Mars 21, 2024

Cila Është Mosha E Duhur Për Të Bërë Zmadhimin E Gjoksit?

Zmadhimi i gjoksit dhe lifting i gjoksit janë procedura kirurgjikale që bëhen për të përmirësuar pamjen e gjinjve tuaj. Para procedurës ka disa faktorë që duhen marrë parasysh si shëndeti i pacientit, mënyra e jetesës dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, mosha. Edhe pse ka një moshë minimale të caktuar për implantet prej silikoni dhe fiziologjike nuk ka një moshë fikse se kur duhet të bëhet procedura e zmadhimit të gjoksit. 

Faktorët e përmendur më sipër duhet të diskutohen me një kirurg të specializuar pasi në këtë mënyrë ju do të mund të zbuloni se cili është trajtimi i duhur për ju dhe do të merrni vendimin e duhur. Kirurgu do t'ju tregojë gjithashtu nëse jeni në moshën e duhur ose jo për këtë procedurë. 

Implante per zmadhimin e gjoksit ne Shqiperi me cmime ekonomike

Cila Është Mosha Më E Mirë Për Zmadhimin E Gjirit?

Ndërsa gratë midis moshës 25 dhe 45 vjeç kanë më shumë gjasa që t'i nënshtrohen operacionit të rritjes së gjirit për herë të parë, çdo person me shëndet të mirë që është 18 vjeç ose më i madh konsiderohet një kandidat i përshtatshëm për zmadhimin e gjirit. Në fakt, aspekti më i rëndësishëm në vlerësimin nëse dikush konsiderohet gati për këtë procedurë apo jo është shëndeti jo mosha.

Ne këshillojmë që operacioni i gjirit te pacientët më të rinj se 18 vjeç të mos kryhet edhe me pëlqimin e prindërve. Kjo për faktin se pacientët duhet të jenë mjaft të rritur emocionalisht dhe fizikisht dhe trupi i tyre të jetë i pjekur plotësisht për këtë lloj procedure kirurgjikale. 

Kur Nuk Është Një Person Gati Për Zmadhimin E Gjirit

Edhe nëse pacienti nuk është një kandidat i përshtatshëm për kirurgjinë e zmadhimit të gjirit bazuar në moshën, shëndetin dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm kjo nuk do të thotë se ata nuk do të jenë të përshtatshëm për procedurën në të ardhmen. Nëse doni të bëni këtë ndërhyrje në të ardhmen kirurgu juaj do t'ju japë disa këshilla se si të përgatiteni më mirë. 

Nëse pacienti pi duhan, do t'i duhet të heq dorë ose nëse merr medikamente të caktuara, do t'i këshillohet ti ndalojë ato përpara operacionit. Në disa raste, nëse pacienti ka një problem tjetër shëndetësor, ai duhet ta trajtoj atë përpara se të konsiderojë zmadhimin apo ngritjen e gjoksit.  

Në disa raste kirurgu do të rekomandojë pacientët e rinj në moshë ta shtyjnë operacionin për një ose dy vjet në mënyrë që të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar mundësitë, si dhe pritshmëritë dhe qëllimet e tyre. Një faktor kryesor për të garantuar rezultatet më të mira të mundshme nga operacionet kozmetike është parapërgatitja e mirë. 

Pergatitja per implantet e gjoksit ne Shqiperi

Çfarë Ndodh Gjatë Operacionit Të Zmadhimit Të Gjirit Në Shqipëri

Megjithëse qëllimi kryesor i zmadhimit të gjoksit është përmirësimi i pamjes së jashtme, gratë e të gjitha moshave mund të kenë pritshmëri dhe qëllime të ndryshme përpara se t'i nënshtrohen këtij trajtimi. Gratë nën të tridhjetat, për shembull, zakonisht janë më të shqetësuara për madhësinë, ndërsa gratë më të mëdha mund të dëshirojnë të trajtojnë asimetrinë dhe rënien. Ndërsa pas lindjes, disa gra vërejnë se gjoksi i tyre nuk duket më si dikur dhe duan që të duken njësoj si më parë. 

Pacientët të cilët janë më të rritur në moshë dhe kanë pasur zmadhimin e parë të gjirit në një moshë më të re, mund të kenë nevojë të bëjnë një procedurë pasuese. Kur këta pacient kryejnë ngritjen e gjirit, mund të shtohen edhe implante më të reja me teknologji më të avancuar që nuk kanë qenë të disponueshme kur ata kanë kryer operacionin e tyre fillestar. Gjithashtu, pacientët më të rritur mund të kenë nëvojë të kryejnë procedura shtesë kundër plakjes së bashku me procedurën e zmadhimit të gjirit për të pasur rezultate më të mira.

Procesi i Shërimit

Edhe pse zakonisht besohet se pacientët më të rinj mund të shërohen nga zmadhimi i gjirit shumë më shpejt sesa pacientët më të rritur, e vërteta është se shëndeti dhe mënyra e jetesës së një personi kanë një ndikim më të madh në këtë sesa mosha. Shpesh takojmë gra të rritura, të cilat, për shkak të shëndetit të tyre të jashtëzakonshëm dhe rutinave të shkëlqyera, rikuperohen nga operacioni për zmadhimin e gjoksit jashtëzakonisht shpejt dhe ndonjëherë edhe më shpejt se disa pacientë më të rinj.

Gjithashtu një pacient i ri në moshë që pi duhan dhe injoron udhëzimet e kirurgut pas operacionit mund të ketë një rikuperim më të vështirë dhe të gjatë. Pavarësisht moshës, për të pasur rezultatin më të mirë të mundshëm pas çdo lloj operacioni estetik, duhet të mundoheni të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ndiqni me kujdes udhëzimet e mjekut.

