Janar 22, 2025

5 Procedurat Më Të Mira Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt Pas Humbjes Së Peshës

Humbja e peshës është një hap i madh drejt një jete më të shëndetshme, por është vetëm gjysma e punës. Qoftë përmes kirurgjisë, një diete të shëndetshme apo ndryshimeve në stilin e jetesës, si palestra, arritja e një peshe të re është një fitore e madhe. Megjithatë, pas humbjes së një sasie të madhe peshe, shpesh përballemi me një sfidë të re – lëkurën e tepërt. 

Në këtë blog, do të flasim për 5 procedura kirurgjikale që mund t’ju ndihmojnë të hiqni lëkurën e tepërt, duke ju ndihmuar të rifitoni trupin dhe vetëbesimin tuaj. 

Skin Removal After Weight Loss

Çfarë Është Kirurgjia Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Kirurgjia për heqjen e lëkurës së tepërt është një procedurë që synon të largojë lëkurën e tepërt nga zona të ndryshme të trupit, zakonisht pas humbjes së madhe në peshë. Në Shqipëri, ofrohen procedura të ndryshme që ndihmojnë në rikonturimin e trupit, ku kirurgu eliminon lëkurën e tepërt dhe krijon një formë që i përshtatet më mirë peshës dhe siluetës suaj të re.

Kush Ndikohet Nga Lëkura E Tepërt Pas Humbjes Së Peshës?

Lëkura e tepërt zakonisht shfaqet pasi keni humbur një sasi të madhe peshe, qoftë përmes operacionit, dietës apo palestrës. Ata që kanë kaluar obezitetin ose disa shtatzëni shpesh vërejnë varjen e lëkurës në zona të caktuara si barku, krahët apo kofshët, duke u bërë problem për shumë njerëz. 

Kur shtojmë peshë, trupi ynë përshtatet duke shtrirë lëkurën për ta akomoduar atë. Si rezultat, mund të shfaqen strija dhe lëkura humbet elasticitetin e saj. Kjo do të thotë që, edhe pasi të humbni peshë, lëkura nuk do të rikthehet plotësisht në gjendjen e saj origjinale.

Kur Është E Nevojshme Kirurgjia Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Humbja e peshës është fantastike për shëndetin dhe pamjen tuaj. Ajo ul rrezikun e problemeve si sëmundjet kardiovaskulare dhe çrregullimet e tretjes, duke ndihmuar trupin të funksionojë më mirë. Gjithashtu, ju ndiheni më energjik dhe mund të lëvizni më lirshëm. 

Megjithatë, përveç shumë përfitimeve, humbja e peshës ka edhe disavantazhet e veta. Më e rëndësishmja do të jetë lëkura e tepërt në zona të caktuara si kofshët, barku, gjoksi dhe krahët. 

Zakonisht kjo do të jetë problem për njerëzit që humbin 40 kg ose më shumë. Përveçse nuk duket mirë, lëkura e tepërt do të shkaktojë edhe probleme funksionale. Në këto raste ndërhyrja kirurgjikale do të jetë e domosdoshme. 

Për ata që humbin rreth 10 kg, heqja e lëkurës mund të mos jetë e domosdoshme, por mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet. Është një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar udhëtimin tuaj të humbjes së peshës dhe për të arritur trupin që keni ëndërruar gjithmonë. 

Skin Removal Surgery After Weight Loss

Kush Është Pacient Ideal Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Nëse keni humbur shumë peshë dhe keni lëkurë të varur në zona të ndryshme të trupit, ka shumë gjasa të jeni një kandidat i përshtatshëm për procedurën e heqjes së lëkurës së tepërt.

Përveç kësaj ka dhe disa faktorë të tjerë që duhet të kosniderohen përpara se kirurgu të vendosë nëse kjo është procedura e duhur për ju apo jo. 

Këtu janë disa nga faktorët që duhet të keni parasysh:

Të jeni në gjendje të mirë shëndetësore

Përpara se të kryeni keto procedura, është e rëndësishme të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Kirurgu do të vlerësojë këtë përmes analizave dhe testeve të tjera mjekësore.

Këto masa diagnostikuese janë thelbësore për t’u siguruar që procedura të kryhet pa probleme dhe për të minimizuar çdo rrezik gjatë dhe pas operacionit.

Të mbani një peshë të qëndrueshme

Për t’u konsideruar një kandidat i përshtatshëm për kirurgjinë e heqjes së lëkurës së tepërt, është e rëndësishme që të keni arritur një peshë të qëndrueshme dhe të jeni në gjendje ta mbani atë. Kjo ndihmon për të siguruar që rezultatet e procedurës të jenë afatgjata. Nëse pesha juaj ndryshon ndjeshëm pas operacionit, lëkura mund të tërhiqet përsëri.

