Për shumë vite, kirurgjia estetike është lidhur kryesisht me femrat, por tani një numër në rritje i meshkujve po e eksploron mundësinë e procedurave estetike për të përmirësuar imazhin e tyre. Kërkesat e meshkujve për kirurgjinë estetike mund të varijojnë nga harmonizimi i strukturës së fytyrës deri te përmirësimi i formës së gjoksit ose stomakut. Kryesisht hapat dhe trajtimet specifike mund të ndryshojnë, duke marrë parasysh karakteristikat unike të trupit të tyre, trashësinë e lëkurës dhe aspekte të tjera të tilla. Në këtë artikull, do të diskutojmë disa nga keqkuptimet më të zakonshme, trajtimet më të preferuara nga meshkujt dhe zonat që ato përmirësojnë
Thyerja E Stereotipeve
Për shumë meshkuj, ideja e kryerjes së operacioneve të kirurgjisë plastike ose edhe diskutimi i hapur në lidhje me to ka qenë i përjashtuar totalisht për shkak të konceptit tradicional të maskulinitetit. Megjithatë, një perspektivë më bashkëkohore dhe përfshirëse në lidhje me kujdesin dhe përmirësimin e pamjes personale po zëvendëson gradualisht këto keqkuptime të mëparshme. Sot, meshkujt po përdorin operacionet e kirurgjisë plastike për të përmirësuar pamjen e tyre, duke theksuar tiparet e fytyrës dhe duke rritur kështu vetëbesimin. Disa nga procedurat kozmetike më të kërkuara nga meshkujt janë:

Liposuksioni
Meshkujt zakonisht e bëjnë liposuksioni në pjesë të ndryshme të trupit krahasuar me gratë. Zonat më të dëshiruara për tu trajtuar janë anët e barkut, kraharori dhe qafa. Meshkujt dhe gratë kanë lloje të ndryshme të dhjamit në trup dhe dhjami i tyre është më i vështirë për të hequr pasi është i mbuluar me ind fibrozik. E mira është se lëkura e meshkujve është shumë më e trashë dhe merr formë më thjeshtë.
Qëllimi i liposuksionit është të heqë dhjamin poshtë lëkurës duke krijuar prerje të vogla (1–2 mm) që shërohen pa lënë shenja të dukshme. Liposuksioni nuk është dhe nuk duhet konsideruar si një operacion për humbje peshe. Megjithatë, trajtimi i këtyre zonave problematike mund të përmirësojë ndjeshëm pamjen e përgjithshme të trupit.
Metoda tumescente, që zvogëlon dhimbjen dhe nxirjen duke injektuar anestezi para liposuksionit, ka përmirësuar ndjeshëm procedurën gjatë viteve të fundit. Përveç kësaj, dhjami mund të "tretet" duke përdorur lazer ose një pajisje me ultratinguj për të shpejtuar eleminimin e tij. Meshkujt shpesh zgzjedhin liposuksionin me ndihmën e ultratingullëve për të ndihmuar në eleminimin e yndyrës dhe për ta bërë procedurën më të thjeshtë.
Mbajtja e veshjeve të përshtatshme pas liposuksionit është e nevojshme për të parandaluar nxirjen dhe ënjtjen e lëkurës. Kur procedura kryhet në mënyrën e duhur, ajo mund të trajtoj zona specifike problematike në trup dhe të ofrojë një rezultate sa më natyrale. Pacientët duhet të bashkëpunojnë me kirurgun e tyre për të ruajtur rezultatet pas procedurës nnë mënyrë sa më optimale duke bërë aktivitet fizik dhe duke mbajtur një dietë të shëndetshme.
Avantazhet E Liposuksionit Tek Meshkujt
Siç e thamë edhe më parë, liposuksioni është një procedurë kirurgjikale që largon dhjamin kokëfortë nga trupi dhe ju ofron pamjen e dëshiruar. Pas përfundimit të procedurës dhe rikuperimit, rezultatet janë të mahnitshme. Disa nga avantazhet që ofron liposuksioni tek meshkujt përfshijnë:
- Forma më të mira trupore: qëllimi kryesor i liposuksionit është të riformojë pamjen e trupin dhe pas procedurës ju do të keni një trup më të tonifikuar dhe më të definuar.
