Qershor 29, 2023

Si mund të rregulloni qepallat e rëna të syve?

Kur lëkura shtesë paloset nga kocka e vetullave në vijën e qerpikëve, ajo shkakton rënien e qepallave, gjë që i bën sytë të duken më të vegjël dhe jep një fytyrë të lodhur dhe të rraskapitur. Qepallat e rëna mund të jenë pasojë e trashëgimisë gjenetike dhe plakjes, pasi fytyra ndryshon natyrshëm. Kur lëkura fillon të bjerë dhe bëhet më pak elastike dhe e fortë, kjo shkakton një rënie të dukshme të qerpallave. Me kalimin e moshës, muskujt që ngrenë qepallat fillojnë të tensionohen, duke bërë që lëkura të lëshohet dhe xhepat e yndyrës të bëhen më të dukshëm, çka çon në rënien e tyre. 

Treatments to lift hooded eyelids.

Cilat janë opsionet më efektive të trajtimit te ketij problemi?

Në vitet e mëparshme, lëkura e qepallës së syrit mund të reduktohej vetëm në mënyrë kirurgjikale për të ngritur këtë pjesë të fytyrës. Por sot, disa procedura minimale invazive mund ta ngrenë me sukses këtë pjesë të fytyrës me kohe minimale sikleti dhe rikuperimi. Disa nga opsionet që ofrohen ne kohet e sotme janë:

Kirurgjia e qepallave

Një procedurë e quajtur blefaroplastika mund të përdoret për të rinovuar qepallat e sipërme dhe/ose të poshtme. Rregullimi i muskujve që hapin qepallat e syve, heqja e lëkurës së varur të dhe heqja e yndyrës së tepërt janë të gjithë komponentët e mundshëm të blefaroplastikës së sipërme. Qeset nën sy mund të hiqen me një blefaroplastikë duke zhvendosur lëkurën dhe yndyrën e tepërt dhe ndoshta duke e hequr atë fare. Kjo kirurgji gjithashtu trajton qeset e poshtme të varura te syve që mund të ekspozojnë shumë irisin. 

Ndërsa rriteni, trupi juaj prodhon më pak kolagjen dhe elastinë, gjë që mund të çojë në lëkurë të tepërt ose të varur të qepallave. Fibrat që lidhin muskujt që hapin syrin mund të shkëputen herë pas here, gjë që bën që qepalla e sipërme të ulet. Ndërsa plakemi, dhjami mund të herniojë në indin delikat të qepallës së sipërme, sepse indet lidhëse bëhen më të dobëta, gjë që mund të shkaktojë fryrje dhe rënie të kesaj pjese te fytyres.

Eyelid lift surgery for hooded eyelids.

Ngritja e qepallave në mënyrë jo-kirurgjikale

Pamja e qepallave mund të ngrihet dhe rinovohet me procedura joinvazive duke përfshirë Botoksin ose filler dermal. Botoxi mund të relaksojë përkohësisht muskujt që shkaktojnë rënie, dhe mbushësit mund të përforcojnë vëllimin e rajonit të vetullave për të siguruar pamjen e një syri të ngritur. Megjithatë, këto zgjidhje mund të kenë vetëm efekte të përkohshme dhe kanë nevojë për kujdes pasues.

Kush është një kandidat i mirë për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve?

Shkaku kryesor i rënies së qepallave është plakja. Siç e dimë, aftësia e lëkurës për të mbetur rinore, elastike dhe e gjallë është për shkak të kolagjenit. Ndërsa kolagjeni vazhdon të shpërbëhet për shkak të moshës, edhe lëkura juaj fillon të bie. Lëkura nuk ka aftësinë të kthehet në vendin e saj dhe kjo është shkaku i rrudhave dhe vijave të holla. Ky është edhe momenti kur lëkura hollohet për shkak të prishjes ose migrimit të depozitave të yndyrës. 

Të gjithë njerezit ndikohen nga ulja e kolagjenit ne ftyre, ndaj kjo do të thotë edhe ne sy gjithashtu. Është e mundur që të keni sy që duken më të zbrazur dhe faqet më të gjata. Humbja e peshës e përkeqëson rënien. Në veçanti bien në sy ndikimi qe kjo rënie e peshës ka ne zonen e syve. Qepallat tuaja mund të ulen dhe lëkura rreth syve mund të duket më e rrudhur dhe e varur. Nëse doni të keni nje pamje me rinore në zonen e syve, ju jeni padyshim një kandidat i mirë për kete nderhyrje.

Metoda është e përshtatshme për ju nëse:

  1. Keni sy të varur për shkak të moshës ose vuani nga dehisenca muskulare e cila ju jep një pamje të lodhur.
  2. Lëkura që rrethon syrin ju jep probleme me shikimin.
  3. Forma e qepallave të syve ju le të pakënaqur.
  4. Qeskat nën sy dhe qepallat e fryra, ju duken jo tërheqëse. 
  5. Keni rëndesë në sy nga lekura ekstra në kapakët e syrit.
  6. Dhimbje të kokës e shkaktuar nga lëkura e rënduar në sy.
  7. Sytë e rënë te japin një pamje te lodhur, te moshuar dhe te përgjumur.
Hooded eyelids due to ageing.

Në çfarë moshe duhet të konsideroj një ndërhyrje për ngritjen e qepallave të syve?

