Mars 21, 2024

Trajtimi I Akneve, Shenjave Dhe Dëmtimit Të Diellit Me Peeling Kimik

A keni pasur problem me aknet, shenjat e lëna pas tyre dhe njolla dëmtimi nga dielli, të cilat nuk mund t'i hiqni qafe, pavarësisht sa kremra keni përdorur apo trajtime që keni bërë? Në këtë rast ia vlen të konsideroni trajtimin me peeling kimik. Nëse nuk keni dëgjuar më parë për të, peeling kimik është një procedurë apo trajtim kozmetik shumë i popullarizuar i cili është shumë efektiv në trajtimin e shenjave, duke bërë që lëkura të duket më e pastër dhe më e lëmuar. Më tej, do t'ju shpjegojmë përfitimet e këtij trajtimi, si i trajtojnë ato problemet e ndryshme të lëkurës tonë, dhe si mund t'ju ndihmojnë të riktheni besimin tek vetja juaj.

Peeling kimik per fytyren ne Shqiperi

Çfarë Është Peeling Kimik?

Zakonisht, për krijimin e peeling-ve kimikë përdoren kimikate dhe acide me përbërje të fuqishme eksfoliuese. Si pasojë e reduktimit të yndyrës dhe qelizave të vdekura të lëkurës lëkura juaj do të duket më e pastër dhe më e re pas këtij trajtimi kimik.

Peeling-et kimike vijnë në shumë forma, nga mënyrat natyrale të thjeshta në shtëpi deri te peeling-et profesionale të përdorura nga dermatologët. Zakonisht rekomandohet të këshiloheni me një mjek para se të zgjidhni se cila fortësi e trajtimit është e nevojshme. Kështu lëkura juaj do të mbrohet dhe nuk do të dëmtohet nga kimikate të ashpra. Mjeku gjithashtu do t'ju ofrojë këshilla se si të kujdeseni për lëkurën tuaj pas procedurës që rezultatet të jenë sa më optimale. 

Avantazhet E Peeling Kimik Të Fytyrës

Përfitimet kryesore të pilingut kimik, pavarësisht nga problematikat e lëkurës suaj janë:

  • Kjo procedurë nuk do të shkaktojë dhimbje.
  • Do të jetë zgjidhja më e mirë për shenjat e akneve dhe çështjet e tjera të hiperpigmentimit të lëkurës tuaj.
  • Kjo procedurë nuk ka asnjë efekt anësor.
  • Procesi i rikuperimit është i lehtë dhe i shpejtë. 
  • Është një trajtim i përballueshëm dhe ofrohet nga shumica e klinikave. 
  • Pothuajse çdo lloj lëkure është e përshtatshme për këtë procedurë. 

Peeling kimik i thelle per heqjen e shenjave nga aknet

Trajtoni Lëkurën E Prekur Nga Aknet Me Anë Të Peeling Kimik

Shenjat e lëna nga aknet mund të jenë një kujtesë e pakëndshme e shpërthimeve të mëparshme dhe të kenë një ndikim të madh në vetëbesimin e një personi. Fatmirësisht, avancimet në fushën kozmetike kanë bërë të mundur gjetjen e zgjidhjeve praktike për trajtimin e këtyre problemeve dhe peeling-u kimik është një nga më të pëlqyerit për trajtimin e shenjave të akneve. Duke synuar shtresat e dëmtuara të lëkurës dhe duke nxitur rinovimin e qelizave për ti dhënë lëkurës një pamje më të pastër dhe më të njëtrajtëshme, peeling kimik ofron disa avantazhe të ndryshme. Më poshtë do të shohim disa nga avantazhet e mundshme që ofron peeling kimik për përmirësimin e shenjave të akneve. 

Stimulon Prodhimin E Kolagjenit

Një nga përfitimet kryesore të peeling-ve kimikë është aftësia e tyre për të nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Kolagjeni, një proteinë jetike, është përgjegjëse për ruajtjen e fortësisë dhe elasticitetit të lëkurës. Shenjat nga aknet mund të shkaktojnë ndërprerjen e rrjetës natyrale të kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj një teksturë të parregullt dhe jo të njëtrajtëshme.