- Megjithëse liposuksioni nuk është një trajtim për humbje peshe, ai do t'ju ndihmojë të hiqni xhepat kokëfortë të dhjamit që nuk mund të trajtohen me dietë normale dhe stërvitje. Pas këtij operacioni pamjen e trupit tuaj do të përmirësohet ndjeshëm dhe do të arrini formën e dëshiruar shumë në një kohë shumë të shpejtë.
- Pas kryerjes së procedurës, shumë meshkuj kanë raportuar se ndihen më të sigurt me trupin e tyre. Ata kanë thënë se janë ndjerë më rehat për të ndenjur pa këmishë dhe për të shfaqur trupin e tyre në plazh.
- Shumë meshkuj kanë thënë se janë në shëndet më të mirë fizik pas liposuksionit. Eleminimi i dhjamit të tepërt gjithashtu mund të ulë mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve specifike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin tuaj.
Është shumë e rëndësishme të kuptoni se liposuksioni nuk ka për qëllim të kurojë obezitetin dhe nuk është një trajtim për humbje peshe. Ky trajtim funksionon më së miri për ata që janë pothuajse në peshën e tyre ideale, por kanë xhepa dhjami kokëfortë që nuk largohen me ushqim të shëndetshëm ose ushtrime.

Transplantet E Flokëve
Shumica e meshkujve në një moment të jetës së tyre do të përjetojnë rënie të flokëve dhe kjo është krejtësisht normale. Disa burra gjithashtu mund të përjetojnë rënie të flokëve sapo arrijnë pubertetin - që në moshën 15 ose 16 vjeç, kështu që nuk ka asgjë për t'u turpëruar.
Edhe nëse është shumë tipike tek djemtë, nuk keni pse të rrini pa flokë nëse nuk keni dëshirë. Nëse doni të trajtoni tullacllëkun, transplantit të flokëve është alternativa më e mirë dhe nëse bëhet nga mjekë të kualifikuar, këto trajtime mund të japin rezultate të mahnitshme. Nuk ka rëndësi se cila zonë ka mungesë të flokëve pasi transplantet do mun të trajtojnë çdo zonë.
Abdominoplastika
Nëse po këkrkoni një trajtim për t'ju ndihmuar të minimizoni dhjamin në zonën e barkut, ne ju ofrojmë dy procedura të kirurgjisë estetike. Fillimisht kemi abdominoplastika, i cili është një operacion kirurgjikal që përdoret për të hequr lëkurën shtesë nga barku duke shtrënguar muskujt e tij. Liposuction, nga ana tjetër, përdoret për të hequr yndyrën e tepërt që është grumbulluar në zona të veçanta të barkut.
Për të prodhuar rezultatet më të mira, këto teknika shpesh kombinohen me njëra tjetrën. Meqenëse për të qenë të përshtatshëm për këtë trajtim duhet të jeni vetëm disa kilogramë mbi peshën tuaj ideale pasi ato nuk janë procedura për humbje peshe. Në vend të krijimit të kontureve të trupit, që është objektivi kryesor tek femrat, qëllimi kryesor i kësaj procedure tek meshkujt është krijimi i një barku më të fortë dhe të sheshtë.
Llifting i Krahëve
Trupat tanë natyrshëm kalojnë nëpër një sërë ndryshimesh ndërsa plakemi. Humbja e elasticitetit të lëkurës, e cila e bën lëkurën më të lirshme në pjesën e sipërme të krahëve, është një nga ndryshimet më të dukshme që përjetojnë meshkujt. Varja e lëkurës së krahëve bëhet mjaft e bezdisshme kur lëkura fillon të bie midis zonës së bërrylit dhe krahut.
Një faktor tjetër që kontribuon në rënien e tepërt të lëkurës së meshkujve është humbja e konsiderueshme e peshës. Ndonjëherë është e vështirë për lëkurën të tkurret në konturet e reja të trupit pas humbjes së konsiderueshme të peshës. Përkundrazi, mund të fillojë të bjerë. Është gjithashtu e mundur që dhjami i tepërt kokëfortë të mbetet në zonë dhe nuk mund të trajtohet me anë të dietave të shëndetshme dhe ushtrimeve. Kirurgjia e lifting të krahëve për meshkujt do të heqë dhjamin dhe lëkurën e tepërt dhe do të ofroj një pamje më të tonifikuar dhe të skalitur të tyre që do ti bëj të duken shumë më mirë. Kjo do t'i bëjë muskujt më të dukshëm dhe rezultatet e ushtrimeve nuk do të fshihen më pas lëkurës tuaj të varur.