Si Të Dini Nëse Zmadhimi I Gjirit Është Procedura E Duhur Për Ju

Leximi i artikujve informues si ky është një hap i shkëlqyeshëm për të filluar nëse po konsideroni të bëni apo jo një operacion të gjirit dhe nëse keni pritshmëri realiste për rezultatet e këtij lloji operacioni. Bazuar në gjendjen tuaj aktuale të shëndetit fizik dhe disa faktorëve të tjerë, mjeku juaj do t'ju këshillojë nëse jeni apo jo një kandidat i përshtatshëm për këtëkirurgji. Ky vendim nuk mund të merret vetë dhe këshillat profesionale do të jenë të nevojshme. 

Konsulta me mjekun per zmadhimin e gjoksit ne Shqiperi

Faktorë Të Tjerë Që Duhen Marrë Parasysh

Edhe pasi mjeku të vendos se zmadhimi i gjirit është procedura më e mirë për ju duke pasur parasysh moshën, shëndetin dhe gjendjen tuaj fizike, prap ka disa faktor të tjerë që duhet të merrni parasysh. Pacienti duhet të përgatitet për kirurgji duke marrë parasysh një sërë faktorësh, të cilat përfshijnë angazhimin në kohë si dhe periudhën e rikuperimit. 

  • A jeni në gjendje të paguani për operacionin? 
  • A mund të merrni kohë të mjaftueshme pushim nga puna juaj?
  • A mund të ndiqni të gjitha udhëzimet që do t'ju japë mjeku juaj në lidhje me kujdesin para dhe pas operacionit? 
  • Pas operacionit tuaj, a keni dikë që mund t'ju shoqërojë në shtëpi dhe të qëndrojë me ju gjatë ditëve të para pas procedurës suaj? 

Shtatzënia Dhe Zmadhimi i Gjirit

Kirurgët zakonisht sugjerojnë shtyrjen e operacionit për zmadhimin e gjirit deri pasi të bëheni nëna pasi gjoksi juaj do të rritet ndjeshëm dhe do të pësojë një ndryshim të madh në formë gjatë dhe pas shtatzënisë.

Gjinjtë tuaj do të mbeten të fryrë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë dhe pas saj nëse dëshironi të ushqeni fëmijën me gji. Për shkak të mundësisë së shtrirjes së lëkurës dhe më pas tkurrjes si rezultat i kësaj rritjeje, gratë që vendosin implante kanë më shumë gjasa të pësojnë rënie dhe kirurgjia do të jetë më e nevojshme.

Prandaj, kryerja e operacionit të gjirit derisa të keni lindur fëmijët ndihmon që rezultatet të jenë afatgjata dhe efikase. Megjithatë, shumë gra përsëri zgjedhin të vendosin implantet e gjirit përpara se të bëjnë fëmijë.

Pjekuria Emocionale

Disa njerëz e shtyjnë kirurgjinë e zmadhimit të gjoksit derisa të arrijnë një moshë të caktuar, të ndihen plotësisht të informuar për procesin dhe pastaj mund të vendosin është apo nuk është ky veprimi i duhur për ta në këtë moment të jetës së tyre. Por në përgjithësi, gratë janë emocionalisht të përgatitura për kryerjen e këtij operacioni pasi e kanë menduar seriozisht dhe kanë vlerësuar si avantazhet ashtu dhe disavantazhet. 

Zmadhimi i gjoksit per femrat mbi 50 vjec

Zmadhimi I Gjirit Mbi Moshën 50

Kirurgjia e zmadhimit të gjirit është gjithashtu e disponueshme edhe për gratë mbi 50 vjeç. Ttrajtimet e zmadhimit të gjirit, në të vërtetë nuk kanë një kufi moshe por gratë më të mëdha duhet të dinë se rikuperimi ndoshta do të zgjasë më shumë. Para operacionit, pacientët duhet gjithashtu të sigurohen se janë në shëndetin më të mirë të mundshëm dhe të edukohen për çdo rrezik apo problem që mund të lindë për shkak të moshës.

Pra, zmadhimi i gjoksit është një opsion për gratë e çdo moshe. Gjithësesi kini parasysh se përpara se të merrni këtë vendim, është shumë e rëndësishme të kuptoni dhe peshoni plotësisht disavantazhet, avantazhet dhe rreziqet e mundshme të operacionit të gjirit në mosha të ndryshme. Nëse keni vendosur që zmadhimi i gjoksit është procedura e duhur për ju, është e rëndësishme që të punoni me një kirurg kozmetik të aftë, i cili do t’ju japë rezultatet që dëshironi. 

Xhesika

Xhesika

Njihuni me Xhesikën, botuesen tonë e cila ka pasion Shqipërinë dhe dëshiron të informojë publikun mbi turizmin mjekësor, procedurat mjekësore, kirurgjinë plastike dhe mrekullitë turistike të Shqipërisë. Përmes shkrimeve të saj informuese dhe tërheqëse, ajo udhëzon lexuesit të marrin vendime të informuara mbi kujdesin shëndetësor dhe të eksplorojnë bukuritë e vendit tonë magjepsës.

Tabela e Përmbajtjes

Na Kontaktoni

sqAlbanian

Instagram & Facebook

KENI NEVOJË PËR KËSHILLA NGA EKSPERTËT TANË?

Merrni një kosto rreth procedurës tuaj nga mjekët tanë, pa pagesë.

Mënyra më e shpejtë Telefono tani ose WhatsApp

Upload a File

Limiti i per upload eshte 20mb.

By clicking the 'Submit' button below, I agree that a representative will contact me via email or phone calls to the phone number provided by me about medicaltourisminalbania.com services.
Enter the Captcha