Qëllimi kryesor i peeling-ut kimik është heqja e shtresës së sipërme të lëkurës së dëmtuar dhe nxitja e përgjigjes natyrale të trupit për ta rigjeneruar atë. Kjo rezulton në gjenerimin e lëkurës së re dhe prodhimin e kolagjenit, i cili do të rezultojë në një lëkurë që duket më mirë dhe më e pastër. Prodhimi i kolagjenit nuk do të trajtojë vetëm shenjat e akneve, por do të rezultojë gjithashtu në një lëkurë edhe më të butë.

Redukton Hiperpigmentimin

Shenjat e akneve shpesh lidhen me hiperpigmentimin, një term i përdorur për të përshkruar pjesët ose zonat e errëta në lëkurë. Kjo ndodh për shkak të një prodhimi të tepruar të melaninës si përgjigje ndaj inflamacionit të shkaktuar nga aknet. Për shkak se pigmenti është përqëndruar në shtresat e sipërme të lëkurës, peeling-et kimikë janë një trajtim i dobishëm për hiperpigmentimin.

Ndërsa lëkura e vjetër vazhdon të rigjenerohet dhe zëvendësohet nga qeliza të reja, më të shëndetshme të lëkurës, hiperpigmentimi vazhdon të ulet. Trajtimet e rregullta me peeling kimik mund të ndihmojnë në një ton më të barabartë të lëkurës duke lehtësuar gradualisht njollat e errëta të shkaktuara nga aknet. 

Peeling per fytyren per permiresimin e tekstures

Zbut Teksturën E Lëkurës

Peeling-et kimikë janë të njohur për aftësinë e tyre për të përmirësuar teksturën e përgjithshme të lëkurës. Sipërfaqet jo të barabarta të lëkurës, si zonat e ngritura ose të gropësuara, mund të rezultojnë nga shenjat e akneve. Të gjithë këto imperfeksione eksfoliohen me butësi me anë të peeling kimik, i cili nxit prodhimin e qelizave të reja të lëkurës. Kjo e bën teksturën e lëkurës më të butë, duke bërë që shenjat e akneve të bëhen më pak të dukshme dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të bukur. 

Përmirëson Vetëbesimin

Një nga avantazhet më të mëdha që peeling-et kimikë kanë është përmirësimi i vetëbesimit që mund ti japin një përsoni pasi aknet dhe shenjat e akneve mund të ndikojnë shumë në mënyrën se si ne e shikojmë veten tonë.

Peeling-et kimikë ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe jo-invazive për të trajtuar këto shenja, duke rikthyer besimin në vetëvete dhe duke përmirësuar pamjen e pacientit. Do të ndiheni më të sigurt të përballeni me situata të ndryshme sociale nëse lëkura juaj do të jetë në gjendje të mirë 

Peeling me vaj krotoni dhe fenol per heqjen e shenjave nga aknet dhe rrudhat

Shenjat E Akneve Dhe Peeling Kimik

Edhe pasi shpërthimet e akneve kanë ndalur, në lëkurë mund të mbeten disa shenja që shërbejnë si kujtesë e kësaj përiudhe të vështirë. Edhe pse koha mund ti shërojë këto shenja, ka disa mënyra të miratuara nga profesionistët për t'u marrë me to dhe për të përshpejtuar procesin. Peeling kimik është një nga teknikat më të përdorura për të trajtuar shenjat dhe ofron rezultate të shkëlqyera. Disa nga përfitimet që kjo metodë ofrojn për shenjat e akneve përfshijnë:

  • Parandalimin e shpërthimeve të ardhshme të akneve.
  • Ç'bllokimin e poreve.
  • Reduktimin e njollave të errëta që mbeten në lëkurë pas trajtimit të akneve. 
  • Toni dhe tëkstura e lëkurës do të jetë më e pastër. 

