Search
Close this search box.
Search
Close this search box.
Shtator 12, 2023

Implantet E Gjoksit Silikoni Apo Saline: Cili Është Opsioni I Duhur?

Implantet e gjoksit saline dhe ato me silikon janë dy alternativat e mundshme nëse jeni duke menduar për zmadhimi i gjoksit . Këto dy opsione ndryshojnë në disa aspekte, dhe përbërja e tyre është ndryshimin kryesor. Njëra përbëhet nga xhel silikoni koheziv, ndërsa tjetra është e përbërë nga uji steril me kripë. Aspekte të tjera, si pamja, ndjesia dhe rreziqet e mundshme, ndikohen gjithashtu nga ky ndryshim thelbësor. Në këtë blog do të shqyrtojmë dallimet kryesore dhe rreziqet e mundshme. Vendimi është personal dhe duhet të merret me ndihmën e mjekut, pasi mund të ndikohet nga faktor të tjerë duke përfshirë llojin e trupit ose gjendje të tjera mjekësore. 

Foto që ilustron një pacient gjatë një konsultimi për zmadhimin e gjirit

Cilat Janë Ndryshimet Midis Implanteve Të Gjirit Saline Dhe Atyre Me Silikon?

Zgjedhja midis implanteve të gjirit saline dhe atyre prej silikoni është vendim i rëndësishëm nëse po e konsideroni këtë ndërhyrje. Mjeku do të diskutojë me ju çdo informacion të rëndësishëm për disa nga ndryshimet kryesore. Në këtë blog, ne do të flasim për ndryshimet në material, moshën e duhur për këtë ndërhyrje, rreziqet e mundshme dhe pamjen e tyre. Le të shikojmë më në detaje këto dy opsione. 

Materiali mbushës

  • Implantet saline: Implantet saline kanë një shtresë të jashtme silikoni dhe një përbërje sterile me ujë të kripur brenda. Pasi implanti të jetë futur në gji, tretësira injektohet në implant.
  • Implantet e silikonit: Implantet prej silikoni përbëhen nga xheli i silikonit, i cili është një substancë e trashë dhe e ngjitshme. Përbërja e saj është perfekte për të simuluar pamjen dhe ndjesinë e gjoksit të vërtetë duke i bërë ata të duken më natyralë.

Rreziqet e çarjes

  • Implantet saline: Nëse një implant fiziologjik ose salin çahet, tretësira do të rrjedhë nëpër trup, dhe do të përthithet me kalimin e kohës. Çarja do të ndjehet.
  • Implantet e silikonit: Ndryshe nga çarja e implantit me kripë, implanti i silikonit nuk do të ndihet shumë. Për të kuptuar nëse diçka po ndodh, mjekët rekomandojnë MRI ose ultratinguj në mënyrë që të monitorojnë çdo ndryshim të mundshëm.

Madhësia e prerjes

  • Implantet saline: Krahasuar me implantet e silikonit, implantet saline mund të vendosen përmes një prerjeje më të vogël. Kjo për faktin se tretësira e kripur injektohet në guaskën e implantit pasi vendoset në trup.
  • Implantet e silikonit: Implantet prej silikoni kërkojnë një prerje më të madhe që zakonisht bëhet përgjatë kufirit areolar.

Udhëzimet për moshën

  • Implantet saline: Implantet saline rekomandohen për individët e moshës 18 vjeç e lart.
  • Implantet e silikonit: Implantet e silikonit rekomandohen për individët e moshës 22 vjeç e lart. 

Ndjesia dhe pamja

  • Implantet saline: Implantet saline janë shpesh më të forta se ato të bëra nga silikoni. Kjo është për shkak se xheli i silikonit është më i butë se solucioni i kripur. Por një disavantazh i këtyre mplanteve me përbërjë kripe është se janë më të prirura për t'u çarë dhe shkaktojnë komplikime të tjera që mund të rrezikojnë pamjen natyrale të rezultateve.
  • Implantet e silikonit: Implanteve saline u mungon ndjesia dhe pamja natyrale e implanteve prej silikoni. Xheli i silikonit mund të lëvizë dhe të konturojë trupin në një mënyrë më natyrale pasi është fleksibël dhe i butë, prandaj preferohet më shumë.
Foto që ilustron një mjek që po diskuton opsionet e për implantet e gjoksit

Cilat Janë Rreziqet E Implanteve Të Gjirit?

Rreziqet e implanteve saline dhe silikoni janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Disa prej tyre mund të jenë:

  • Dhimbje në gji dhe siklet.
  • Mundësia e infeksionit.
  • Ndryshime të përkohshme në thithkë që mund të ndikojnë në ushqyerjen me gji.
  • Kontraktura kapsulare e cila ndodh kur forma e implantit të gjirit ndryshohet nga indet e mbresë.
  • Çarje ose rrjedhje të implanit.

Nëse ndodh ndonjë nga këto probleme, mjeku do të detyrohet të heqë ose zëvendësojë implantet me të reja, që do të thotë më shumë ndërhyrje. Një tjetër rrezik i rrallë i implanteve të gjirit mund të jetë limfoma anaplastike me qeliza të mëdha e lidhur me implantin e gjirit, e cila është një formë e rrallë kanceri. Është thelbësore të vizitoni mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë shenjë të ënjtjes së implantit të gjirit, gunga në sqetull ose gji, ose ndryshime në pamjen e lëkurës rreth kësaj zone.

Cili Konsiderohet Opsioni Më I Sigurt?