Mos pini më duhan

Përpara çdo operacioni kirurgjikal është e rëndësishme që pacienti të mos jetë duhanpirës ose të jetë i gatshëm ta lërë duhanin për një periudhë para dhe pas procedurës. Duhani jo vetëm që rrit rrezikun e komplikimeve gjatë rikuperimit, por gjithashtu mund të ndikojë negativisht në suksesin e operacionit dhe shërimin e trupit. 

Si Ndikon Shtimi I Peshës Në Lëkurë 

Kur shtojmë peshë, i gjithë trupi ynë pëson ndryshime, por lëkura është ajo që ndikohet më shumë. Ajo duhet të përshtatet me peshën e re, duke u zgjeruar për të akomoduar yndyrën e tepërt, dhe kjo shpesh çon në humbjen e elasticitetit të saj.

Kur lëkura shtrihet përtej kapacitetit të saj normal, ajo humbet elasticitetin natyral. Në këtë pikë, lëkura nuk mund të rikthehet më në gjendjen e saj origjinale, pavarësisht humbjes së peshës. 

Lëkura është e ndryshme nga yndyra e tepërt. Ndërsa yndyra mund të metabolizohet dhe të zhduket nga trupi, lëkura e tepërt jo. E vetmja mënyrë për ta hequr dhe për t'i rikthyer trupit një formë normale është përmes një procedure kirurgjikale. 

Operacionet për heqjen e lëkurës së tepërt vijnë në forma të ndryshme dhe të gjitha trajtojnë zona të ndryshme të trupit që mund të ndikohen nga këto ndryshime në peshë dhe lëkura e varur. Pas operacionit, pacientët ndihen më të lehtë dhe më të kënaqur me trupin e tyre, pa pasur më shqetësimin e lëkurës së tepërt.

Lëkura e tepërt nuk është vetëm një shqetësim estetik, por mund të shkaktojë gjithashtu edhe irritim ose bezdi. Zonat ku lëkura mbivendoset shpesh irritohen, duke çuar në skuqje dhe, në disa raste, edhe në infeksione. Pa ajrosjen e duhur, këto zona mund të krijojnë një mjedis ideal për infeksione mykotike, duke ndikuar negativisht në shëndetin dhe rehatinë tuaj.

Këto janë disa nga arsyet që e bëjnë këtë operacion shumë më shumë se thjesht një procedurë kozmetike.  

Excess skin removal surgery in Albania

Llojet Më Të Zakonshme Të Kirurgjisë Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kirurgjisë për heqjen e lëkurës së tepërt, secila e fokusuar në zona të ndryshme të trupit që preken nga humbja e peshës. Ja disa nga operacionet më të zakonshme që rekomandohen në këto raste:

Ngritja e Gjoksit

Një nga procedurat më të zakonshme që kryhet pas humbjes së peshës do të jetë lifting të gjoksitveçanërisht tek gratë. I njohur mjekësisht si mastopeksia, ky operacion do të trajtojë lëkurën e tepërt dhe të varur të lënë pas pasi pacienti të humbasë një peshë të konsiderueshme.

Zona e gjoksit ka tendencë të grumbullojë yndyrë, duke bërë që gjinjtë të duken më të mëdhenj. Pas humbjes së peshës, shpesh mbetet lëkurë e tepërt pas, duke i dhënë zonës një pamje më të varur.

Gjatë procedurës së ngritjes së gjoksit, kirurgu do të heqë lëkurën e tepërt dhe do të riformojë gjoksin për t’i dhënë një formë më të ngritur dhe natyrale. Rezultatet janë të dukshme dhe i japin gjoksit një pamje më të bukur dhe simetrike. 

Pas procedurës, gjoksi mund të duket më i ngritur dhe më i formuar, duke i dhënë trupit një pamje më të balancuar dhe estetike. Për ata që kanë humbur shumë peshë, ngritja e gjoksit është shpesh një hap i rëndësishëm për t’u ndjerë më mirë me trupin e tyre dhe për të reflektuar vizualisht arritjet e tyre.

Abdominoplastika

Zona e barkut është një nga pjesët që preket më shumë nga shtimi në peshë. Pas humbjes së një peshe të konsiderueshme, lëkura e tepërt shpesh mbetet si një efekt anësor i pashmangshëm.

Trajtimi për këtë problem zakonisht zhvillohet në dy faza, të cilat përshtaten sipas nevojave dhe dëshirave të pacientit. Ja një vështrim më i detajuar i kësaj procedure:

Pannikulektomia

Pannikulektomia është një ndërhyrje kirurgjikale që synon të heqë një sasi të madhe të lëkurës së tepërt në pjesën e poshtme të barkut. Kjo lëkurë shpesh krijon një pamje të ngjashme me një "përparëse" në zonën e barkut. 