Siç thamë dhe më parë, peeling-et kimikë veprojnë duke hequr shtresën e dëmtuar të sipërme të lëkurës. Kjo do të lejojë rigjenerimin e lëkurës së re që do të jetë e shëndetshme dhe rrezatuese. Ky është një trajtim i shkëlqyer dhe një nga më efektivët nëse kërkoni të mirëmbani dhe të rigjeneroni lëkurën tuaj pasi e trajton atë deri në thellësi. 

Jo vetëm që kimikati i përdorur ka për qëllim të krijoj dëm të qëllimshëm në lëkurë, duke vrarë dhe larguar qelizat e vdekura nga sipërfaqja, por gjithashtu nxit prodhimin natyral të kolagjenit nga trupi, i cili mund të ndihmojë në mbushjen e shenjave. Megjithatë, për shenjat shumë të forta ose të thella, fortësia e peeling duhet të rritet në mënyrë që të trajtohet si duhet. 

Peeling per fytyren per eliminimin e njollave nga dielli

Peeling Kimik Dhe Dëmtimi Nga Dielli

Si E Dëmton Dielli Lëkurën?

Rrezatimi UV mund të shkaktojë dëmtime në lëkurë, ku gjenetika dhe niveli i ekspozimit ndaj UV luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e masës së dëmit. Le të themi që jeni ekspozuar tej mase ndaj rrezatimit UV, qoftë nga dielli ose burime artificiale si solaret. Ne ju rekomandojmë fuqishëm që të shmangni cdo kontakt të panevojshëm me këto burime të dëmshme. Thënë kështu ekspozimi i tepërt gjithashtu mund të rezultojë në probleme të tjera shëndetësore duke përfshirë elastozën, që është një gjendje ku lëkura bëhet më e trashë, e verdhë dhe pa mbështetje të indeve, keratozën aktinike e cila ëshë një zonë ose një kokërr e ashpër në lëkurë që mund të zhvillohet në kancer të lëkurës, dhe më shumë.

Plakja e parakohshme, e cila përfshin shfaqjen e njollave nga dielli, rrudhave, vijave të holla në fytyrë dhe hiperpigmentimi, janë të tjera shenja të ekspozimit të tepërt në diell. Rrezatimi UV mund të ngadalësojë ritmin me të cilin rigjenerohen qelizat e lëkurës, duke zgjatur krijimin e qelizave të reja dhe duke e bërë më të vështirë eleminimin e shenjave. 

Si mundet të korrigjojë peeling kimik dëmtimin e diellit?

Peeling-et kimikë janë metodë mjaft e dobishme për të trajtuar dhe luftuar efektet kozmetike të ekspozimit ndaj UV, por ato nuk janë një kurë për çrregullimet kancerogjene të lëkurës. Në veçanti, njollat diellore, hiperpigmentimi, vijat e holla dhe rrudhat mund të bëhen më pak të dukshme me peeling-et kimikë. Siç thamë dhe më parë, peeling-et kimikë janë një metodë e thellë e eksfolimit e përdorur për të hequr qelizat e lëkurës të pigmentuara të dëmtuara nga dielli.

Ky trajtim nxit rinovimin më të shpejtë të qelizave të lëkurës duke eliminuar shtresën më të jashtme të lëkurës përmes eksfolimit. Pamja e njollave nga dielli, vijave të holla, rrudhave dhe hiperpigmentimit mund të reduktohet duke zëvendësuar qelizat e vjetra me të reja dhe kjo është procedura e duhur kozmetike nëse keni këtë qëllim.  

Në Cilat Zona Të Trupit Mund Të Përdoret Peeling Kimik?

Edhe pse pilingët kimikë përdoren kryesisht për të trajtuar problemet në fytyrë në disa raste ato mund të përdoren edhe në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë qafën, krahët dhe duart. Zona të tilla trajtohen shpesh me peeling kimik pasi janë ndër pjesët e trupit më të ekspozuara ndaj rrezatimit UV dhe sepse janë lehtësisht të dukshme. Nëse mendoni se ka ndonjë zonë që duhet trajtuar nga peeling kimik diskutojeni me dermatologun tuaj. Kohëzgjatja e këtij trajtimi mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së zonës që duhet trajtuar.