Lifting I Qafës
Një teknikë kirurgjikale e quajtur lifting i qafës ka për qëllim të zvogëlojë pamjen e lëkurës së varur në këtë zonë. Zakonisht përdoret për të trajtuar qafën e dyfishtë ose lëkurën që bie përgjatë vijës së nofullës. Ky trajtim mund të bëhet në një institucion mjekësor nga një kirurg, dhe zakonisht merr rreth dy orë për të përfunduar. Gjatë trajtimit kirurgu do të krijojë një prerje pas veshëve dhe do të heqë lëkurën dhe dhjamin shtesë nga rajoni i qafës. Në situata të caktuara, kirurgut mund t'i duhet gjithashtu të shtrëngojë indin poshtë kësaj zone. Në varësi të mënyrës se si kujdeseni pas procedurës, efektet e kësaj procedure mund të zgjasin deri në dhjetë vite.
Për shkak se lëkura e qafës së burrave priret të jetë më e trashë se ajo e grave, është e nevojshme të hiqet më shumë lëkurë gjatë procedurës. Burrat gjithashtu mund të kenë nevojë për më shumë shtrëngim të muskujve të qafës sesa gratë për shkak të peshës së tyre më të madhe të lëkurës. Në mënyrë që të zvogëlohet pamja e shenjave pas operacionit, kirurgu zakonisht do ti fsheh ato pas veshëve.
Kirurgjia Për Zvogëlimin E Gjirit Mashkullor (Gjinekomastia)
Gjinjtë mashkullor mund të jenë shumë të bezdisshëm për shumë meshkuj dhe qëllimi i operacionit të gjinekomastisë, i njohur gjithashtu si operacioni i zvogëlimit të gjoksit mashkullor (mamaplastika e reduktimit), është trajtimi i kësaj çështjeje. Në raste të vecanta ngritja e gjirit mund të jetë gjithashtu e nevojshme nëse gjinekomastia është mjaft e rëndë.
Kush Është Kandidat I Përshtatshëm Për Kirurgjinë E Gjinekomastisë?
Shkaku më i zakonshëm i gjinekomastisë është një çekuilibër në raportin e testosteronit ndaj estrogjenit. Disa substanca rekreative si dhe ilaçet e përshkruara mund të shtojnë gjithashtu këtë çekuilibër. Cilado qoftë arsyeja, djemtë me inde shtesë të gjirit shpesh ndihen keq me pamjen e tyre dhe nuk ndihen rehat të rrin pa bluze. Ky trajtim ka një shkallë shumë të lartë suksesi dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës të shumë burrave.
Procedura
- Liposuksioni: Një kanulë e vogël metalike përdoret për të kryer liposuksion me thithje. Si rezultat i këtij trajtimi vendi i futjes së kanulës mund të lërë plagë të vogla, diskrete. Kjo metodë do të funksionojë shumë mirë për rastet kur ka dobësim të tepërt të lëkurës dhe ind yndyror ka rënë më shumë se duhet
- Ekcizioni: Lëkura e tepërt dhe indet e gjirit hiqen në mënyrë kirurgjikale. Para procedurës suaj, kirurgu plastik do të shpjegojë se ku do të mbes shenja dhe madhësinë e saj. Kjo teknikë është e përsosur kur është e nevojshme zhvendosja e zonës areolare dhe heqja e lëkurës
Procesi i Shërimit
Pas këtij trajtimi, periudha e shërimit është shumë e shkurtër dhe e thjeshtë. Mjeku juaj do të përshkruajë disa ilaçe për të trajtuar simptomat pasi dhimbja mund të varioj nga e lehtë në mesatare. Tubat e drenazhit mund të përdoren gjithashtu pas operacionit dhe mund të duhen të qëndrojnë për një deri në dy javë. Për ti nxjerr jashtë do të duheni të ktheheni përsëri tek mjeku. Seksi dhe aktiviteti fizik duhet të shmangen gjatë gjithë kohës së rikuperimit pasi stresi ose fërkimi do të vonojnë procesin e shërimit. Ju mund të ktheheni në punë kur te ndiheni rehatë , në varësi të dhimbjes që po përjetoni. Për sigurinë tuaj, ekspertët këshillojnë të prisni të paktën një javë. Për të konturuar trupin dhe për të ruajtur formën e duhur duhet të mbani veshur një jelek kompresues për të paktën 6 javë dhe nëse e përballoni mirë filloni me shëtitje të vogla dhe gradualisht rriteni.