Ky efekt anësor është zakonisht më i dukshëm pas një humbjeje të madhe në peshë, qoftë nga operacionet, dieta, apo stërvitja. Pannikulektomia synon të heqë lëkurën e tepërt në këtë zonë, duke përmirësuar jo vetëm pamjen, por edhe higjienën dhe komoditetin. 

Tummy Tuck

Abdominoplastika jo vetëm që eliminon lëkurën e tepërt, por gjithashtu shtrëngon muskujt e barkut dhe trajton yndyrën kokëfortë që nuk largohet as me dietë apo ushtrime. Ky operacion është veçanërisht i nevojshëm për gratë pas shtatzënisë, duke e bërë barkun më të tonifikuar. 

Pasi të përfundojë procedura dhe kirurgu të shtrëngojë muskujt e barkut dhe të heqë yndyrën e tepërt, do të keni një bark të sheshtë që harmonizohet perfekt me trupin tuaj të ri. 

Gjithashtu, duhet të dini që kirurgu do të rikrijojë ose rivendosë kërthizën, në varësi të sasisë së lëkurës që hiqet dhe teknikës së përdorur gjatë procedurës.

Arm lift surgery in Albania

Llifting i Krahëve

Një tjetër zonë që preket nga shtimi dhe humbja e peshës janë krahët. Kirurgjia e njohur si lifting të krahëve fokusohet në heqjen e lëkurës së tepërt dhe yndyrës në pjesën e sipërme të krahëve, duke u dhënë atyre një formë më të tonifikuar. 

Pas humbjes së peshës, varja e lëkurës në zonën e krahëve është shumë e zakonshme. Gjatë trajtimit, kirurgu synon të heqë lëkurën e tepërt dhe të rikonturojë krahët, duke rezultuar në një pamje më të tonifikuar që përputhet natyrshëm me peshën tuaj të re. 

Thigh Lift

Ashtu si procedura e ngritjes së krahëve lifting i kofshëve është një tjetër procedurë e rekomanduar pas humbjes së peshës. Lëkura e tepërt në këtë zonë mund të shkaktojë vështirësi gjatë ecjes dhe aktivitetit fizik.

Po ashtu, nëse lëkura e tepërt ndodhet në pjesën e brendshme të kofshëve, mund të keni vështirësi në mbajtjen e higjienës dhe të përjetoni irritim. Kjo ndodh sepse njera kofshë do të fërkohet vazhdimisht me tjetrën, duke shkaktuar acarim të lëkurës, veçanërisht gjatë verës.  

Nëse keni këto probleme, ngritja e kofshës mund të jetë zgjidhja e duhur dhe i vetmi trajtim i suksesshëm. Kirurgu do të heqë lëkurën e tepërt dhe do të përmirësojë formën e kofshëve për një pamje më tonifikuar.

Pas përfundimit të procedurës, do të ndiheni shumë më mirë me trupin tuaj dhe nuk do të keni probleme gjatë aktiviteteve fizike. Kjo do t'ju mundësojë të keni një jetë më aktive dhe të shëndetshme. 

Labiaplastika

Edhe pse labiaplastika nuk është aq e zakonshme si disa procedura të tjera, ajo është një mundësi e shkëlqyer për të trajtuar ndryshimet në zonën vaginale, të cilat mund të shkaktohen nga humbja e peshës, ndryshimet hormonale ose shtatzënia. 

Për shumë gra, këto ndryshime mund të shkaktojnë bezdi, dhimbje dhe probleme si humbja e ndjeshmërisë, ulja e dëshirës seksuale dhe ndryshimet në pamjen e vaginës. 

Kjo procedurë do të trajtojë lëkurën e tepërt dhe do të ofrojë rezultate të shkëlqyera, duke përmirësuar mardhëniet seksuale dhe duke ju bërë të ndiheni më të sigurt dhe më rehat me trupin tuaj. 

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

A Lë Plagë Të Dukshme Në Trup Kirurgjia Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Operacioni për heqjen e lëkurës së tepërt pas humbjes së peshës është një procedurë invazive, që do të thotë se mund të shfaqen shenja nga prerjet që do të bëhen.

Megjithatë, zgjedhja e kirurgut plastik të duhur është shumë e rëndësishme, pasi një profesionist i kualifikuar do të bëjë maksimumin për të fshehur qepjet. Ata do ti vendosin prerjet pranë rrudhave natyrale të trupit ose në zona që do të mbulohen nga rrobat, për të minimizuar pamjen e tyre. 

