. Ky proces mund të marrë pak kohë, dhe në këtë blog, ne do të flasim për disa nga faktorët më të rëndësishëm që duhen marrë parasysh para se të zgjidhni kirurgun e duhur për ju.

Sigurohuni që kirurgu estetik të jetë i certifikuar nga bordi
Qeveria nuk kërkon që një kirurgët të trajnohen posaçërisht për operacionet që ata ofrojnë, pavarësisht nga keqkuptimi i shumë njerëzve se bordet mjekësore shtetërore mund të verifikojnë që mjekët janë të certifikuar për të kryer procedurat që ata reklamojnë. Për shkak se kaq shumë kirurgë të përgjithshëm dhe profesionistë të tjerë mjekësorë i bashkohen grupit të kirurgjisë estetike në një përpjekje për të rritur fitimet e tyre, kjo e bën më të vështirë gjetjen e një mjeku të specializuar për atë cfarë ju kërkoni. Kirurgët duhet të jenë të trajnuar dhe me përvojë të duhur në kirurgjinë estetike dhe kjo është arsyeja pse ata duhet të certifikohen nga Bordi i Kirurgjisë Estetike, një bord që i dedikohet ekskluzivisht edukimit, trajnimit dhe certifikimit të kirurgëve të kësaj fushe.
Konfirmoni përvojën e kirurgut në procedurat specifike që dëshironi
Kur zgjidhni një kirurg, është shumë e rëndësishme të merrni parasysh jo vetëm trajnimin dhe ekspertizën e tij në kirurgjinë plastike, por edhe gjerësinë e njohurive të tyre në kryerjen e llojeve specifike të kirurgjisë kozmetike. Për lloje të ndryshme të kirurgjisë estetike nevojiten aftësi të ndryshme. Për shembull, ngritja e gjirit përfshin ndryshime në indet e buta, por operacioni i hundës përfshin operacionin në kockë, kërc dhe pasazhe të frymëmarrjes. Mos kini turp të pyesni kirurgun se sa shpesh e bën këtë lloj operacioni, pasi kjo mund tju ndihmojë shumë. Nëse ai ka kryer disa procedura të këtij lloji për një periudhë të gjatë kohore, kjo e bën atë më të besueshëm dhe të sigurt për pacietët.

Zgjidhni një kirurg estetik i të cili ka të njëjtat ide si ju
Përveç dy faktorëve të rëndësishëm që përmendëm më parë, do të jetë shumë e dobishme zgjedhja e një kirurgu që ka të njëjtin sens estetik si ju. Jo të gjithëve u duken tërheqëse të njëjtat gjëra, kështu që zgjedhja e dikujt që ka të njëjtat ide si ju do t'ju ndihmojë të krijoni më shumë besim se do të merni rezultatet që po kërkoni. Kini parasysh të vini në konsultën fillestare të përgatitur gjithashtu duhet të flisni me mjekun tuaj për qëllimet që dëshironi të arrini dhe ai do t'ju tregojë se çfarë mund të bëhet duke ju këshilluar gjithashtu për mënyrën më të mirë të veprimit.
Edhe përse rekomandimet e të tjerëve janë të vlefshme, nuk duhet të bazoheni vetëm në to. Kërkimi i fotove para dhe pas dhe kërkimi i pacientëve të mëparshëm me një lloj trupi të ngjashëm me tuajin janë dy gjëra që ju sugjerojmë të bëni pasi do t’ju ndihmojnë shumë. Merrni kohën tuaj dhe bisedoni me kirurgun për qëllimet dhe shqetësimet tuaja. Duke diskutuar me të, mund të siguroheni se kirurgu plastik që zgjidhni do të jetë në gjendje t'ju ndihmojë në arritjen e rezultateve më të mira mesa më pak rreziqe. Nëse zbuloni se mjeku nuk ndan bindjet e njëjta me ju dhe nuk është në gjendje të plotësojë nevojat tuaja, duhet të kërkoni një mjek tjetër derisa të gjeni atë që kërkoni.