Peeling kimik per fytyren me vaj fenoli dhe kroton ne Shqiperi

Si Të Përgatiteni Për Procedurën?

Nëse keni caktuar një takim me një dermatolog për një piling kimik, konsideroni faktorët e mëpshtëm:

  • Mos bëni ndryshime të reja në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës dhe produktet që përdorni. Kjo do të thotë që t'i përmbaheni të njëjtës rutinë, sepse nëse provoni gjëra të reja keni rrezik të irritoni fytyrën para procedurës.
  • Nëse përdorni retinoidë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, informoni dermatologun tuaj dhe kini parasysh të mos provoni asnjë të re përpara pilingut kimik.
  • Mos e depiloni fytyrën para procedurës. 

Çfarë Ndodh Pas Procedurës Së Peeling Kimik?

Rezultati përfundimtar i peeling-ut kimik do të ndryshojë nga dermatologu dhe lloji i pilingut që do të përdoret për pacientin në varësi të forcës së përdorur. 

  • Lëkura juaj do të jetë e irrituar dhe e kuqe pas përfundimit të procedurës, por do të qetësohet vetë me kalimin e kohës.
  • Disa lloje të pilingut kimik mund të kenë nëvojë disa vizita pasuese. 
  • Ju duhet të hidratoni lëkurën tuaj me një hidratues që nuk ka aroma dhe kimikate të ashpra.
  • Mundohuni të shmangni sa më shumë ekspozimin në diell dhe kur të dilni mos harroni të vendosni SPF. 
  • Produktet dhe këshillat e personalizuara të kujdesit pas procedurës do të jepen nga dermatologu juaj. Mos harroni t'i ndiqni me përpikmëri nëse dëshironi një lëkurë rrezatuese dhe sa më të shëndetshme. 

Llojet E Peeling Kimik Dhe Efektet E Tyre

Peeling I Lehtë

Periudha e rikuperimit pas një peeling të lehtë mund të zgjasë 1 deri në shtatë ditë pasi është bërë dhe skuqja mund të jetë e pranishme gjatë ditëve të para. Pasi skuqja e lëkurës të filloj të bie, lëkura mund të fillojë të rripet dhe do të zgjasë rreth 3 deri në 7 ditë. Në mënyrë që lëkura të shërohet siç duhet, duhet të aplikoni krem hidratues të paktën 3 herë në ditë. Sa herë që dilni jashtë mos harroni të përdorni krem kundër diellit. Në këtë mënyrë ju do të mbroni lëkurën tuaj nga rrezet UV. 

Pas një peeling të lehtë, do të mund të vendosni tualet që të nesërmen. Në varësi të nevojave tuaja, kjo procedurë mund të përsëritet çdo 2 deri në 5 javë dhe mund të nevojiten 3 ose 5 seanca. Megjithatë, kjo varet nga nevojat tuaja dhe çfarë rekomandon dermatologu.

Peeling Mesatar

Pas procedures së peeling mesatar, do t'ju duhen 7 deri në 14 ditë për tu shëruar. Gjatë kësaj kohe mund të jeni pak të fryrë dhe do të keni skuqje të lëkurës. Pas 48 orësh ënjtja mund të përkeqësohet por mos u shqetësoni pasi do të ulet vetë me kalimin e kohës. Gjatë kësaj periudhe 14 ditore, lëkura do të krijojë kore dhe gjithashtu do të fillojë të rripet. 