A Do Të Jetë E Dhimbshme Kirurgjia Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Gjatë procedurës së heqjes së lëkurës së tepërt, nuk do të ndjeni dhimbje, pasi do të jeni nën efektin e anestezisë së përgjithshme. Megjithatë, në periudhën e rikuperimit është plotësisht normale të përjetoni dhimbje, e cila mund të bëhet më e fortë gjatë lëvizjeve si ecja, ngjitja ose ngritja e peshave.

Për ta bërë procesin e rikuperimit me te menaxhueshem, kirurgu do të rekomandojë medikamente kundër dhimbjeve dhe do të ofrojë këshilla specifike se si të kujdeseni për veten tuaj dhe plagët. 

Sa Kohë Do Të Më Duhet Për Të Parë Rezultatet Pas Operacionit Për Heqjen E Lëkurës Së Tepërt?

Procedurat për heqjen e lëkurës së tepërt japin rezultate të dukshme relativisht shpejt, por trupi juaj do të ketë nevojë për pak kohë për t’u rikuperuar dhe për t’u mësuar me ndryshimet e reja. Rezultatet e plota mund të kërkojnë deri në dy vite, por do të jenë të mahnitshme. 

Sa Do Të Zgjasin Rezultatet Pas Heqjes Së Lëkurës Së Tepërt?

Edhe pse procedura jep rezultate të dukshme, ruajtja e tyre është shumë e rëndësishme. Kjo do të thotë se duhet të punoni vazhdimisht për të mbajtur të njëjtën peshë që keni pasur kur iu nënshtruat procedurës. 

Megjithatë, ndryshimet e vogla në peshë janë normale dhe pothuajse të pashmangshme. Për të ruajtur rezultatet sa më gjatë, rekomandohet të mbani një dietë të shëndetshme dhe të angazhoheni në aktivitet fizik të rregullt. 

Çfarë Ndodh Gjatë Procedurës Së Tummy Tuck?

Për të minimizuar shenjat e qepjes pas procedurës së “tummy tuck,” kirurgu zakonisht i bën prerjet në pjesën e poshtme të barkut, aty ku ndodhet linja e bikinit. Kjo prerje shtrihet nga njëra ije në tjetrën. 

Për të hequr indet dhjamore kokëforta që nuk i përgjigjen dietës dhe palestrës, kirurgu do të rekomandojë liposuksionin. Pas kësaj, muskujt e barkut do të forcohen dhe çdo shkëputje muskulare do të riparohet.

A Do Të Jetë E Nevojshme Procedura “Tummy Tuck” Pas Humbjes Së Peshës?

Përgjigja varet kryesisht nga sasia e peshës që humbisni. Disa persona mund ta rikthejnë formën e mëparshme të trupit vetëm përmes dietës dhe stërvitjes, duke e bërë ndërhyrjen kirurgjikale të panevojshme.

Megjithatë, “tummy tuck” mund të rekomandohet në rastet e ndryshimeve drastike në peshë, sidomos pas shtatzënisë. Po ashtu, ky trajtim mund të konsiderohet edhe kur pesha fitohet në një periudhë të shkurtër, pasi lëkura nuk ka kohë të përshtatet me këto ndryshime. 

Pas procedurës së “tummy tuck”, do të keni një bark më të sheshtë dhe pa lëkurë të varur. Në disa raste, kirurgët mund të rekomandojnë edhe liposuksionin për të përmirësuar rezultatet. Zgjedhja e duhur varet gjithnjë nga nevojat dhe dëshirat tuaja individuale.

Si Do Të Duken Qepjet Kirurgjikale Pas Tummy Tuck?

Kur bëhet fjalë për procedura kirurgjikale, gjithmonë do të ketë rrezik për shenja në lëkurë. Megjithatë, një kirurg i aftë do të dijë si t’i minimizojë ato, në mënyrë që të ndiheni sa më rehat me rezultatet tuaja. Zgjedhja e një profesionisti të vërtetë për heqjen e lëkurës është hapi i parë drejt rezultateve të mahnitshme dhe rikthimit të vetëbesimit tuaj. 

Sa Peshë Duhet Të Humbas Para Procedurës Për Heqjen E Lëkurës?

Përgjigja për këtë pyetje do të varet nga shumë faktorë. Më e rëndësishmja do të jetë mosha, pesha, BMI-ja, gjatësia etj. 

Pacientët duhet të jenë afër peshës së tyre ideale dhe ta kenë mbajtur atë për të paktën gjashtë muaj përpara operacionit. Për t’u siguruar se janë plotësisht të shëndetshëm dhe në gjendje të përballojnë anestezinë, procedurën dhe rikuperimin, ata gjithashtu do të duhet të kalojnë nëpër disa teste dhe vlerësime mjekësore.

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form