Ne moshen 30 vjec, do të filloni te shikoni shenja te dukshme te qepallave t syve te rëna. Kjo konsiderohet si mosha perfekte për proceduren e blefaroplastikes, pavarësisht se disa njerez e kane bërë këtë nderhyrje dhe para kësaj moshe. Pavarësisht kësaj, shumica e eksperteve i rekomandojnë pacientet e tyre te jëne siper moshes 18 ne mënyre qe te kryejn këtë procedurë. Edhe pse pocedura mund te kryhet qe nga mosha 18 e siper, studimet tregojnë se afërsisht 91% e individëve që i nënshtrohen janë zakonisht mbi 40 vjeç. Pacientët mbi 55 vjeç përbëjnë më shumë se gjysmën e kësaj përqindje. 

Në disa raste nuk ka të bëjë gjithmonë me plakjen, njerëzit mund të kenë qepallat te rëna natyralisht, kështu që ata mund të zgjedhin të vazhdojnë te kryejn keëtë procedurë. Rrethanat e pazakonta mund të jenë gjithashtu një arsye për t'iu nënshtruar një procedure të tillë, duke përfshirë aksidentet ose difektet natyrore. Cdo kohë është kohë e mirë për tju nënshtruar blefaroplastikës. Sidoqoftë,suksesin më të madh do ta keni kur të arrini moshën 40 vjec. A mendoni se blefaroplastika do të përmirësojë jetën tuaj? Në një rast të tillë, ju jeni në moshën e duhur.

Çfarë duhet të pres nga ndërhyrja e blefaroplastikës?

Nëse po mendoni t'i nënshtroheni këtij operacioni, duhet të dini disa hapa. 

Së pari mjeku do të bëjë prerje të vogla në qepallat tuaja. Pas procedurës, syri mund të ndihet i dhimbshëm dhe shumë i shtrënguar për shkak të qepjeve. Mund të jetë ngjitës, i lëngshëm, i ndjeshëm ndaj dritës. Ditet e para mund te perjetoni shikim te paqarte. Do t'ju rekomandohen antibiotikë që do të ndihmojnë në dhimbjen dhe duhet ta merrni rregullisht. Fërkimi i syrit duhet të shmanget dhe duhet të ruani një zonë të pastër që ai të mos ndikohet.

Qepjet qe perdoren per te mbyllur plaget do të hiqen nga mjeku juaj për rreth 5 deri në 10 ditë pas operacionit. Qepalla mund të jetë e fryrë dhe e mavijosur për një deri në tre javë. Pas kësaj, do të shihni rezultatin e plotë të procedurës dhe do të keni pamjen e fituar. Nga 10 deri në 14 ditë, shumica e njerëzve ndihen të sigurt për t'u kthyer në aktivitetet e tyre të përditshme të jetës dhe për të dalë në publik. Kjo varet nga mënyra se si ndiheni për pamjen tuaj dhe nëse doni t'u tregoni të tjerëve për procedurën. Mavijosjet rreth syve mund të jenë të dukshme edhe pas dy javësh. 

Do të filloni të vini re se qepalla juaj nuk do të bjerë aq shumë sa para operacionit. Ne qoftë se zbuloni se kur flini, kapaku juaj nuk mbyllet plotësisht informoni mjekun tuaj. Që syri të mos thahet, mund të përdorni pika ose xhel. Sytë tuaj do të jenë të fryrë në javët e para. Ju do të jeni në gjendje të vëzhgoni ndryshimet pasi ënjtja të jetë ulur. Megjithatë, të gjithë rikuperohen ne menyren e tyre ne shpejtesi te ndryshme. Pas procesit të rikuperimit, do të shihni rezultatet e dëshiruara dhe do të ndiheni mirë me veten. 

Treatments for hooded eyelids at home.

Si mund të kujdeseni për veten në shtëpi?

  1. Merrni një pushim. 
  2. Flini me kokën të ngritur pas operacionit. 
  3. Qëndroni të hidratuar.
  4. Vendosni një kufi kohor në televizorin dhe telefonin tuaj.
  5. Nëse përdorni lente kontakti, shmangni ato për dy javët e para. 
  6. Duhet të shmanget edhe grimi i syve.
  7. Kur bëni dush, përpiquni të shmangni rrjedhjen e ujit në fytyrë dhe në sy. 
  8. Mos ushtroni presion mbi syrin tuaj.
  9. Shmangni ushtrimet fizike dhe notin për të paktën dy javë.
  10. Mundohuni të vishni syze dielli për të shmangur dritat e ndritshme.

Avantazhet e Blefaroplastikës.

  1. Pamje e përmirësuar.
  2. Vetëvlerësimi i përmirësuar.
  3. Shikimi juaj bëhet më i mirë.
  4. Pamja rinore zgjat shumë. 
  5. Nuk do të keni asnjë plagë.
  6. Periudha e rikuperimit nuk është e gjatë.

Rezervoni takimin tuaj.

Rruga drejt përmirsimit të shikimit dhe vetëbesimit nuk duhet të vonohet më shumë. Lini një takim për kirurgjinë e qepallave te rëna tani për të zbuluar një pamje të jashtme më të gjallë dhe të re që pasqyron energjinë tuaj të brendshme. Zgjidhni më të mirën për t'u kujdesur për pamjen tuaj.

Foto e Xhesikes, autore e publikimeve ne Medical Tourism in Albania.

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

Contact Form
sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Contact Form