Rimodelimi i Mjekrës
Një nga procedurat më të kërkuara për meshkujt që kanë nevojë për kirurgji estetike në ditët e sotme është kirurgjia e rimodelimit të mjekrës . Qëllimi i kësaj procedure kirurgjikale është të përmirësojë konturet e nofullës, mjekrës dhe qafës. Për të vendosur një ekuilibër natyralisht më të bukur midis tipareve të fytyrës tuaj dhe për të rritur madhësinë dhe formën e një mjekër të dobët ose të larguar, operacioni shpesh përfshin futjen e një implanti në vend të kockës ekzistuese të mjekrës. Kur bëhet nga një kirurg kozmetik i trajnuar, me përvojë dhe i specializuar, implanti do të ofrojë një mënyrë afatgjatë për të pasur një nofull më të fortë dhe më burrërore.
Pse Duhet Ta Konsideroni Implantin E Mjekrës?
Implanti i mjekrës mund të rrisë ndjeshëm vetëbesimin tuaj nëse mendoni se karakteristikat tuaja të fytyrës janë të çekuilibruara ose se nofulla juaj po ju bën të dukeni më pak burrëror. Kjo procedurë konkretisht mund të:
- Të përmirësojë shumë harmoninë e fytyrës tuaj duke i bërë tiparet tuaja të fytyrës të përshtaten më mirë me njëra-tjetrën.
- Nëse mjekra juaj duket e futur ose e zhytur, ju jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë procedurë.
- Zona e qafës dhe nofullës suaj do të jetë më e definuar.
- Nëse keni një kockë të vogël të mjekrës që e bën nofullën tuaj të duket e futur, procedura e implantit të mjekrës do t'ju ndihmojë ta zvogëloni atë.
Pse Zgjedhin Meshkujt T'i Nënshtrohen Procedurave Kozmetike?
- Shumë meshkuj mendojnë se një pamje më rinore, muskuloze dhe burrërore do t'i ndihmojë ata të përparojnë në karrierën e tyre. Një numër i lartë i tyre vendosin ti nënshtrohen kirurgjive estetike për shkak të punës.
- Ashtu si gratë, edhe burrat duan të duken më të rinj dhe më tërheqës, dhe kirurgjia estetike mund ta bëjë këtë të mundur për ju. Eksperiencat si divorci ose martesa mund t'i motivojnë ata për të përmirësuar pamjen e tyre fizike.
- Kur kryhen në mënyrë korrekte dhe nga një kirurg i specializuar, operacionet estetike ofrojnë rezultate shumë natyrale. Është shumë e rëndësishme të ruani tiparet natyrore të dytyrës tuaj në mënyrë që të dukeni sa më mirë.
- Pasiguritë janë shumë të zakonshme si te meshkujt ashtu edhe te femrat dhe mund të krijohen për disa arsye të ndryshme. Disa burra nuk e pëlqejnë pamjen e trupit të tyre sepse nuk përshtaten me standardet e shoqërisë, ndërsa të tjerë mund të kenë përjetuar një aksident. Kirurgjia plastike është një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar këto probleme dhe për të eliminuar pasiguritë. Kur një personi i pëlqen pamja e tij fizike, gjendja e tij mendore gjithashtu do të përmirësohet ndjeshëm.
Në Përfundim
Për një sërë arsyesh që përmendëm më parë, meshkujt po bëhen gjithnjë e më të interesuar rreth kirurgjisë plastike dhe estetike. Burrat që rifitojnë rininë e tyre përmes operacioneve kirurgjike po bëhen gjithnjë e më të pranuar nga shoqëria sepse stereoptipet lidhur me kirurgjinë plastike për meshkujt po zbehen ndjeshëm me kalimin e viteve. Këto procedura mund të ndihmojnë vërtet shumë njerëz që kërkojnë të përmirësojnë pamjen e trupit të tyre dhe të rifitojnë besimin në vetëvete. Nëse jeni të interesuar për ndonjë nga trajtimet e përmendura më sipër, rezervoni një konsultë tek Medical Tourism në Shqipëri dhe ne do të zgjedhim së bashku se cili është trajtimi i duhur për ju.