Pas cdo larje të fytyrës përdorni krem hidratues dhe nëse doni të shmangni inflamacionin dhe acarimin përdorni një ilaç antiviral për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë. Gjithashtu, kini parasysh që të shmangni diellin sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse nuk e shmangni dot përdorni shumë krem kundër diellit për të mbrojtur lëkurën tuaj. Pas përfundimit të procedurës, mund t'ju kërkohet të ktheheni në klinikë për një vizitë pasuese. Në këtë mënyrë dermatologu do të kontrollojë nëse gjithçka po shkon ashtu siç duhet.

Peeling I Thellë

Pas një peeling të thellë kimik, periudha e shërimit zakonisht zgjat rreth 14 deri në 21 ditë. Do të keni enjtje dhe skuqje të intensitetit të lartë. Për të trajtuar lëkurën, mjeku juaj do të vendosë një fashë kirurgjikale mbi zonën e trajtuar. Gjithashtu, ai mund të rekomandojë edhe ilaçe kundër dhimbjes për të lehtësuar çdo lloj dhimbjeje dhe parehati. Për rreth dy javë, do të duhet të lani zonën e prekur dhe të aplikoni pomadë shumë herë në ditë për ta mbajtur atë sa më të hidratuar të jetë e mundur. 

Pas një peeling të thellë kimik, zonat e trajtuara rigjenerojnë lëkurë të re në rreth dy javë, por skuqja mund të vazhdojë edhe për disa muaj. Lëkura e trajtuar mund të mos jetë në gjendje të marrë ngjyrë na dielli ose mund të bëhet më e errët ose më e lehtë se zakonisht. Gjatë përiudhës së rikuperimit këshillohet të evitoni ambjentet e jashtme dhe të qëndroni në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. 

Pas trajtimit tuaj, do të keni nevojë të riktheheni në klinikë në mënyrë që mjeku të mund të mbajë nën vëzhgim se si po shërohet lëkura juaj. Nëse doni të mbuloni ndonjë skuqje mund të përdoni pak grim derisa zona e trajtuar të jetë tërësisht e shëruar. Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës nga dielli në lëkurë çdo ditë.

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

A Mund Të Trajtoj Peeling Kimik Shenjat E Akneve?

Peeling kimik është një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar shenjat e akneve dhe kur kryhen nga dermatologë me përvojë mund të jenë mjaft efikas dhe të ofrojnë rezultate të shkëlqyera. Në varësi të rastit tuaj specifik, mund t'ju duhet më shumë se një seancë për të eliminuar shenjat e mëparshme dhe për ta bërë lëkurën të duket sa më e pastër dhe e shëndetshme. 

Cili Peeling Kimik Është Më I Mirë Për Të Trajtuar Plagët E Thella Të Akneve?

Në varësi të ashpërsisë së rastit të pacientit dhe faktorëve të tjerë, pilingët kimikë më të mirë që përdoren për të trajtuar shenjat e akneve mund të jenë ato të lehta dhe të mesme. 

Sa Seanca Peeling Kimik Nevojiten Për Shenjat E Akneve?

Numri i seancave të nevojshme do të varet nga peeling që do të zgjedhë dermatologu. Për shembull, nëse dermatologu juaj sugjeron një peeling mesatar, do t'ju duhen 3 seanca me një periudhë pritjeje prej 4 javësh ndërmjet tyre. 

A Mund Të Trajtojë Peeling Kimik Plagët E Thella?

Në shumicën e rasteve, pilingët kimikë kanë treguar se janë shumë efektivë në trajtimin e shenjave që vijnë nga hiperpigmentimi ose aknet. Megjithatë, kjo do të varet nga ashpërsia e shenjave. 

Sa E Sigurt Është Procedura E Peeling Kimik?

Peeling kimik ka qenë mjaft të përdorur për shumë vite dhe siguria e tyre është shumë e lartë, kështu që nëse bëhet nga një dermatolog i kualifikuar nuk ka asgjë për tu shqetësuar. 

Picture of Jessica

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Upload a File

Limiti i per upload eshte 20mb.

By clicking the 'Submit' button below, I agree that a representative will contact me via email or phone calls to the phone number provided by me about medicaltourisminalbania.com services.
Enter the Captcha