Sigurohuni që klinika mjekësore të jetë e pastër dhe personeli të jetë miqësor
Është e rëndësishme që të ndiheni të qetë kudo që do të zgjidhni të bëni trajtimin tuaj. Do të dëshironi të shmangni rrethanat që mund t’ju bëjnë të ndiheni keq ose të shpërfillur. Pavarësisht nga madhësia e objektit - qoftë një klinikë e vogël apo një spital i madh- nuk është mirë të përjetoni tension ose ankth për shkak të atmosferës, personelit ose aromës së vendndodhjes. Është shumë ë rëndësishme që klinika të jetë sa më e pastër.
Siguria juaj gjatë operacionit ndikohet shumë nga kushtet e klinikës. Sallat e akredituara të operacionit janë të pajisura me pajisje të rëndësishme për t’ju shpëtuar jetën në rast rreziku. Nëse është e mundur kërkoni të shikoni paraprakisht sallën ku do të kryhet procedura. Nëse jo, mësoni më shumë duke i bërë doktorit disa pyetje kryesore. Gjithashtu mund ta pyesni nëse klinika është e akredituar. Mos harroni të interesoheni gjithashtu për personin që ju jep anestezinë. Është shumë e rëndësishme të dini se kush do të jetë përgjegjës për anestezinë pasi është faktor kryesor për suksesin e operacionit.
Interesohuni për klinikën ku do të kryhet procedura
Është thelbësore të shikoni vendin ku operon kirurgu plastik përpara se të zgjidhni të duhurin. Këtu përfshihet spitali ose kinika kirurgjikale ku do të kryhet operacioni. Për të zvogëluar mundësinë e rreziqeve gjatë procedurës, duhet të siguroheni që klinika është e akredituar dhe i përmbahet protokolleve të nevojshme të sigurisë.
Një kirurg plastik profesionist duhet të ketë një zyrë të pastër dhe të përditësuar me makineritë më të reja dhe risitë në teknologji. Këshillohet gjithashtu që të vizitoni klinikën dhe të keni një takim me ekipin kirurgjik për të kuptuar nivelin e tyre të profesionalizmit. Kjo do t’ju ndihmojë në garantimin e rezultateve të sigurta dhe me pamje sa më natyrale. Zgjedhja e një klinike apo spitali me cilësi të lartë, moderne dhe të sigurt, do të mundësojë:
- Staf me përvojë, të kualifikuar dhe të trajnuar
- Një anestezist me përvojë
- Një sallë operacioni krejtësisht e pastër
- Staf dhe aparaturat e duhura për të trajtuar urgjencat

Ejani në konsultë të përgatitur dhe të gatshëm për të bërë pyetje
Ju këshillojmë që të vini gati dhe të përgatitur për konsultën fillestare me kirurgun. Do të ishte shumë e dobishme për ju që të kishit gati një listë pyetjesh për t'i bërë atij. Kjo do ta ndihmojë mjekun të kuptojë më mirë dëshirat tuaja dhe ta bëjë më të lehtë diskutimin midis jush.
Madje, gjatë konsultës mund t'i kërkoni mjekut të tregojë disa nga punët e tij të mëparshme dhe të flasë se çfarë procedurash janë të mundshme në varësi të problemit tuaj. Për më tepër, kjo do t'ju lejojë të komunikoni dëshirat dhe objektivat tuaja dhe të kuptoni më mirë aftësinë e tyre për të përmbushur qëllimet tuaja.
Diskutimi i kostos dhe shpenzimeve është gjithashtu një ide e mirë. Duhet të jeni të qartë për tarifat dhe çfarë mund të përfshijnë ato. Ndonjëherë kirurgu, anesteziologu dhe salla e operacionit ose objekti do të përfshihen në çmim, ndonjëher jo kështu që sigurohuni që ta diskutoni këtë me mjekun tuaj përpara procedurës për të shmangur ndonjë surprizë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se operacionet plastike nuk janë të lira dhe nëse janë mund të tregojë se kirurgu plastik nuk është shumë i kualifikuar. Një çmim i arsyeshëm që nuk është as shumë i lirë as shumë i shtenjtë është një tjetër tregues i një kirurgu plastik cilësor.
Pyetjet që duhet t'i bëni kirurgut gjatë konsultës tuaj
Të vendosësh të bësh një operacion estetik nuk është diçka e vogël, ndaj duhet të marrësh kohën, të bësh kërkimin e duhur dhe të njohësh kirurgun dhe procedurat që ata ofrojnë. Një nga pjesët më të rëndësishme të procesit është konsultimi fillestar me kirurgun. Disa nga pyetjet e më poshtme mund t’ju ndihmojnë:
- A jam një kandidat i përshtatshëm për operacionin që dua?
- Sa shpesh e keni kryer këtë procedurë?
- Cilat janë avantazhet?
- Cilat janë rreziqet e mundshme?
- Cilën certifikatë(a) posedoni nga bordi?
- Ku do të kryhet operacioni?
- A është e certifikuar klinika e kirurgjisë?
- A keni akses në spital? Ku, nëse po?
- Kush do ta administrojë anestezinë?
- Çfarë lloj anestezie është e nevojshme për këtë procedurë?
- Çfarë kualifikimesh ka personeli juaj kirurgjik?
- Në rast urgjence gjatë operacionit, si do të reagonit?
- A keni trajtuar pacient me karakteristika dhe probleme të ngjashme fizike? A mund të më tregoni fotografi të rezultateve të tyre para dhe pas?
Nëse po mendoni të kryeni një operacion plastik, gjithmonë sigurohuni që të bëni kërkimin e duhur, ashtu si do të bënit me çdo procedurë mjekësore. Kërkoni informacion të saktë nga burime të besueshme dhe bëni një listë me pyetjet përkatëse që dëshironi ti bëni kirurgut tuaj. Për të zgjedhur kirurgun më të mirë për operacionin tuaj, ndiqni intuitën tuaj.