Nëse zgjidhni klinikën e duhur dhe një kirurg të kualifikuar për procedurën tuaj, rreziqet do të minimizohen. Zmadhimi i gjirit konsiderohet një procedurë e sigurt dhe ka një shkallë të lartë suksesi. Duke krahasuar dy llojet e implanteve, ato saline konsiderohen si opsioni më i sigurt. Arsyeja pas kësaj është se nëse implanti çahet, uji i kripur do të përthithet nga trupi. Një avantazh tjetër është se do të jeni në djeni nëse diçka e tillë po ndodh dhe mund të merrni masa mbrojtëse përpara se problemi të përkeqësohet. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu një lidhje midis implanteve prej silikoni dhe kushteve inflamatore si lupusi dhe artriti reumatoid, por asgjë nuk është vërtetuar. Para procedurës, do të kaloni disa teste për të parë nëse keni ndonjë gjendje shëndetësore që mund të ndërhyjë në këtë procedurë. 

Foto që ilustron rrezikun e carjes së implantit të gjoksit

Çfarë Ndodh Nëse Implanti Çahet?

Zakonisht, një implant i çarë nuk do të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Megjithatë, mund të shkaktojë diskomfort, kontrakturë kapsulare dhe modifikime në pamjen e gjirit. Monitorimi i çdo ndryshimi ose shqetësimi është thelbësor. Nëse mendoni se implanti mund të jetë çarë, flisni me kirurgun tuaj plastik. Metoda e trajtimit të këtij problemi mund të ndryshojë në varësi të faktit nëse implanti është prej silikoni ose salin.

Çarja e Implantit Salin

Siç e thamë edhe më parë kur një implant fiziologjik (salin) çahet, ju do mund ta ndjeni. Implanti do të rrafshohet dhe do të ndryshojë në madhësi dhe formë. Rrjedhja e solucionit nuk do të shkaktojë ndonjë rrezik, por grimcat e silikonit që përbëjnë implantin do të duhet të hiqen me kirurgji. Pas kësaj, një implant i ri do të vendoset për të rikuperuar pamjen. 

Çarja e Implantit Prej Silikoni

Implanti i silikonit ka tendencë të mbetet në indin e mbresë që formohet rreth implantit dhe është i vështirë për t'u vënë re nëse çahet. Rrjedhja e këtij materiali nuk do të dëmtojë trupin, por mund të udhëtojë në zona të tjera të tij. Nëse kjo ndodh, mjekët nuk do ta heqin atë për shkak të rrezikut të dëmtimit të indeve të tjera të trupit. 

Çarja e një implanti prej silikoni mund të shkaktojë dhimbje në gji, trashje të zonës dhe ndryshime në formën e gjoksit. Zakonisht, mjekët do ta vërejnë atë me një MRI ose një skanim. Implanti i dëmtuar do të duhet të hiqet dhe zakonisht vendoset një tjetër në të njëjtën kohë. 

Foto që ilustron një konsultë për zmadhimin e gjoksit

Çfarë Duhet Të Marr Parasysh Përpara Operacionit Të Zmadhimit Të Gjirit?

Ka disa gjëra që duhet të keni parasysh nëse jeni duke menduar për zmadhimin ose riformimin e gjoksit. Disa gjëra që duhet të keni parasysh janë:

  • Gjoksi do të bie edhe nëse keni implante gjiri. Nëse dëshironi ta korrigjoni këtë problem, mund të merrni në konsideratë edhe ndërhyrjen e lifting të gjoksit
  • Në disa raste, implantet e gjirit mund të pengojnë në ushqyerjen me gji, ndërsa në raste të tjera jo. 
  • Mamografia mund të jetë më e vështirë për t'u kryer. Mamogramet rutinë për ata që kanë implante gjiri kërkojnë pamje më të specializuara kështu që informoni mjekun që bën mamografinë tuaj nëse keni implante gjiri.
  • Një skanim MRI mund të nevojitet për njerëzit me implante silikoni për të parë nëse diçka nuk ka shkuar siç duhet.  
  • Nuk është e qartë se sa është jetëgjatësia e implanteve të gjirit. Ato shpesh duhet të zëvendësohen për një sërë arsyesh, të tilla si carja e implantit dhe indi mbresë që zhvillohet pas operacionit. Përveç kësaj, gjinjtë vazhdojnë të zhvillohen edhe pas ndërhyrjes. Pamja e tyre mund të ndryshojë si rezultat i disa rrethanave, duke përfshirë plakjen dhe ndryshimet në peshë. Secila nga këto probleme mund të kërkojë kirurgji të mëtejshme.
  • Pas heqjes së implantit të gjirit, mund të keni nevojë për kirurgji të mëtejshme. Ju mund të kërkoni një procedurë tjetër për të përmirësuar pamjen tuaj nëse implantet duhet të hiqen.

Në Përfundim

Në fund të fundit, implantet që ju do të zgjidhni janë çështje e preferencës personale. Implantet saline ose ato prej silikoni duhet të zgjidhen bazuar në rrethanat dhe aspiratat tuaja, sepse çdo pacient është i ndryshëm.

Përveç këtyre avantazheve dhe disavantazheve të përmendura më sipër është një ide e mirë të shikoni fotot para dhe pas që ofrojnë klinikat për të parë diferencat midis dy opsioneve. Kushtojini vëmendje të veçantë fotove të pacientëve që kanë pamje të ngjashme me ju, për nga madhësia e gjoksit dhe forma e trupit, në mënyrë që të keni një ide se çfarë të prisni. 

Mbajtja e një marrëdhënieje profesionale dhe komunikimi i hapur me mjekun tuaj është thelbësor. Ai do t'ju këshillojë për llojin e duhur të materialit për rastin tuaj. Nëse zgjidhni një specialist të aftë dhe me përvojë për këtë procedurë, ju do të keni rezultate më të mira dhe kohë më të shkurtër rikuperimi. 

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form